Zgjidhje të krizës në mënyrë demokratike, arsye të denja dhe të shëndosha, më pas do të pasojë mbështetja e BЕ-së. Kështu deklaroi kryetari i Кëshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov. Por, edhe pas porоsive dhe qëndrimeve të këtilla të bashkësisë Evropiane, presidenti Ivanov, tha se nuk i ndryshën qëndrimet e tij në lidhje me krizën politike në vend dhe se mandatin nuk e dorëzon për shkaqe preventive. “Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Pengesa ligjore dhe politike duhet të menjanohet. Qëllimi i vendosjes së dy kushteve është Qeveria e re të mos jetë e kontestuar…
Author: almakos
03 April 17 ankesa kanë arritur pranë Gjykatës Supreme nga gjykatës të pakënaqur nga orari i ri i Gjykatës Themelore. Ky numër mund të rritet pasi disa nga gjykatësit ankesat do t’i dërgojnë përmes postës, ndërsa një pjesë e tyre orarin e kanë marrë më vonë se kolegët e tyre. Kjo është hera e dytë që orari i Penales të shkaktojë pakënaqësi tek një pjesë e gjykatësve. Pasi njëherë orari i kryetares Tatjana Mihajlova ishte thuajse i zhvlerësuar, gjykatës nga Penalja ankohen edhe ndaj orarit të kryetarit të ri, Stojançe Ribarev, orar ky që është i njëjtë me atë të…
[embedded content] 03 April Kanë vazhduar edhe sot në Shkup për të 36 ditë me radhë protestat e nismës “Për Maqedoni të përbashkët” kundër siç e quajnë “Platformës së Tiranës” dhe gjuhës shqipe. Sipas protestuesve shteti duhet të ruajë karakterin unitar, ndërkohë që LSDM-ja duhet të heq dorë nga Platforma e Tiranës. Turma për dallim prej herëve tjera fillimisht u mblodh përpara godinës se qeverisë dhe lëvizi drejt zyrave të Bashkimit Evropian, nga ku kërkuan që të mos përzien në punët e brendshme të Maqedonisë. Protesta është zhvilluar e qetë. Alsat-M
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha se presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka për detyrim që ta shfrytëzojë me maturi pushtetin, pas fitores së bindshme në zgjedhje. Hahn po ashtu tha se beson në zotimet e Vuçiqit se do ta “respektojë plotësisht Kushtetutën”. Ai e uroi Vuçiqin përmes një postimi në Twitter dhe tha se pret bashkëpunim me presidentin e ri të Serbisë si “miq dhe partnerë”. Vuçiqin e uroi edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Vuçiq shpalli të dielën në mbrëmje fitoren në zgjedhjet presidenciale. Nga votat e numëruara,…
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin uroi Aleksandar Vuçiçin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, transmeton AA. “Kjo fitore bindëse në zgjedhje tregon për mbështetjen e gjerë të popullit ndaj përpjekjeve tuaja drejtuar zgjidhjes së çështjeve ekonomike dhe sociale, me të cilat momentalisht përballet Serbia si dhe në zbatimin e politikës së jashtme konstruktive dhe të balancuar”, shkruan Putin në urimin e tij. Ai theksoi se Vuçiç në Rusi njihet si ithtarë parimor i marrëdhënieve më të forta miqësore mes dy vendeve. Dy zyrtarët biseduan më 27 mars në Moskë, gjatë vizitës së Vuçiçit në kryeqendrën ruse në cilësi të…
Nëpër rrugët e Strugës për çdo ditë mund të shihet numër i madh i lypsarëve të mitur. Gjendja paraqitet edhe më alarmante gjatë verës, kur edhe është kulmi i sezonit turistik dhe frekuentimi i njerëzve në këtë qytet është shumë më i madh. Punonjësit social vlerësojnë se bëhet fjalë për dukuri të organizuar dhe sipas tyre duhet aksion serioz, sidomos tani para fillimit të sezonit turistik. Bauta thotë se Struga është qytet i vogël dhe se shumë lehtë mund të identifikohen personat që paraqiten si organizatorë. Zgjidhja e këtij problemi është më afatgjatë, por mund ta zbusim dhe Struga në…
