VMRO-DPMNE konsideron se LSDM nuk ka arritur në tentimin për puç, nuk ka arritur me shkeljen e rregullores për punë të Kuvendit, ligjit dhe Kushtetutës, të zgjedhë kryetar të Kuvendit. “LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë që nëpër derë të vogël ta fusë platformën e Tiranës. LSDM megjithatë nuk heq dorë nga qëllimi i tillë i vet, të formojnë qeveri sipas vullnetit të Ramës. LSDM që ta shpëtojë kreun e saj kriminel të mos shkojë në burg e futi tërë shtetin në një ambis politik”, theksojnë nga VMRO-DPMNE. Nga partia theksojnë se LSDM dëshiron të zgjedhë kryetar…
Author: almakos
Dita Ndërkombëtare e Romëve – 8 Prilli, ditë kur festohen historia dhe vlerat kulturore të popullatës rome, sipas traditës së krijuar, në Manastir do të shënohet me hepening i cili në mesditë do të mbahet në sheshin “Magnolia”. Në prag të ngjarjes së mesditës, kryetari i Shoqatës të romëve “Ylli rom”- Manastir, Xhevdet Xhelalovski paralajmëroi se do të ketë program të pasur muzikor. Me rastin e Ditës së romëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dje organizoi “Zyra të hapura” për qytetarët që jetojnë në lagjet rome. Ministria e Punës, siç kumton, këtë praktik planifikon ta vazhdojë edhe në të…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, thotë se e sheh këtë vend ballkanik duke i forcuar lidhjet me Bashkimin Evropian dhe e ka minimizuar pikëpamjen se Beogradi po i afrohet Rusisë. “Serbia po i afrohet Rusisë… jo po ndodhë krejtësisht e kundërta, mendoj se Serbia po synon dhe po lëvizë më afër Bashkimit Evropian. Por, Serbia ka paraqitur një pozicion tjetër, që është shumë i qartë se dëshiron të jetë ushtarakisht neutrale dhe ne e respektojmë këtë, por se ajo dëshiron të integrohet në BE, dhe ne shumë e mbështesim këtë proces, po ashtu, pasi mendojmë se…
08 April Shumica e re parlamentare prej 67 deputetëve është e detyruar që sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit dhe qeverinë e re, thanë sot nga LSDM përmes një komunikate me shkrim. “Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së po bllokon proceset demokratike dhe në opinion po përhapet retorika e dhunës, vetëm të sigurohet një ditë më shumë për krimet të reja dhe të sigurohet pasuri më e madhe për vete dhe bashkëpunëtorët e tyre. Tenderi prej 60 milionë euro për firmë të afërt me kushëririn e Gruevskit, Sasho Mijallkov, popmat e benzinës dhe platformat e naftës për…
Ish-kryeministri i Kroacisë dhe ish-kryetari i HDZ-së, Ivo Sanader në shkallën e parë është dënuar me katër vjet e gjysmë heqje lirie. Për shkak se është dënuar me më pak se sa pesë vjet, Sanader nuk do të shkojë në burg deri në vendimin e plotëfuqishëm të gjykatës.Ish-politikani më i fuqishëm kroat është dënuar për rastin “Planinska” për shkak të malverzimeve rreth shitjes së ndërtesës afariste në Zagreb Ministrisë së zhvillimit rajonal, në krye të së cilës ishte Petar Çobankoviq nga HDZ-ja.
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup, i themeluar në vitin 2006 me iniciativë të personaliteteve të rëndësishme të opinionit nga Turqia, akademikë dhe afaristë, ka shtuar një sukses të ri në listën e sukseseve të tij. IBU, i themeluar nga bamirës dhe afaristë në Ballkan dhe në Maqedoni, me theks të veçantë nga Turqia, për të sjellë në një vend rininë e Ballkanit, në klasifikimin e universiteteve për vitin 2015/2016 nga Shangai, është renditur si universiteti më i mirë në Maqedoni në sferën e arsimit. Rektori i IBU-së, Prof. Dr. Ismail Koxhajusufoglu, duke folur për Agjencinw Anadolu, shprehu kënaqësinë për…
[embedded content] Për të 40 ditë me radhë shoqata “ Për një Maqedoni të Bashkuar” kanë vazhduar me marshin tyre protestues qeveria deri para kuvendit të Maqedonisë. Para protestuesve falim patën Bogdan Ilivceski si dhe Darko Mijallovski të cilët kërkuan që të hiqet dorë nga platformë e Tiranës. Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje deri te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që të mos përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë.
[embedded content] Presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror kroat ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të japë mandatin LSDM-së pasi 67 firmat e deputetëve sipas tij janë siguruar nën kërcënimin e partive politike shqiptare për të realizuar platformën e Tiranës.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi se partia e tij dhe populli nuk do të lejojnë zbatimin e Platformës së Tiranës, ridefinim të shtetit dhe qëllimin final ndryshim të emrit që siç tha është qëllimi final i LSDM-së dhe partive shqiptare. Gruevski porositi që edhe populli të jetë i gatshëm për rezistencë ndaj zbatimit të skenarit të këtillë. Ai tha se pas festës së pashkëve LSDM-ja do të tentojë që të vijë në pushtet. Ai tha se zgjidhja mund të gjendet përmes dialogut demokratik në Kuvend. Sipas Gruevskit zgjidhja më e mirë e mundshme janë zgjedhjet e shpejta.
Një javë para skadimit të afatit për emërimin e prokurorëve të rinj që janë paraqitur në konkursin e tetorit, Këshilli i Prokurorëve ua ka vazhduar mandatin dhjetë prokurorëve nga Prokuroria Themelore e Shkupit për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Prokuroria Themelore dhe e Lartë e Shkupit, Prokuroria Themelore e Manastirit dhe Prokuroria e Lartë e Gostivarit, thonë burime të televizionit Shenja. Edhe pse tashmë ka dhjetëra kandidatë të cilët janë paraqitur dhe kanë kryer intervistat e punës para gjashtë muajsh, Këshilli mban peng emërimin pa dhënë ndonjë arsye të qartë. Edhe pse Televizioni Shenja u interesua për këtë rast disa ditë…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në një intervistë për televizionin nacional të Kroacisë HTV, ka thënë se Zaevi është i frikësuar se nuk e ka përmbushur atë që është pritur nga ai. Sipas tij, Zaev është futur në një lojë të huaj nga e cila nuk mund të dal dhe tani ai bën gabime.“Kur është njeriu i frikësuar bën gabime. Këto gabimet e tij tani po e sjellin në një gjendje më të rëndë nga ajo që kur filloi këtë, kur dëshiroi nëpërmjet incizimeve të cilat, siç thotë ai i ka marrë nga shërbime të huaja të rrëzoj Qeverinë e…
Kush çfarë ka bërë për shqiptarët, në kohën e cilës parti kanë qenë më të dëmtuar shqiptarët, puna e Prokurorisë Speciale si dhe stërzgjatja e përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ishin pikat që përplasën përfaqësuesin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në emisionin “Arena”. Përpos tyre, i ftuar ishte edhe Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA. Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri iu drejtua Ilija Dimovskit duke thënë se tani nëntë ditë në Kuvend përfaqësuesit e VMRO-DMNE-së po derdhin lot krokodili se sa gjoja i duan shqiptarët, ndërsa Dimovski tha se edhe në kohën e LSDM-së ka…

