Author: almakos

02 April Moti sot do të jetë kryesisht me diell ku temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë në 23 gradë celsius. Do të kemi një mëngjes të freskët duke filluar me temperatura prej 7 gradë celsius në orën 5 të mëngjesit, ndërsa prej orës 9 temperaturat do të rriten dukshëm. Në qytetet tjera të vendit do të kemi mot të ngjashëm sikur në kryeqytet, ku në Ohër temperatura maksimale ditore do të shënojë 16 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Serbisë do t’i drejtohen sot kutive të votmit për të zgjedhur presidentin e tyre të ri. Kutitë e votimit do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në ora 20:00 dhe qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre. Në listat zgjedhore në këtë shtet janë 6.724.949 votues dhe këta kanë mundësi të votojnë në 8.396 qendra votimi. Qendra votimi shteti serb i ka hapur edhe jashtë Serbisë për 11.590 votues me shtetësi serbe. Në Kosovë, Serbia ka hapur 90 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 105.929 votues.

Lexo më Shumë

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka theksuar se do të presin me durim Kuvendin e Kosovës për të vendosur për demarkacionin e kufirit, i cili vendim, siç tha ai, beson të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Vujanoviq, në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka pohuar se Kuvendi i Malit të Zi e ka përfunduar ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, ndërsa presin që këtë ta bëjë edhe Kuvendi i Kosovës.

Lexo më Shumë

Maqedonia së shpejti do të ketë Qeveri të re, ndërsa dyshja Gruevski- Ahmeti, do të shkoj në histori. Ky është parashikimi i analistit politik Sasho Ordanovski në intervistën për Revistën SHENJA. Sipas tij, kjo është agjenda që po mbështetet nga ndërkombëtarët dhe paraqet opsion të vetëm për Maqedoninë.  “Do të ketë qeveri të re, të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila do ta stabilizojë dhe reformojë shtetin sipas rekomandimeve të Pribesë, me një rol të rëndësishëm të organeve speciale dhe organeve të rregullta për ndjekjen e krimit. Kjo nuk është as agjenda e vetme, e as agjendë e shpejtë dhe parashikoj…

Lexo më Shumë

Policia ka përdorë dhunë fizike ndaj 21 vjeçarit nga Sllupçani, që ngriti flamurin shqiptar në Kumanovë, merr vesh Gazeta Lajm nga burime pranë mbrojtjes së tij. Ekzistojnë dyshime se ai është rrahur nga policia edhe gjatë arrestimit, por edhe pas arrestimit, thonë të njëjtat burime. Poashtu ekzistojnë informacione se dhunë fizike është përdorë edhe ndaj shokut të tij 15 vjeçar. Policia nuk konfirmon këto informacione. Luank Kadriu 21 vjeçar, bashkë me një shok tjetër nga Sllupçani kanë ngritur flamurin shqiptar në një shtizë gjigante në sheshin e Kumanovës, prej ku paraprakisht e kanë hequr flamurin maqedonas. Gjykata u ka caktuar…

Lexo më Shumë

[embedded content] 01 April Universiteti i Evropës Juglindore hapi dyert për të prezantuar programet studimore për studentët e ardhëm nga vendi dhe vendet fqinje. Para tyre u shpalos oferta për vitin akademik 2017/2018, si dhe risitë që do të ofrohen këtë vit. Nga stafi i UEJL-së janë prezantuar edhe Fakultetet dhe historiku i themelimit të këtij tempulli të dijes. Rektori Zamir Dika me këtë rast është shprehur se Ditët e hapura të UEJL-së të cilat tanimë është bërë tradicionale, kanë për qëllim që ofertat studimore për studentët e ardhshëm t’i bëjnë sa më të prekshme për ta. Ditët e hapura…

