29 June Gjykata Penale informoi se të gjithë aktakuzat e ngritura nga PSP-ja tashmë janë pranuar. Për rastet “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” do të vendosë gjykatësja Monika Bahçovanovska, e cila është bashkëshorte e funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Bahçovanovski. Lënda “Tarifa” i ka rënë gjykatëses Lidija Petrovska, e cila nga “bombat” e LSDM-së është e njohur si gjykatëse “Svarovski”, kurse lëndët “Thesari” dhe “Tanku” i janë ndarë gjykatësit Goran Boshevski. Gjykatësja Verka Petkovska do ta ketë lëndën “Titanik 2”, kurse Lenka Davitkovska lëndën “Toplik”. Ndërkaq, “Tenderë” do t’i gjykojë Ivica Stefanovski, kurse Tatjana Mihajllova do të vendosë…
Author: almakos
Kryeqyteti i Greqisë Athina mbetet e mbuluar me grumbuj mbeturinash edhe në javën e dytë me radhë, pasi punonjësit e shërbimeve komunale kërkojnë kontrata të përhershme, raporton AA. Ndërsa temperaturat arrijnë deri në 40 gradë Celsius, dhe pritet të shkojnë edhe më lartë nga e premtja, koshet e mbeturinave që kanë vërshuar kryeqytetin grek e bëjnë të vështirë për vendasit dhe vizitorët të ecin nëpër qytet. Qeveria e Greqisë ka propozuar një projekt-ligj të ri për të cilin kritikët thonë se do të linte mijëra punëtorë me kontrata të përkohshme pa punë. Masa për t’i dhënë fund përdorimit të gjerë…
Mali në fshatin Dollogozhdë të Strugës ka marrë flakë. Nga fotot dhe video inçizimet amatore që i dërgoi një shikues në adresë të TV SHENJA-s, në të cilat shihet tym i dendur, dëshmojnë për gjendjen momentale atje. Sipas tij deri në këto momente ende nuk ka arritur ndonjë ekip i zjarrfikësve për ta shuar zjarrin. Gjithashtu ende është e paqartë nëse flakët janë shkaktuar nga temperaturat e larta, ose bëhet fjalë për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme. /SHENJA/ [embedded content]Merr flakë mali në Dollogozhdë të Strugës by tvshenjaofficial
29 June Përplasje mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe deputetëve të Lëvizjes Besa. Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka njoftuar se në krye të Komisionit për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ka emëruar deputetin Pavle Bogoevskit për shkak se Lëvizja Besa ka refuzuar të nominojë një kandidat nga radhët e deputetëve të saj i cili do të kryesojë me këtë Komision. Këtë komision duhej ta udhëheq Lëvizja me Besë e cila deri më tani nuk ka nominuar kandidat për kryetar të trupit punues “Komisioni i përhershëm anketues” dhe “Komisioni për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive…
29 June “VMRO-DPMNE-ja është sulmuar si asnjëherë tjetër, diçka që nuk ka ndodhur më parë, një ndjekje e këtillë e kundërshtarëve politik. Ata përndiqet për t’u shkatërruar partia VMRO-DPMNE, diçka që nuk ka ndodhur në histori. Bëhet fjalë për proces politik e jo juridik”, deklaroi Nikolla Gruesvki, kryetar i VMRO-DPMNE-së, sipas të cilit PSP-ja është bërë instrument i ndjekjes politike, është shndërruar në zyrë të LSDM-së dhe si e tillë e ka humbur besueshmërinë. “PSP-ja sjell vendime pa ndonjë dëshmi juridike. Ky proces duhet të përfundojë me fund politik e jo juridik, që është eliminimi politik dhe thyerje e VMRO-DPMNE-së”,…
Partneritet për rregulaltivë më të mirë biznesi në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze dhe Shoqatën tregtare të tekstilit Klasteri i tekstilit sot, në Shkup organizuan konferencë me temë “Mundësitë dhe sfidat për reciklim të mbeturinave të tekstilit”. Qëllimi i konferencës është t’i adresojë sfidat aktuale në industrinë e tekstilit në Maqedoni dhe t’i artikulojë më mirë drejt përfaqësuesve qeveritar përmes zgjidhjeve të propozuara për procedura të përmirësuara doganore, trajtim të mbeturinave dhe reciklim në bazë të përvojave ndërkombëtare, njohton Almakos. Qëllimi i këtij projekti është që Bizneset e vogla (Mikro) nga Maqedonia të përmirësojnë përshtatshmërinë e tyre me rregullativat ligjore.…
