Author: almakos

Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka ndërprerë atë që ai e quajti cirk të VMRO-DPMNE-së, dhe ka shtyrë partitë parlamentare drejt një mbledhje koordinuese ku do të kërkohet një zgjidhje përfundimtare për ngërçin institucional, raporton SHENJA. Gashi shfrytëzoi të drejtën që ja jep Rregullorja për të kërkuar një orë pauzë dhe për të thirrur takim koordinues të të gjitha partive me kryesuesin Trajko Veljanovski. Në arsyetimin e tij Gashi ftoi VMRO-DPMNE-në që të japin fund cirkut në parlament në të cilin tha ai është futur edhe LSMD-jë, duke thënë se qytetarët presin zgjidhje dhe funksionim të institucioneve.

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se në Maqedoni ka një shumicë të re parlamentare e cila ka marrëveshje se si ta çoj vendin përpara. Sipas tij janë të kota tentimet e Antonio Milloshovski që ta bëj faktor Nikolla Gruevksin. “Gruevski nuk është më faktor në Maqedoni. Politikanët si Gruevski si dhe udhëheqësia e VMRO-së që kanë sjellur vendin n këtë gjendje  nuk janë pjesë e zgjidhjes së problemeve. VMRO të kuptoj se janë opozitë dhe të mos pengoj proceset. Në Maqedoni do të ketë një Qeveri të re, pa Gruevskin dhe VMRO-DPMNE”, ka thënë Shilegov, transmeton SHENJA. Në pyetjen…

Lexo më Shumë

[embedded content] 28 March Në seancën e sotme të Parlamentit Evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor disa nga europarlamentët shprehën shqetësimin e thellë mbi situatën në Maqedoni duke theksuar madje drojën nëse është bërë vonë për ti ndihmuar vendin në zgjidhjen e krizës. Euro-deputeti gjerman, Knut Fleckenstein, tha se kjo është pasojë e disa lojtarëve politik që “nuk duan të luajnë sipas rregullave demokratike”, respektivisht të shkojnë në opozitë. Kemi provuar të japim mesazhe të zakonshme bashkë me Eduard Kukan në Shqipëri, ndërsa bashkë me z.Vajgëll e provuam në Maqedoni… por së paku për Maqedoninë është shumë vonë, shumë vonë. Jam shumë…

Lexo më Shumë

28 March Prokuroria Speciale dorëzoi dy parashtresa në Këshillin për Verifikimin e Fakteve, ndaj gjyqtarëve Tatjana Mihajllova dhe Elena Ilevska Josifoviq. Me parashtresat kërkohet të hetohet puna e gjykatëseve në aspektin e kryerjes së funksionit në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Gjykatësja Josifoviq paraqitet në rastin “Arka” në procedurë parahetimore, ndërsa ish ushtruesja e detyrës kryetarja e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajllova, menaxhon me rastin për të ashtuquajturat “shuplakat e porositura” në komunën Qendër, ku i akuzuari i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Alsat-M

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e social demokratëve evropian në Parlamentin Evropian, Knut Fllekenshtajn, sot në debatin “Kriya e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e tre eurodeputetëve të cilët ndërmjetësojnë për qetësimin e tensioneve politike në Maqedoni, ka porositur se është i zhgënjyer nga zhvillimet në Maqedoni. Flekenshtajn, i cili ka kërkuar edhe sanksione për disa persona nga Maqedonia, ka porositur se Bashkimi Evropian duhet “fillimisht të tentoj me demokraci” në raport me zgjidhjen e gjatë politike në Maqedoni.

Lexo më Shumë

[embedded content] 28 March Ekspertët konsiderojnë se edhen rast të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, opozita potenciale VMRO-DPMNE do të bëj obstruksione të ndryshme me qëllim bllokimin e punës së Kuvendit. Disa ndër to sipas ekspertëve janë bllokimi i punës së komisioneve parlamentare dhe veprimi si i Talat Xhaferit kohë më parë në sjelljen e ligjit për “Branitellat”.  Megjithatë ekspertët shtojnë se në fund për çdo gjë vendos shumica. Diskutim do të ketë dhe kjo është e mirë, megjithatë duhet që një ditë të përfundojë dhe të zgjidhet kreu i Kuvendit. Pastaj të formohen të gjitha trupat e mbetur parlamentar…

Lexo më Shumë

28 March Partia popullore Evropiane shpreh shqetësim të thellë rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe dënon provokimet që cenojnë marrëdhëniet ndëretnike. Në një projekt/rezolutë urgjente për Ballkanin Perëndimor e cila pritet të miratohet në kongresin e partisë që do të zhvillohet të mërkurën dhe të enjten në Maltë, Partia popullore evropiane bën thirrje që liderët politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Projekt/rezoluta e PPE-së për Ballkanin Perëndimor EPP-ja këmbëngul që të shmangen provokimet etnikeDënon provokimet dhe sjelljet agresive që përbëjnë kërcënimin ndaj stabilitetit dhe paqes.Ndërtimi apo ruajtja e paqes nuk mund…

Lexo më Shumë

[embedded content] 28 March Në Ohër thyhet tabela në gjuhën shqipe e Fondit Pensional dhe Invalidor. Drejtori i Fondit në Ohër, Samet Rizvani konsideron se tabela është shkatërruar qëllimisht, por shton se vendosja e saj nuk ka lidhje me momentin politik në Maqedoni. Nga policia thonë se punojnë në kapjen e autorëve. Nga atje hedhin poshtë zërat për përplasje fizike. Për momentin SPB Ohër ka informata të caktuara për kryerësin e mundshëm dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike apo rrahje gjatë dëmit të kryer sot në mëngjes –Stefan Dimoski,…

Lexo më Shumë

28 March Mbështetja që LSDM-ja i dha Talat Xhaferit për postin e kreut të Kuvendit ka revoltuar drejtuesit e lëvizjes Besa. Zeqirja Ibrahimi nga kjo parti thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtë Zoran Zaevit të jetë bartës i gjitha proceseve sa i përket luftës kundër krimit. Edhepse thanë se kanë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk treguan emrin e kandidatit. Qytetarët e thanë fjalën e tyre në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe unë e kam shumë herë se për shqiptarët e Maqedonisë sa më e dobët është BDI-ja aq më të fortë janë shqiptarët…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE  ka prezantuar dokumentin e VMRO-DPMNE-së, me të cilin kjo parti thotë se mund t’i jepet fund krizës politike të tanishme por edhe çdo krize tjetër të ardhshme. Ai ka kërkuar krijimin e një marrëveshje mbi partiake për zgjidhje principiele të dallimeve të brendshme në kuadër të institucioneve të shtetit, pa agjenda të huaja ose përfaqësues, vetëm nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë legjitime nga qytetarët e vendit. Sipas tij pika e parë është që partitë të merren vesh nëse praktika e deritanishme e koalicionimit fituesi me fituesin është faktor stabiliteti dhe se a duhet…

Lexo më Shumë