Author: almakos

04 April Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, është ftuar për bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ) për të diskutuar rreth deklaratave dhe komenteve të shpeshta nga funksionarët e lartë në Tiranë. Sipas MPJ-së komentet e shpeshta fyese nga persona zyrtarë në Shqipëri  janë në dëm të marrëdhënieve në rajon dhe nxisin retorikë nacionaliste. “Në takim u theksua se deklaratat e kryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për binacionalitet dhe ndryshim të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, janë involvim i hapur në punët e brendshme të Republikës…

Lexo më Shumë

Debati për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim pritet të mos ndërpritet në ora 18:00 si ditëve të tjera, por të zgjasë edhe gjatë natës pa asnjë ndërprerje. LSDM mbrëmë dorëzoi propozim që seanca të vazhdohet, por ky propozim nuk u shqyrtua nga kryesuesi Trajko Veljanovski. Nga LSDM mësohet se edhe sot do të aktualizojnë këtë kërkesë. Shilegov tha se propozimi mbështetet nga 10 deputet dhe se Veljanovski si kryesues është i detyruar ta vendos për votim. Kjo iniciativë duket se ka ardhur si formë presioni ndaj deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe të sfidojë durimin e tyre. Deputetët të cilët…

Lexo më Shumë

PSP-ja ashpër ka dënuar aktin e publikimit të kërkesave drejtuar deri tek institucionet të cilat janë pjesë e procedurave para-hetimore, dhe që kanë të bëjnë me persona ndaj të cilëve është hapur hetim për keqpërdorime të mundshme financiare. Reagimi i ekipit të Janevës vjen pasi deputeti Antonio Milloshoski publikisht I ka bërë publike kërkesat drejtuar deri tek Regjistri qendror dhe Agjensioni për aviacion civil.

Lexo më Shumë

04 April Hapësira afër kampit të refugjatëve në Tabanoc gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.10, është pushtuar nga një zjarr i fuqishëm që u arrit të shuhet me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Për fat të mirë nuk raportohet për viktima ndërkohë dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Ndërkohë prej disa ditësh Malësia e Karadakut është përfshirë nga flakët e zjarrit i cili përfundimisht është shuar sot nga reshjet e shiut. Edhe këtu dyshohet se shkak për vënien e zjarrit është faktori njeri. [embedded content]

Lexo më Shumë

Për Republikën e Maqedonisë është i domosdoshëm bashkimi rreth interesave më të larta nacionale dhe shtetërore, kurse këtë e ofron Manifesti për Republikë të bashkuar të Maqedonisë. LSDM heshtë rreth Manifestit, i cili bashkon, ndërkaq pranoi ta realizojë platformën e Tiranës e cila përçan, ceket në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, e cila e propozoi Manifestin. Nga partia theksojnë se “opinioni çdo ditë është dëshmitar i deklaratave mohuese të kahëzuara drejt Maqedonisë dhe identitetit të saj, të cilat vijnë nga krijuesi i platformës së Tiranës, ministrat e saj, partnerë të koalicionit, por edhe nga faktori nga i cili varet Qeveria e Zaevit,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka informuar se dje ka thirrur për bisedë Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka. “Në takim është potencuar se deklaratat e Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme për binacionalitetin dhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, janë përzierje e hapur në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është ofenduese dhe diskriminuese ndaj Maqedonasve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Është theksuar se mesazhet e tilla, janë provokim i rëndë për fqinjësinë e mirë, të cilën dëshirojmë ta kultivojmë. Këto sjellje shkaktojnë dëm në marrëdhëniet në rajon dhe…

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot përmes një komunikate ka theksuar se në shtet duhet të mbisundojë mendja e shëndoshë dhe se presidenti Gjorge Ivanov duhet të mundësoj transfer të qetë të pushtetit. “Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë po shohin se çfarë po ndodhë. Nuk është në pyetje kurrfarë patriotizmi, janë kriminel. Për këtë shkak liderët dhe institucionet në BE, përmes kryetarit të Këshillit Donald Tusk kanë kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanoiv parime demokratike dhe të mbizotëroj mendja e shëndoshë. Askush nuk guxon të frenoj atë që është shprehur qartë për përparimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në BE deh NATO”, thuhet në komunikatën e…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat më të pranishme do të jenë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryejë erë e kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 18 gradë Celsius. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius. Deri të enjten në Maqedoni moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar. Konfirmimi i propozimit për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se nuk u sigurua shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit…

Lexo më Shumë

[embedded content] 03 April Nikolla Poposki në kuadër të emisionit Zig Zag në TV Art, deklaroi se më në fund punët kanë marrë të mbarën dhe dialogu po zhvillohet atje ku edhe e ka vendin duke aluduar në debatin që po zhvillohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Pavarësisht faktit se deputetët e partisë së tij kanë bllokuar zgjedhjen e kryetarit, zv/kryetarit dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit për zgjedhje dhe emërime. “Si hap i parë duhet të jetë vendosja e rregullave fikse. Duhet marrëveshje për çështjet të cilat deri tani janë aplikuar pa marrëveshje. Duhet të fiksohet se kush…

Lexo më Shumë

03 April Prokuroja speciale, Lençe Ristovska, ka deklaruar se ekzistojnë disa variante të cilat po shqyrtohen sa u përket materialeve të cilat nuk arrijnë të zgjidhen deri në përfundimin e afatit të punë së Prokurorisë Speciale. “Kemi disa variante që po i shqyrtojmë por ende nuk kemi një vendim përfundimtar si institucion. Mundem të them se ato materiale nuk do të përfundojnë në fundin e një dollapi, qytetarët do e marrin vesh se çfarë përmbajte kanë ato – tha prokurorja Lençe Ristovska në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma. Përndryshe Prokuroria Speciale Publike nuk do ketë të drejtë të ngrejë…

Lexo më Shumë