Author: almakos

05 April Në Maqedoni sot do të arrijë rotacioni i shtatë prej 25 pjesëtarëve të policisë nga Republika e Sllovakisë, të cilët së bashku me policinë e Maqedonisë do të realizojnë patrulla në kufirin Maqedoni – Greqi me qëllim të parandalimit të kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror. Njësiti policor sllovak do të sistemohet në rajonin e Liqenit të Dojranit, ndërsa është e pajisur në mënyrë adekuate me automjete terreni, kamera terminale dhe pajisje për shikim gjatë natës. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim. Në bazë të Memorandumit të nënshkruar për mirëkuptim…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot do të mbahet brifing për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI. Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, organizatat ndërkombëtare prezentë në Maqedoni, si dhe nga institucionet të cilat kanë ingerenca në fushën e migrimeve. Është paraparë fjalim i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtorit të Qendrës rajonale MARRI, ambasadores Tamara Mugosha.

Lexo më Shumë

Agjenci të ndryshme lajmesh raportojnë për daljen e mijëra njerëzve në rrugë në dy netët e kaluara në rrugët e Beogradit dhe të ca qyteteve të tjera serbe në protestë ndaj zgjedhjes së Aleksandër Vuçiqit si president i vendit. “Ju vodhët zgjedhjet,” do të thërriste turma në kryeqytetin e Serbisë, në protestën e organizuar me moton “Kundër diktaturës”. Veç Beogradit, është protestuar dhe në Novi Sad e në Nish për të dytën natë me radhë. Nuk është ende e qartë nëse pas protestave qëndron dikush, ndërkohë që pjesëmarrësit kanë thënë se janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Vuçiq, që fitoi rreth…

Lexo më Shumë

Moti në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët dhe mesatar dhe më tepër do të jenë të pranishme në pjesët perëndimore të vendit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në shtatë, ndërsa ajo ditore prej 14 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me erë mesatare të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Deputetët sot dita e tetë me radhë do të debatojnë për propozimin për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Në Komision VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar. Seanca konstituive kuvendore filloi më 30 dhjetor të vitit 2016, por u ndërpre, për shkak se…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare të mos mendojnë vetëm “për ndarjen e tortës”, por edhe për interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Kështu tha ambasadori i Republikës së Francës në Shkup Kristian Timonie, në emisionin “Arena” në televizionin Shenja. Ai tha gjithashtu se duhet të arrihet drejtësia për të gjitha padrejtësitë ndaj shqiptarëve, qoftë nëse ka dyshime për një gjë të tillë. “Partitë shqiptare duhet të flasin me partitë maqedonase, që të gjejnë  kuptimin e interesit të përgjithshëm, e poashtu ka edhe shumë padrejtësi që duhet të  riparohen qoftë  ato reale apo të konsideruara, por pikënisja duhet bërë nga interesi i përgjithshëm, i cili…

Lexo më Shumë

Ambasadori francez Kristian Timonie, sonte në emisionin “Arena” në televizionin Shenja deklaroi se institucionet e shtetit, parlamenti dhe qeveria, duhet të stabilizohen dhe të fillojnë të funksionojnë, si parakusht për dalje nga kriza. Timonie deklaroi se për bashkësinë ndërkombëtare nuk është me rëndësi se kush formon Qeverinë, por formimi i institucioneve dhe zbatimi i reformave. “Çështja e parë është dëshmimi i asaj se Maqedonia është një shtet funksional. Pra Parlamenti i saj duhet të funksionojë, poashtu institucionet e saja të qeverisjes lokale, sepse tani parashtrohet dhe pyetja e zgjedhjeve lokale, prandaj nuk mund të mbesin pa bashkëbisedues për të ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Nga sonte, 4 prill, deri më 18 prill të këtij viti, në sallonin ekspozues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, do të jetë e hapur ekspozita e veprave të zgjedhura të piktorit shqiptar nga Maqedonia dhe me karrierë botërore, Omer Kaleshi, që do të mbeten në pronësi të përhershme në Maqedoni, raporton AA. Artisti Omer Kaleshi, aktualisht figurë qendrore e pikturës evropiane dhe lindore, me veprat e tij të rralla në pikturën botërore të punuara me teknikën “vaj mbi kanavacë”, bëri emër si piktor i opusit briliant të ciklit të kokave. Ai është autor i ciklit prej pesëqind…

Lexo më Shumë

Në Beograd, për të dytën natë me radhë, po mbahet, siç thuhet, “protesta kundër diktaturës”, në të cilën qytetarët serbë janë thirrur përmes rrjetit social Facebook. Të martën pasdite, mbi njëmijë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë protestuan edhe në qendër të Çaçakut. Ata bartnin parulla me mbishkrimet: “Stop diktaturës”, “Merr përgjegjësi e jo sanduiç”, “Liri mediave”, “Vuçiq nuk është presidenti im” e të tjera. Përmes Facebook-ut janë paralajmëruar tubime të ngjashme, në të njëjtën kohë, në Novi Sad, Llazarevac, Nish dhe Novi Pazar, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Protestuesit shprehin pakënaqësi me fitoren e…

Lexo më Shumë

Pensionistët në Greqi kanë protestuar kundër shkurtimit të pensioneve duke kundërshtuar masat shtrënguese, raporton AA. Mbi tre mijë pensionistë të mbledhur në sheshin Kotzia në Athinë me ftesë të sindikatave të ndryshme, marshuan deri në Ministrinë e Punës dhe Solidarizimit Social. Duke hedhur slogane kundër masave shtrënguese dhe politikave të qeverisë, protestuesit kanë ngritur pankarta me mbishkrimin “Mos i shkurtoni pagat, shkurtoni shpenzimet tuaja”. Ndërkaq, Dimos Koumbouris, kryetar i Unionit të Pensionistëve të Entit të Sigurimeve Sociale (IKA), në një deklaratë për mediat i ka cilësuar si “të patolerueshme dhe katastrofale” shkurtimet e reja, siç është shprehur, në këto kushte…

Lexo më Shumë

Me rastin e 8-vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në NATO në Parlamentin kroat është mbajtur një ceremoni, ku përpos kryetarit të Kuvendit kroat, Bozo Petrova, mori pjesë edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli. Petrov dhe Alli theksuan se do të angazhohen për zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, raporton AA. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli, para gazetarëve theksoi se NATO është një aleancë e rëndësishme ushtarake, por edhe aleancë politike e shteteve me vlera të përbashkëta. “Kroacia do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të Ballkanit Perëndimor, sepse e dimë se Mali…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve vazhdon të heshtë për zvarritjen e konkursit për dhjetë prokurorë të rinj për të cilin dje raportoi Televizioni SHENJA. Kryetari i këtij këshilli, Petar Anevski nuk e pa të udhës që të përgjigjet në pyetjet e televizionit tonë nëse emërimi qëllimisht po lihet pezull dhe nëse ky vendim ka ndonjë prapavijë politike. Kujtojmë se ky vendim i Këshillit mund të dje dhjetëra kandidatura dhe përsëri në postet për të cilat kërkohen prokurorë të rinj, të mbeten personat e vjetër të cilëve do t’u vazhdohet mandati derisa të emërohen persona të rinj. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar…

Lexo më Shumë