Aleanca për Shqiptarët ishte një koalicion që u krijua për pjesëmarrje në zgjedhjet e vitit 2016, dhe si e tillë do të mbetet. Kështu deklaroi kryetari i Partisë UNITETI Gëzim Ostreni, i cili hodhi poshtë zërat për një shkrirje të mundshme të të gjitha partive të këtij koalicioni në një parti të vetme. Ostreni sqaroi më tej se partia që drejton ai nuk e ka për qëllim shkrirjen, pasi siç tha ai, kanë vërejtur diferenca në programet politike të partive të cilat e kushtëzojnë një veprim të tillë. “Vlerësimi i partisë në kohë ishte që të arrihet marrëveshje për një…
Author: almakos
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëroi sot zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit, por pa saktësuar se cilat do të jenë hapat e ardhshme të kësaj partie për t’i dhënë fund debateve të pafund të deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në ditën e 7-të të seancës kuvendore u fol për dyshime të reja ndaj krerëve të VMRO-së për shpenzim të parave nga buxheti i shtetit. [embedded content] Partia e Gruevskit nga ana tjetër akuzon LSDM-në se po punon kundër interesave të shtetit. [embedded content]
Në Maqedoni korrupsioni është prezent gjithandej, në Institucione por edhe tek qytetarët. Me këtë u arrit niveli më i lartë i “shtetit të kapur”. Të dhënat e një hulumtimi të “Institutit për Demokraci” Societas Civilis” u publikuan në një debat në të cilin u tha se njerëzit që luftojnë korrupsionin duhet të kenë integritet personal. Nën institucion, këtu mund të nënkuptohet Prokuroria Publike, Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit, Enti shtetëror i revizionit si dhe shumë institucione të tjera që janë të lidhura me atë sistem të luftës kundër korrupsionit. Ne flasim për vendim personal, apo njerëz të cilët do munden në…
Presidenti Ivanov duhet ta vë në lëvizje procesin për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa është e rëndësishme që në Kuvendtë zhbllokohet ngërçi. Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, i cili tha se pret që kryetari i ri i Kuvendit të zgjidhet nga legjislatura e re, duke shtuar se SHBA-të presin formimin e shpejtë të Qeverisë së re. “Kishte zgjedhje në dhjetor, të cilat u vlerësuan si kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, u deklarua shumica në Kuvend, dhe ne mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me principet demokratike dhe Kushtetutë, që të mos lejohet procesi i formimit të asaj…
Kombinati “Jugohrom” ka ndërprerë tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës vendimi i tillë është marr për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave. Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike. “Bisedat ishin pak të ashpra sepse kishte mendime të kundërta dhe zoti Bashkim Ameti kërkonte që të kryhen filtrat pastaj të vazhdohet me punë kurse kërkesa jonë ishte që këtë afat deri sa s’ka ndotje, nga prilli deri në tetor të punojmë dhe paralelisht…
Një person i panjohur me kërcënim me thikë mbrëmë ka kryer vjedhje në farmacinë “Beta farmacia” në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, kumtoi sot MPB-ja. Vjedhja është paraqitur në polici mbrëmë në orën 21:00. Vjedhësi ka hyrë në farmaci dhe me kërcënim me thikë ka marrë nga punonjësi i farmacisë 21 mijë denarë nga qarkullimi ditor, pas çka ka ikur. Policia po merr masa për gjetjen e tij.
04 April Artan Grubi arsyeton bllokimin e Kuvendit nga deputetët e VMRO DPMNE-së, duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe BDI-ja por edhe LSDM-ja. I pyetur lidhur me porositë e Tusk dhe zyrtarëve të lartë të Brukselit për krizën, Grubi në emisionin “200” përsëriti edhe një herë qëndrimin se kriza në Kuvend mund të zgjasë më shumë se sa pritej, madje katër vite. Kishim porosi pa ekivoke nga Brukseli zyrtar drejtuar në veçanti Ivanovit dhe VMRO DPMNE-së për ta zhbllokuar situatën për të mos mbajtur peng qytetarin, zhvillimin ekonomik dhe paqen në vend. Por ama gjitha…
Njohësit e çështjeve politike nuk shprehen fare të befasuar që Presidenti Ivanov nuk ndryshoi qëndrimin për dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë as pas vizitës së kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk një ditë më parë. Ish politikani Imer Selmani thekson se pavarësisht presionit ndërkombëtar dhe madje sanksioneve që mund të vijnë nga faktori ndërkombëtar, Ivanov do t’i qëndrojë deri në fund besnik vendimit të tij. Përgjegjësia më e madhe për sanksionimin e veprimit antikushtetues të presidentit sipas Selmanit bie mbi qytetarët dhe shumicën e re parlamentare të cilët duhet të iniciojnë nismë për shkarkimin e Ivanovit. Z.Ivanov sillet…
Grimcat e gazrave serrë do të rriten për 25% më shumë deri në 2020-tën nëse gjatë viteve të ardhshme nuk do ndërmerren masa konkrete për parandalimin e ndryshimeve klimaterike. Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP-në shpalosi strategjinë për ndryshime klimaterike. Kjo strategji përmban analiza, rekomandime dhe masa parandaluese të cilat duhet të zbatohen në pesë vitet e ardhshme. Në kuadër të Qytetit u ndërmorën 21 masa në tre sektorë, ato janë: furnizimi me energji, transport dhe ndërtesa. Rezultatet tregojnë se nëse ne nuk bëjmë asgjë, në 2020 këta grimca do të rriten për 25% . Nëse I ndërmarrim 13…
Prokuroria Speciale Publike sot kumtoi se bën kontrolle lidhur me hetimet financiare për një numër më të madh të personave fizik dhe juridik. “Para kësaj Prokurorie Publike zhvillohen më shumë procedura parahetimore të cilat për qëllim kanë zbatimin e hetimeve financiare kundër një numri të madh të personave fizik dhe juridik. Qëllimi i këtyre procedurave parahetimore është të kontrollohet gjendja pronësore e të gjithë personave për të cilët janë hapur procedura dhe punën e tyre të përgjithshme financiare”, thonë në kumtesën nga PSP-ja. Kontrolli i gjendjes pronësore, siç sqarojnë, nënkupton kontrolle të hollësishme për tërë pronën që personat mund ta…
Lëvizja Besa me shqetësim të madh po e përcjell mosinteresimin e autoriteteve zyrtare komunale dhe shtetërore për të shuar zjarrin që ka kapluar pyjet në komunën e Likovës. Arsyetimi se terreni është i papërshtatshëm dhe nuk ka qasje për të fikur zjarret nuk mban aspak, duke pasë parasysh se qeveria posedon edhe aeroplanë special për shuarjen e zjarreve, që janë blerë me paratë e qytetarëve. Ne nuk dëshirojmë të shpresojmë se zjarret në këtë trekëndësh kufitar mund të jenë të shkaktuara qëllimisht për interesat ekonomike të dikujt, ose për tender. Po ashtu nuk dëshirojmë të besojmë se shkaktimi i këtyre…
Dy persona e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Nga gjithsej 13 aksidentet që kanë ndodhur dje, dy persona janë lënduar rëndë, shtatë persona janë lënduar më lehtë, ndërkaq në katër është shkaktuar vetëm dëm material. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak numrit të madh të shkeljeve tek 18 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një drejtues e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, tre drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 16 shoferë e kanë drejtuar automjetin…