Lexo më Shumë

< Ende asnjë lëvizje nga premtimi i kryetarit të Komunës së Butelit se gjatë brenda muajit mars do të vendoset gurthemeli për ndërtimin shkollës fillore në Vizbeg. Këtë Petre Llatinovski e kishte premtuar më 22 shkurt, ndërsa nga kabineti i tij vonesat i arsyetojnë me siç thonë me nevojen për mbylljen edhe të disa procedurave rreth parcelës mbi të cilën duhet të ndërtohet shkolla.  Për një muaj, do të jemi dëshmitar të hedhjes së gurthemelit të shkollës në fshatin Vizbeg. Ky është një lajm i mirë. Ne seancën e radhës në komunë do të marrim vendim për heqjen e taksave…

Lexo më Shumë

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim të koordinuar me Sektorin për hetime kriminale – njësia për tregti të paligjshme me drogë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shpërbërë edhe një grup që në periudhën e fundit është marrë me shitje të lëndëve narkotike. “Duke vepruar sipas kallëzimit të parashtruar penale kundër dy personave, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Personat ngarkohen se kanë bërë vepër penale – Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim…

Lexo më Shumë

BDI dhe VMRO-DPMNE kanë qenë për shumë vite në koalicion qeveritar dhe vështirë se tani mund të dalin kundër njëra-tjetrës. Kështu thonë analistet për Televizionin SHENJA. Bashkim Bakiu, thotë se një strukturë e caktuar e BDI-së, akoma është e afërt me VMRO-në, edhe pse vullneti i gjithë shqiptareve dhe vetë votuesve të tyre është i kundërt. “Kjo e vërteton edhe më tepër se kjo parti ka qenë në qeverisje, apo në bashkëqeverisje për shumë vjet. Kuptohet, ai relacion dyshohet se ende vazhdon dhe kjo mund të shfrytëzohet edhe për ngërçin që ekziston për momentin. Padyshim se ka bashkëpunim ose raporte…

Lexo më Shumë

[embedded content] Krijimi i krizës brenda Qeverisë së VMRO-DPMNE-së me largimin e ministrave të BDI-së duhet të jetë hap i parë i ndarjes së partisë së Ahmetit nga politika destruktive e Nikolla Gruevskit, vlerëson analisti Visar Ademi. Kjo, sipas Ademit mund t’i hapë rrugën krijimit të Qeverisë së re dhe zbatimin e parimeve për të cilat angazhohet shumica e re parlamentare.  Unë besoj se kam bindjen që vlerat të cilat i propagandon shumica parlamentare si kthimi i sundimit të ligjit, kthimi i institucioneve te qytetarët dhe mos-mbajtja peng e tyre nga partitë politike, janë vlera shumë të rëndësishme për shoqërinë…

Lexo më Shumë

[embedded content] Tanimë disa muaj janë ndërprerë punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kërçovës. Përveç rojeve, në objekt nuk ka as një lëvizje. Fillimisht u njoftua se spitali do të jetë gati në vitin 2015, që më pas plani të ndryshojë për në vitin 2017. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ndërtimi i spitalit në Kërçovë realizohet në dy faza. Sipas tyre, faza e dytë duhet të fillojë menjëherë pasi të zgjidhen firma me ofertën më të mirë, sepse faza e parë e ndërtimit ka përfunduar në gusht të vitit të kaluar me rreth 70% të punës. Derisa…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA nuk ka tërhequr nënshkrimet për formimin e Qeverisë së re. Kështu ka thënë deputeti i kësaj Lëvizje, Afrim Gashi në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, duke hedhur poshtë pretendimet e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, i cili për mediat në gjuhën maqedonase ka deklaruar se BESA ka tërhequr nënshkrimet e dhënë për marrjen e mandatit nga ana e liderit të LSDM-së, Zoan Zaev. I pyetur në lidhje me spekulimet në opinion për afërsinë e BESËS me Nikolla Gruevskin, Gashi tha se BESA ka qenë e para që kur Gruevski ka marrë mandatin ka thënë qartazi se as…

Lexo më Shumë