Në Shkup ka ndodhur një aksident në orët e pasdites, kur një automjet i cili po lëvizte në njërën nga rrugët më të frekuentuara në qendër të qytetit u përfshi nga flakët në pjesën e përparme të motorit, raporton Anadolu Agency (AA). Vetëm falë zgjuarësisë dhe reagimit të shpejtë të personave të cilët ishin brenda autojmetit është shmangur një tragjedi njerëzore, pasi ata me një shpejtësi braktisën makinën e përfshirë nga flakët duke u munduar ta shuajnë zjarrin me batanije dhe rrobat personale. Sipas të gjitha gjasave, zjarri është shkaktuar nga instalimi elektrik, por priten rezultatet e policisë. [embedded content]Automjeti…
Author: almakos
05 April Dokumentet që janë pjesë e hetimit të fshehtë të Speciales, të cilat dje publikisht i zbuloi deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Miloshovski, janë marrë nga Regjistri Qendror dhe Agjencia e Fluturimeve Civile. Këtë e pohojnë avokatët që konsultoi Alsat M. Në dokumente përveç vulës arkivore se kur është pranuar dokumenti, ka edhe një vulë tjetër interne nga institucioni ku është dorëzuar kërkesa. Në ekzemplarët për Specialen nuk ka vulë të dytë, por vërtetim se kur është dorëzuar kërkesa. Këtë e them nga shkaku se në dokumente nuk ka vetëm vulë arkivore por ka edhe vulë të rrumbullakët, vulë e…
05 April Numri i personave me depresion është vazhdimisht në rritje në Maqedoni, respektivisht në bazë të statistikave të fundit të vitit 2015 numri i prekurve nga kjo sëmundje është rritur madje 37 %. Kështu thonë nga Instituti i Shëndetit publik duke nënvizuar se më të prekur nga kjo sëmundje janë adoleshentët dhe të rinjtë, gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes si dhe persona mbi moshën 60 vjeçare. Në vitin 2010 numri i personave të trajtuar ka qenë 585 nga të cilët 196 meshkuj dhe 389 femra, ndërsa në vitin 2015 ky numër ka qenë 803 nga të cilët 257…
Lubço Nikollovski nga LSDM tha se partia e tyre nuk planifikon që të bisedojë dhe të negociojë me kriminelë, duke folur për spekulimet në lidhje me takim të mundshëm të liderëve. Sipas tij, pas pauzës LSDM dhe koalicioni do të kthehen në seancën, por se mbesin në qëndrimin e tyre se nuk do të paraqiten për të replikuar. “LSDM ka strategji dhe plan për të zhbllokuar Kuvendin, së bashku me 67 deputetët që dhanë nënshkrime për formimin e Qeverisë reformatore”, tha Nikollovski, përcjell SHENJA. Ai tha se ata kanë të drejtë dhe obligim bazuar në Kushtetutën, Ligjet dhe Rregullore të…
05 April Gjykata Supreme akoma nuk ka caktuar mbledhje të përgjithshme ku do shqyrtohen kërkesat e dorëzuara nga prokuroria e Marko Zvërlevskit dhe nga Prokuroria Speciale. Prokuroria publike kërkoi shfuqizimin e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan i cili gati një muaj është në arrati. Katica Janeva nga ana tjetër kërkoi tërheqjen e kërkesës së Zvërlevskit duke shpjeguar se vetëm ajo është kompetente për rastet që rrjedhin nga bisedat e përgjuara. Specialja kërkoi që kryetari i gjykatës Jovo Vangellovsi të largohet dhe të mos jetë pjesë e Këshillit i cili duhet të vendosë nëse Gjykata Penale dhe ajo e Apelit kanë…