Shqipëria ka përkrahur fuqishëm Malin e Zi gjatë ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO, ndërsa anëtarësimi është një ngjarje historike për të gjithë rajonin tonë, tha të hënën në Podgoricë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, raporton AA. Rama po qëndron për një vizitë zyrtare me ftesë të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç. Të dy kryeministrat kishin një sërë takimesh dypalëshe, ku thanë se nuk ka çështje të hapura mes dy shteteve. Në konferencën e përbashkët për mediat, Rama përshëndeti ratifikimin e protokollit për anëtarësim të Malit të Zi në NATO nga ana e Senatit Amerikan. “Shqipëria ka…
Pasojat nga mbyllja e dy reparteve të Spitalit “8 shtatori”, atë të Pulmologjisë dhe endokrinologjisë dhe Kirurgjinë e përgjithshme dhe atë urgjente i përjetojnë pacientët të cilët fajin për këtë e hedhin tek politika. Sipas tyre gjendja në sektorin e shëndetësisë dita ditës po përkeqësohet dhe nuk shohin asnjë iniciativë për përmirësim, përkundrazi një numër i madh i personelit mjekësorë po braktisin vendin dhe po ia mësyjnë Bashkimit Evropian. “Në këtë gjendje kurrë nuk ka qenë Spitali, unë nuk po e kuptojë , shumë motra medicinale kemi pa punë ndërkaq nuk lejojnë të avancohen apo të punësohen, është një gjë…
Këshilli i Prokurorëve po zvarrit tashmë gjashtë muaj konkursin për dhjetë prokurorë të rinj, pasi dhjetë prokurorëve aktual iu ka skaduar mandati. Nëse deri më 14 prill, Këshilli nuk emëron dhjetë prokurorë të rinj nga radhët e konkurrentëve, kandidaturat e tyre do të digjen dhe prokurorëve të vjetër do t’u vazhdohet mandati në afat të pacaktuar, ashtu siç ishte bërë për gjatë këtyre pesë ose gjashtë muajve. Deri më 14 prill, Prokuroria Themelore e Shkupit për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit duhet të emërojë 5 prokuror të rinj, Prokuroria e Lartë e Shkupit duhet të emërojë dy prokuror. Nga një…
Edhe përkundër skadimit të afatit për qëndrim të personave të përmbytur në konviktin Tome Stefanovski – Senic, ata në pamundësi për tu kthyer në shtëpitë e tyre, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje të pabanueshme, po qëndrojnë në Konviktin në fjalë. 80 banorët që qëndrojnë në këtë konvikt kërkojnë nga Ministra për Punë dhe Politik Sociale që të vazhdojë afatin e qëndrimit të tyre në konvikt dhe njëkohësisht tu mundësohet kompensimi i dëmeve që do të mundësonte që shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet të kthehen në gjendje të banueshme. “Unë kamë bërë kërkes pse nuk kam marr…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ia bëri të qartë VMRO DPMNE-së dhe kryesuesit të Kuvendit Trajko Veljanovski se shumica parlamentare po e humb durimin dhe se së shpejti do ta merr kontrollin mbi shtëpinë ligjvënëse. Duke komentuar replikat e deputetëve të VMRO DPMNE-së mes veti, Zaev tha se e drejta për të debatuar në Kuvend është e shenjtë por kjo nuk duhet keqpërdorur në mënyrën që po e bën VMRO DPMNE-ja. “Pakica dhe para së gjithash kryesuesi i Kuvendit duhet ta dijnë se shumica e deklaruar parlamentare ka të drejtë dhe obligim që ta merr kontrollin mbi Kuvendin. Kjo bëhet…
Institucionet gjyqësore vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve sa i përket aspektit të punësimit. Ky diskriminim vërehet edhe në raportin e fundit të Avokatit të popullit, ku pasqyrohen shifrat e të punësuarave dhe në të cilën, pothuajse në çdo institucion të gjyqësisë, përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në pajtueshmëri me ligjin për përfaqësim adekuat të etniteteve, raporton SHENJA. Në Prokuroritë Themelore Publike numri i shqiptarëve në postin e personave të zgjedhur ose të emëruar është 14 apo 10 përqind, ndërsa në vendet udhëheqëse është vetëm një shqiptar. Prej 379 të punësuarave shqiptar janë vetëm 48 apo 12,7 përqind. Në…

