Author: almakos

Ka përfunduar për sot senaca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë në të cilën u debatuan propozimet për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Konfirmimi i përbërjes së komisionit është parakusht për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Për debatin e sotëm në Kuvend janë paraqitur 51 deputetë nga gjithsej 120, ndërsa në rend dite të seancës ka qenë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për votimin e të cilit nevojiten 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve. LSDM së bashku me BDI-në e kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI-së për kryetar të Kuvendit. Për…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat urgjente mbeten kusht për ardhmërinë e Maqedonisë drejt BE-së. E pyetur në lidhje me deklaratat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, sipas të cilit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini i ka premtuar se nëse formohet Qeveria atëherë do të hapen negociatat qasëse drejt anëtarësimit të vendit në BE, Kocijançiq ka thënë se nuk i komentojnë deklaratat e tilla, duke përsëritur se rekomandimi për Maqedoninë mbetet i kushtëzuar. “Ne nuk komentojmë komente dhe unë nuk do të komentoj komente të të tjerëve. Por, ju…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme me temë, “Mbrojtja nga dhuna dhe diskriminimi në arsim”, panelistë të ndryshëm nga institucionet shtetërore po ashtu edhe nga shoqëria civile,prezantuan rezultatet e hulumtimeve për gjendjen e arsimit në dy drejtime, nga diskriminimi,dhuna, shqetësimi dhe maltretimi e nxënësve nëpër shkolla. Irena Cvetkoviq nga Koalicioni ‘Të drejtat shëndetësore të shoqërive të margjinalizuara’ njoftoi se synojnë gjetjen e një strategjie të përbashkët për tejkalim të kësaj situate. “Qëllimi i kësaj konference është që të grumbulloj panelistë që në aspekte të ndryshme do të flasin për arsimin, sepse ne fuqishëm besojmë se arsimi duhet ta forcoj kulturën,respektin e të…

Lexo më Shumë

27 March Në oborrin e Shkollës fillore “Josip Broz Tito” në Strugë, ende funksionon ferma për raca të ndryshme të qenve mes të cilëve edhe Pitbullë dhe Rotvajlerë. Edhe pas dy muajve pasi ALsat M informoi për këtë problem, ende nuk ka reagime nga institucionet. Prindërit thonë se janë të gatshëm edhe për hapa më radikal. Ata me anë të shkresës kanë kërkuar nga institucionet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura.  Kërkesat ishin që të mbrohen të drejtat e fëmijëve, përkatësisht fëmijët të jenë të lirë në oborrin e shkollës. Kjo ishte me qëllim që edhe njëherë të alarmohen…

Lexo më Shumë

Për shkollën e mesme komunale “Kiro Burnaz” në Kumanovë thuaj se kanë ndaluar vitet. Kjo për shkak të kushteve me të cilat përballet kjo shkollë, të cilat ngjasojnë me ato të viteve para Luftës së dytë botërore. Kamera e Alsat M filmoi objektin dhe klasat e improvizuar, në të cilat nxënësit shqiptarë tash e pesë vite vazhdojnë procesin mësimor. Në kushte të mjerueshme, në këtë shkollë, nxënësit mësimin e ndjekin në 4 drejtime: i Fermerëve, Veterinarisë, Agrokulturës dhe drejtimi i Kozmetikës. Kushtet katastrofale ndikojnë që interesimi për regjistrim të jetë i zbehtë, prandaj dhe numri i tyre nuk arrin as…

Lexo më Shumë

Rritje të pagave minimale, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe inkurajimin e procesit të negocimit kolektiv. Këto mes tjerash parashihen në Protokollin për Zhvillim Social, të propozuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Zhivko Mitrevski, kryetar i Lidhjes s Sindikatave, tha se të dhënat e fituara nga analizat thonë se 40 për qind e të punësuarve punojnë për një pagë prej 12 deri 15 mijë denarë, ndërsa vetëm 3.2 për qind, për një pagë prej mbi 30 mijë denarëve. “Vetë fakti që një numër i madh i dallimeve që shfaqen në pagat mes të punësuarve me marrëdhënie pune jostandarde,…

Lexo më Shumë

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE tha se LSDM ka të drejtë të propozoj Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit, por shtoi se pa përfundimin e konstituimit të komisionit nuk mund të kalohet në zgjedhjen e kryetar të ri. “Por edhe kur të arrijmë në pikën e katërt nuk mund të jetë vetëm një propozim nga LSDM, por kanë të drejtë edhe komisioni të propozojë kandidat, por edhe 20 deputet të tjerë do të propozojnë kandidatë”, ka thënë Dimovski, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

27 March Dita ndërkombëtare e Teatrit ka gjetur teatrot shqiptare në Maqedoni me probleme të vjetra. Në disa qytete edhe pse godinat e këtij institucioni kulturor kanë filluar të ndërtohen prej vitesh ato nuk kanë përfunduar ende, ndërsa në disa qytete të tjera nuk ka farë nismë për ndërtimin e tyre. Aktorët shprehen të indinjuar se në mungesë të kushteve elementare dhe mjeteve financiare nuk mund të ushtrojnë në mënyrë të denjë profesionin ndërsa oferta e tyre ndaj publikut është shumë e varfër.  Është dita ndërkombëtare e tetarit dhe nuk kemi shfaqe për t’i ofruar publikut dhe kjo është për…

Lexo më Shumë

27 March Shumë të rinj e kanë braktisur Maqedoninë në vitet e fundit, edhe pse nuk ka pasur një statistikë të saktë për këtë dukuri. Shpeshherë arsyeja e largimit ka qenë mungesa e një vendi pune ose kushtet e këqija për jetë. Edhe një pjesë e atyre që kanë mbetur thonë se po t’u jepej mundësia do të ishin shpërngulur në vendet e perëndimit.  Do të isha shpërngulur prej këtu. Këtu aspak nuk është situatë e mirë momentalisht, katastrofë – thotë një i ri me profesion berber.  Po të kem mundësi, do të shkoj, do të iki. Është krizë, krizë…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov në një konferencë për media ka deklaruar se pika e rendit te ditës ku duhet të votohet përbërja e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime po bllokohet nga vetë VMRO-DPMNE-ja, të cilës ju pranuan të gjitha kushtet për këtë komision, duke marrë 6 anëtarë dhe kreun e tij. “Ky komision aktualisht është i pavlefshëm andaj edhe kemi dorëzuar iniciative me 20 deputete për zgjedhjen e kreut te Kuvendit, Talat Xhaferrin”, deklaroi Shilegov.

Lexo më Shumë

27 March Procesi euro-integrues i vendit do të mund të zhbllokohet vetëm pas përmbushjes së kushteve që ka parashtruar Brukseli. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq përsëriti qëndrimin se Komisioni do ta kushtëzojë rekomandimin për hapjen e negociatave për aq kohë sa nuk përmbushen në përpikëri Marrëveshja e Përzhinës dhe Reformat urgjente prioritare ndërkohë që vendimin final për çeljen e bisedimeve për anëtarësim do ta japin liderët e 28 vendeve anëtare. Rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave me shtetin tuaj është i kushtëzuar me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe Reformave Urgjente Prioritare. Për çeljen e negociatave pasi të…

Lexo më Shumë