05 April Prishja e mundshme e marrëveshjes së Turqisë me Bashkimin e Evropian do të aktualizojë krizën me emigrantët në Maqedoni duke rrezikuar përballjen e sërishme me një fluks të ri emigrantësh. Ministri i Punëve të Brendshme Agimin Nuhiu thotë se Maqedonia, në bashkëpunim me institucione tjera ndërkombëtare, është e gatshme që të përballet me emigrantët. Skenari më i rrezikshëm në lidhje me emigrantët do të jetë prishja e marrëveshjes që ka Republika e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe qëndrimi i Greqisë për emigrantët përskaj kufirit me shtetin tone – tha Agim Nuhiu, Ministër i punëve brendshme. Në brifingun diplomatik…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik nesër pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të komunave Karposh, Çair, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Saraj. Nga QRMK Shkup kumtuan se nesër prej orës 09:00 deri në orën 15:00 pa energji do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve Pariska dhe Prashka në komunën e Karposhit, prej orës 08:00 deri në orën 11:00 një pjesë e konsumatorëve të rr. Samoillova, rr. Arhiepiskop Angelarij (Todosij Gologanov), rr. Gradishte, rrugët 371 dhe 379 deri tek kisha “Shën Spas” dhe lokalet rreth kafiterisë “Nargile” në komunën e Çairit. Në periudhën prej…
Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se shteti po shkon drejt institucioneve teknike. Ai ka shtuar se nuk ka seancë konstitutive që ka zgjatur me ditë. “Jemi dëshmitar që edhe kryetarëve të komunave u ka kaluar afati. A doni të kemi shtet teknik? Ku është zgjidhja? Ku janë ekspertët, profesorët, po keqpërdoret foltorja e Kuvendit”, tha Alimi. Ndërkaq Alimiti i replikoi Antonio Milloshovski i cili tha se BDI për 10 vite i ka votuar ligjet e VMRO-DPMNE-së dhe për 10 vite i ka duartrokitur VMRO-DPMNE-së, ndërsa tani po e kritikon atë.
Pjesa më e madhe e deputetëve të LSDM-së, dhe koalicionit kanë braktisur seancën për shkak se, siç thanë uzurpimit të Kuvendit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në seancën kanë mbetur vetëm lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Oliver Sapsovski, Aleksandar Kiracovski dhe Frosina Remenski. Në Kuvend sot është dita e tetë e seancës konstitutive. /SHENJA/
Deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracoski gjatë seancës së sotme të Kuvendit, tha se nëse Trajko Velanovski punonte sipas Rregullores, atëherë kjo pikë e rendit të ditës do të kishte përfunduar dhe do të kishim zgjedhur kryetarin e Kuvendit. “Për këtë shkak z. Veljanovski ose punoni në interes të qytetarëve ose lëshojeni atë karrige”, tha Kiracovski. Velanovski u kundërpërgjigj duke thënë se ai nuk ka të drejtë që të ndaloj të drejtën e fjalimeve deputetëve dhe ka theksuar se për të replikuar fjalimin e deputetit Kërsto Mukoski janë paraqitur 70 deputetë. “Ndërsa për tu larguar nga kjo karrige duhet të pritni,…
05 April Nëntë persona janë lënduar lehtë në gjashtë prej gjithsej 10 aksidenteve, të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit. Në katër është shkaktuar vetëm dëm material. Policia dje ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak numrit të madh të shkeljeve tek 16 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një drejtues e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur…
Është anuluar gjykimi që ishte paraparë të mbahej sot për rastin e Xhemail Rexhepit apo i njohur si “Komandant Shqiponja”, në pretekstin se prokurori Isa Sulejmani nuk është i gatshëm që t’i thotë fjalët përfundimtare për shqiptimin e të dënuarit, tashmë i akuzuari Bajram Limani. Për familjarët e “Shqiponjës”, raporton SHENJA, ky është një arsyetim aspak i logjikshëm dhe së bashku me avokatin e tyre Marjan Vitanovski kanë marrë vendim që lëndën t’ia kaloj një prokurori tjetër. Kjo për shkak se prokurorit te tanishëm më nuk i besojnë duke pasur parasysh se ai ishte i njëjti i cili propozoi që…

