Author: almakos

Gjykatësit nga këshillat penal nga Gjykata themelore Shkup 1 dje dhe sot vendosin rreth aktakuzave dhe kërkesave për përcaktim të masave për kujdes dhe masës për paraburgim për rastet e Prokurorisë speciale publike që dje u pranuan në Gjykatë. Gjykata penale informoi se lëndët nën titullin “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes vendosjes automatike janë ndarë në punë për vlerësim të aktakuzës tek gjykatësja Monika Bahçovanovska. Lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes vendosjes automatike janë ndarë tek disa gjykatës. Tek gjykatësja Lidija Petrovska është vendosur lënda “Tarif”, tek gjykatësi Goran Boshevski lëndët…

Lexo më Shumë

Ura është metaforë e fuqishme për lidhje dhe përparim. Të ndërtohen ura do të thotë të afrohen njerëzit, të tejkalohen dallimet dhe të shkohet përpara. Unë e shoh Ambasadën e SHBA-së si një urë të tillë metaforike, sepse punojmë me Maqedoninëdhe me qytetarët e saj në bazë të vlerave të përbashkëta me qëllim që të lëvizim përpara drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Këtë e theksoi ambasadori amerikan, Xhes Bejli gjatë fjalimit të djeshëm në Ambasadë në pritjen solemne, që tradicionalisht organizohet me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në prani të kryetarit të Kuvendit të…

Lexo më Shumë

Të dënuarit në rastin Sopoti thonë se qeveritarët nuk duhet që ta presin 100-ditëshin e Qeverisë së re për ta zbadhur këtë rast. Ata i bëjnë thirrje politikanëve shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë që të bëjnë diçka për ta zbardhur rastin. Në emisionin Arena, ata përmendin faktin se deri tash janë mbështetur fare. Ata paralajmërojnë se në qoftë se 18 shtator, kur është seanca, nuk zgjidhet rasti do të organizojnë protesta. “Ne do të aktivizohemi dhe do të dalim në rrugë. Qeveria e ka afatin deri atëherë”, thotë Shaban Limani. Ai thotë se për fat të keq kanë qenë…

Lexo më Shumë

Familjarët e të dënuarve në rastin Sopoti kishin shpresë të madhe se sot gjatë konfernecës së Prokurorisë Speciale do të hapte rastin. Por, ata u zhgënjyen shumë kur nuk e dëgjuan se po përmendet rasti i tyre. Të dënuarit e këtij rasti që vuajnë burgun shtëpiak janë rrëfyer për Emisionin Arena në Televizionin SHENJA. Njëri prej të dënuarve, Sulejman Sulejmani thotë se është rëndë për atë që si 74 vjeçar të paraqitet çdo dy javë në gjykatë. “Shnetin ma kanë marrë. Në Ahiret do t’u lypi xhevap. Shumë keq është me ta marrë anën e keqja. Ali Ahmeti e përmendi…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh përfundoi protesta e dhjetëra mbështetësve të VMRO-DPMNE-së të cilët kishin dalë në mbrojtje të funksionarëve të kësaj partie, pasi sot Prokuroria Speciale ngriti 17 aktakuza për 18 persona, shumica e të cilëve anëtarë të lartë të kësaj partie. Mbështetësit e kësaj partie u mblodhën para Gjykatës penale dhe protesta u zhvillua e qetë pa incidente, ndërsa në vendngjarje ishin prezent edhe forca të njësisë speciale të policisë. Në mesin e personave për të cilët Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgim janë: Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Llatasi, Ejup Alimi, Ismet Gurri e të tjerë.

Lexo më Shumë

29 June Prokurorja speciale, Fatime Fetai, ka pësuar aksident komunikacioni, njofton TV24.Sipas informacioneve të para Fetai nuk është lënduar, por ka pasur dëme materiale, kur makina që ka qenë pas saj nuk ka mundur të frenojë dhe ka goditur makinën e prokurores.Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, e cila ka konstatuar se nuk ka të lënduar.

