Për herë të partë që nga konflikti i vitit 2001, situata politike në tërësi, kriza politike është problemi më serioz për qytetarët e Maqedonisë, e që është ndjekur nga papunësia, varfëria, kriza ekonomike dhe platforma e nënshkruar nga liderët e partive shqiptare. Kështu vlerëson Instituti Nacional Demokratik, NDI, pas një ankete të zhvilluar në mars të këtij viti, me mbështetje financiare të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar. Sipas NDI-së, pothuajse dy të tretat e të anketuarve besojnë se Maqedonia po lëvizë në drejtim të gabuar, derisa vetëm 8% e qytetarëve mendojnë se vendi po lëviz në drejtimin…
Author: almakos
Eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll kanë drejtuar sërish kritika të ashpra në lidhje me prolongimin e zgjidhjes së krizës politike në vend. Pas takimit të realizuar sot në Strasburg me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Poposki, tre eurodeputetët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, në të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për zvarritjen e punës së Kuvendit. Ata i kanë quajtuar të paarsyeshme taktikat penguese që po përdoren në kuvend dhe po pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. “Si anëtarë të Parlamentit Europian që kanë mbështetur të gjitha përpjekjet për…
Kjo është një parcelë private në lagjen Draçevë në pjesën e Zonës Industriale, të cilën pronarët e kanë paraparë për të ndërtuar një objekt prodhimtarie. Por, e njejta parcelë u bë mollë sherri, në momentin kur kompania e energjisë elektrike EVN, i ka njoftuar pronarët se në një pjesë të kësaj parcele, duhet të vendoset një shtyllë e re nga grila çeliku, gjë që ka shkaktuar përplasje në mes të të dyja palëve. Nga kompania EVN, të shoqëruar nga forcat policore i filluan punimet për vendosjen e kësaj shtylle, ndërkaq që pronarët nuk pajtoheshin me një gjë të tillë. Sipas…
Borxhi i lartë publik, nuk është shqetësim në vete, por shqetësimi më i madh është ajo se për çka dedikohen mjetet që merren hua. Kështu thonë ekspertët për Televizionin SHENJA, duke shtuar se borxhet që i merr Republika e Maqedonisë, shkojnë për çështje sociale, harxhime të rregullta siç janë rrogat, por edhe projekte joproduktive siç ishte Shkupi 2014. Këto gjëra, sipas ekspertëve, do të duhej të mbuloheshin nga të hyrat e rregullta të shtetit, e jo nga huatë. Përndryshe, borxhi publik tejkaloi vlerën absolute prej 5 miliardë eurove, duke arritur nivelin prej rreth 53 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor.…
LSDM ka një strategji për debllokimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe formimin e Qeverisë së re. Këtë e kumtoi sot deputeti i kësaj partie, Lupço Nikollovski, por duke mos zbardhur detaje nga kjo strategji. Ai vetëm tha se presin momentin e duhur. LSDM ndërkohë ka refuzuar edhe çdo mundësi për bisedime të reja me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, duke thënë se nuk negocjojnë me kriminel. “Ne strategjinë do ta prezantojmë dhe do ta ndërmarrim dhe planin do ta realizojmë në një moment të caktuar dhe ajo do të nënkuptojë zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe zgjedhjen e Qeverisë së…
[embedded content] Protestuesit me moton “për Maqedoni të përbashkët” edhe sot në ditën e 39 të protestës kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare. Ata deklaruan se nuk do të pranojnë zbatimin e dygjuhësisë në vend dhe nuk do të pranojnë kryetar të ri të Kuvendit i cili nuk prononcohet kundër Deklaratës. Alsat-M