Mediat ndiqen çdo orë e minut dhe me këtë ndikojnë çdo ditë në natyrën njerëzore, atyre do të duheshte t’ju kushtohet më shumë rëndesi në aspektin e etikës, ky është konstatimi nga Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni, që sot organizoi ngjarje me temë, “Etika në Reklamim – Trendet Globale dhe praktika rajonale”, njohton Almakos Kompanitë të jenë të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë reklamimit, ta ruajnë nivelin etik i cili nuk mund të caktohet me asnjë ligj, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme që e organizoi Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmÇam). Sipas tyre, joetika e biznes shpalljes që…
Në ambientet e Universitetit të Tetovës është nënshkruar një marrëveshje, memorandum bashkëpunimi ndërmjet kompanisë ELEM dhe Universitetit të Tetovës. Me këtë rast, drejtori i Kompanisë ELEM, Hristijan Miskoski, tha se kjo është një ditë e rëndë- sisë së veçantë si për të po ashtu edhe për Kompaninë ELEM, pasi që për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje, një memorandum bashkëpunim ndërmjet Kompanisë ELEM dhe Universitetit të Tetovës. “Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje mënyra e veprimit të Kompanisë ELEM në të ardhmen do të jetë ndarja e bursave për studentët e Universitetit të Tetovës, të cilët vijojnë studimet e tyre në…
Dita e Komunës së Gostivarit, 29 Qershori kaloi në frymën e aktiviteteve të shumta festive. Aktiviteti i radhës ishte manifestimi kulturor “Gostivar Future Music Festival”, që organizohet nga Këshilli Rinor dhe me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit. “E dashura Rini e Gostivarit, mirëmbrëma dhe mirë se takohemi edhe këtë vit në sheshin e bukur të qytetit të Gostivarit. Sot nuk jam këtu për të mbajtur fjalim, as Ju nuk jeni këtu për të më dëgjuar mua, por kemi ardhur që të ndjekim artistët e rinj të qyteti të Gostivarit. Ne bashkë, aq sa kemi mundur i kemi përkrahur deri…
Pasi PSP ka kërkuar paraburgim për liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në konferencë për shtyp tha se këtë që po e bën PSP është turp dhe një vepër tinëzare duke shtuar se PSP nuk është institucion por zyre politike e LSDM-së.Ai tha se qëllimi i PSP-së është që të eliminohet VMRO-DPMNE dhe me këtë të dobësohet Maqedonia dhe se qëllimi i LSDM-së është që të shkatërroj një garniturë politike. “Unë i porosisë se nuk mund të na thyejnë, ne mbetemi mburoja e shtetit. Mëkati jonë ishte se 11 vite mbrojtëm interesin e shtetit”, tha Gruevski, raporton SHENJA. Ai tha se…
Edhe sot po vazhdon regjistrimi i nxënësve të rinj nëpër shkollat publike për vitin shkollor 2017/2018. Krahasuar me ditën e djeshme sot vërehej numër më i vogël i nxënësve që kishin ardhur për të aplikuar në drejtimet që ata i kishin përzgjedhur. Drejtoresha e shkollës së mesme për transport dhe shpedicion Biljana Gligorova, u shpreh se edhe pse këtë vit fluksi i nxënëve ka qenë më i madh nga ai i vitit të kaluar, numri i nxënësve maqedonas edhe këtë vit kryeson. Këtë e vërteton edhe fakti që kjo shkollë nga 15 paralale vetëm 4 prej tyre do të ketë…
Reformat në media, ishin temë diskutimi në takimin e kryeministrit Zoran Zaev, me ish ndërmjetësin evropian në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Piter Vanhoutte, si dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë. Në komunikatën e dërguar nga ana e Qeverisë, thuhet se në takim të gjitha palët janë pajtuar se mediat janë ndër themelet më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, për të cilën, siç thuhet në komunikatë, Qeveria e Maqedonisë është përcaktuar ta ndërtojë. Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se Qeveria e Maqedonisë, po punon në mënyrë aktive me qëllim që të gjinden zgjidhje…