Lexo më Shumë

Barazia para ligjit është interes kombëtar, Gruevski dhe VMRO-DPMNE të mbledhin guximin dhe të përballen me drejtësinë, reagojnë nga LSDM-ja pas fjalimit të Nikolla Gruevskit. “Qytetarët patën mundësi ta dëgjojnë, ta shohin dhe ta ndjejnë qeverisjen kriminale dhe antishtetërore të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, kur përmes krimit, korrupsionit, dhunës, shtypjes dhe mbjelljes së urrejtjes dhe përçarjes, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në mënyrë kriminale u pasurua në llogari të qytetarëve të varfëruar”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga partia e Zaevit thonë se Gruevski dhe VMRO-DPMNE përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve po përpqen të ikin nga përgjegjësia për gjith atë që e kanë…

Lexo më Shumë

Një ditë pasi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, akuzoi Lëvizjen Besa se bllokon zbardhjen e proceseve të montuara ssi Monstra, Sopoti dhe Brodeci, duke mos caktuar kryetar të komisionit anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, caktoi një kryesues tjetër nga radhët e LSDM-së dhe thiri seancën e parë të këtij komisioni. Pas këtij vendimi, nga Lëvizja Besa kanë thënë se kryeparlamentari Xhaferi ka demantuar më së miri kryetarin e partisë së tij Ali Ahmeti, të cilin Gashi e akuzoi se dëshmoi panjohuri të mëdha. “Dje pas takimit në hotelin Aleksandër Pallash, kryetari I…

Lexo më Shumë

Gjuha shqipe përveç se nuk e gëzon rolin e gjuhës zyrtare në Maqedoni, shumë herë ajo është edhe “viktimë” e përdorimit jo të drejtë të saj, madje edhe kur ajo përdoret nga institucione shtetërore dhe institucione serioze. Edhe ato institucione që përdorin shqipen, nuk respektojnë standardet e rregullave gramatikore dhe drejtshkrimore. Dëftesa që shihni në ekran, edhe pse buron nga një institucion arsimor, ka një sërë gabimesh drejtshkrimore edhe pse do të duhej të ishte shembull për të kundërtën. Në përshkrimin e suksesit të nxënësit, ka lëshime tek ë-jat fundore, në pjesën më të madhe të  tekstit nuk është përdorur…

Lexo më Shumë

29 June Gjykata Penale informoi se të gjithë aktakuzat e ngritura nga PSP-ja tashmë janë pranuar. Për rastet “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” do të vendosë gjykatësja Monika Bahçovanovska, e cila është bashkëshorte e funksionarit të lartë të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Bahçovanovski. Lënda “Tarifa” i ka rënë gjykatëses Lidija Petrovska, e cila nga “bombat” e LSDM-së është e njohur si gjykatëse “Svarovski”, kurse lëndët “Thesari” dhe “Tanku” i janë ndarë gjykatësit Goran Boshevski. Gjykatësja Verka Petkovska do ta ketë lëndën “Titanik 2”, kurse Lenka Davitkovska lëndën “Toplik”. Ndërkaq, “Tenderë” do t’i gjykojë Ivica Stefanovski, kurse Tatjana Mihajllova do të vendosë…

Lexo më Shumë

Kryeqyteti i Greqisë Athina mbetet e mbuluar me grumbuj mbeturinash edhe në javën e dytë me radhë, pasi punonjësit e shërbimeve komunale kërkojnë kontrata të përhershme, raporton AA. Ndërsa temperaturat arrijnë deri në 40 gradë Celsius, dhe pritet të shkojnë edhe më lartë nga e premtja, koshet e mbeturinave që kanë vërshuar kryeqytetin grek e bëjnë të vështirë për vendasit dhe vizitorët të ecin nëpër qytet. Qeveria e Greqisë ka propozuar një projekt-ligj të ri për të cilin kritikët thonë se do të linte mijëra punëtorë me kontrata të përkohshme pa punë. Masa për t’i dhënë fund përdorimit të gjerë…

Lexo më Shumë