Maratona e replikave dhe kundër-replikave vazhdoi edhe në ditën e tetë të Seancës konstituive në Kuvend. Mes tjerash, brenda institucionit ligjvënës u realizua edhe një takim mes dy liderëve të partive politike, Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit. Nga LSDM-ja shkurt konfirmuan se takimi ka qenë i paplanifikuar dhe janë shkëmbyer ide se si të zhbllokohet puna e Kuvendit. LupçoNikollovski nga LSDM-ja tha se partia e tij ka zgjidhje dhe plan për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, por se do ta shpalosin atëherë kur të jetë momenti. Për idenë e takimit të liderëve Nikollovski tha se LSDM-ja nuk do të ulet…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë zhvilluar një takim larg syve të opinionit dhe larg kamerave. Takimi është mbajtur në zyrat e grupit parlamentar të LSDM-së në Kuvend. Zyrtarisht nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga asnjëra palë, por nga LSDM kanë brifuar se takimi ka qenë i rastësishëm dhe i paplanifikuar. Sipas burimeve brenda LSDM-së, Ahmeti dhe Zaevi kanë biseduar për format e zhbllokimit të punës së Kuvendit, por nuk njoftohet nëse është arritur ndonjë marrëveshje ose përfundim në këtë takim. Nga kjo parti nuk japin as detaje të tjera, ndërkohë që më…
Institucionet e shtetit, Parlamenti dhe Qeveria duhet të stabilizohen dhe të fillojnë të funksionojnë si parakusht për daljen nga kriza. Kështu ka deklaruar ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie në emisionin “Arena” në TV SHENJA. Ai ka thënë se për bashkësinë ndërkombëtare nuk është me rëndësi se kush formon Qeverinë, por formimi i institucioneve dhe zbatimi i reformave. “Çështja e parë është dëshmimi i asaj se Maqedonia është një shtet funksional. Pra, Parlamenti i saj duhet të funksionojë, po ashtu institucionet e qeverisjes lokale, sepse tani parashtrohet dhe çështja e zgjedhjeve lokale, prandaj nuk mund të mbesin pa bashkëbisedues për…
Mbyllja e tërësishme e Jugohromit do të ishte vetëm zgjidhja e gjysmës së problemit me ndotjen në Tetovë. Kështu vlerësojnë nga Eco Guerilla. Arianit Xhaferi vlerëson se pas mbylljes së Jugohromit, në muajin mars, ajri ka qenë dukshëm më i pastër nga periudha e njëjtë e viteve të kaluara. “Një muaj kemi patur ndotje mesatare më të ulët nga ajo që lejohet, derisa lejohet 50 mikrogram në metërkub të kemi grimca PM 10 ne gjatë marsit kemi pasur 39. Kjo sigurisht që është si rrezultat i mosfunksionimit të Jugohromit, të cilën gjë e kemi thënë shumë herë më parë, të…
Prokurori Publik nuk ishte i gatshëm që t’i thotë fjalët përfundimtare dhe për këtë shkak u anulua seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e Xhemail Rexhepit, apo i njohur si “Komandant Shqiponja”. Seanca e radhës është caktuar për më 26 prill. Arsyetimi për shtyrjen, sipas familjarëve, nuk është aspak i logjikshëm dhe sipas vëllaut të “Shqiponjës”, Qail Rexhepi, me këtë veprim vihet në dukje se ata janë duke u munduar që të akuzuarin ta dënojnë me dënim minimal edhe pse sipas veprës për të cilën akuzohet dënimi mund të jetë burg i përjetshëm. “Këtu shihet qartë se ky prokuror nga…
[embedded content] 05 April Derisa deponia në hyrje të qytetit po pastrohet dhe pjesërisht është rrethuar me tela, në Tetovë po formohet një deponi tjetër edhe më e rrezikshme se kjo e para. Grumbullimi i mbeturinave bëhet mbi urë në hyrje të qytetit, ndërsa pjesë përbërëse e mbeturinave janë edhe copa të mëdha betoni dhe gurrë, që rrezikojnë edhe shembjen e urës.Ndërmarrja Publike komunale arsyetohet se kjo është bërë nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, por edhe përkundër premtimit të dhënë javë më parë, nuk kanë sqarim përse nuk largohen këto hedhurina nga ura. Punëtorët na lajmëruan se afër deponisë është…

