Author: almakos

Vizitorët dhe të punësuarit në qendrën tregtare Delta City në Podgoricë të Malit të Zi, u evakuan sot pas alarmit se në qendrën tregtare është vendosur një bombë. Alarmi për bombë u kumtua përmes një njoftimi publik, raporton Anadolu Agency (AA). Në momentin e alarmit për bombë, në qendrën tregtare ishin qindra njerëz, ndërsa aty ishte planifikuar festivali i shëndetit.

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Duke komentuar nga aspekti Kushtetues zhvillimet në skenën politike, profesori Bajram Pollozhani vlerëson se partitë duhet të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve dhe të gjejnë mirëkuptimin për zhbllokimin e Kuvendit. Në një intervistë për Alsat, Pollozhani konsideron se kjo çfarë ndodhë në Kuvend po nënçmon qytetarët e Maqedonisë dhe vullnetin e tyre. Meqenëse vlerëson se Qeveria aktuale nuk mund të organizojë zgjedhje të reja parlamentare, Pollozhani zgjidhjen e krizës e sheh përmes tërheqjes së ministrave të BDI-së nga ekzekutivi. Adrian Kerimi

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Shtëpitë botuese shqiptare, pjesëmarrëse në Panaritin e librit në Shkup shprehen të pakënaqura me interesimin dhe fluksin e lexuesve shqiptarë. Disa prej tyre thonë se një gjë e tillë ka të bëjë me kulturën e të lexuarit, një pjesë tjetër fajin ia lënë internetit i cili sipas tyre ka lënë në hije librat ndërkaq disa të tjerë thonë se ndikim në këtë gjendja ka kriza ekonomike. “Nuk është në nivelin e duhur por mirë është. Janë shumë faktorë, është edhe çështja e kulturës së të lexuarit. Shtëpia botuese Albas merret kryesisht me botimin e librave për…

Lexo më Shumë

[embedded content] 08 April Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov e betonuan krizën politike. Deklarata e presidentit të shtetit se nuk do ta japë mandatin edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari si dhe thirrja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që populli të përgatitet për rezistencë më afatgjate, janë paralajmërim se nuk do të ketë dalje të shpejtë dhe të thjeshtë nga rrejti politik në të cilin është ngatërruar shteti. Katër partitë tjera parlamentare e dënojnë këtë retorikë të Gruevskit dhe Ivanovit. Megjithatë nga LSDM-ja thonë se nuk duan që ta faktorizojnë Gruevskin dhe Ivanovin me komente shtesë mbi qëndrimet e tyre. Nikolla…

Lexo më Shumë

08 April VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në për bllokimin e debatit në Kuvend. Sipas tyre, kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen nga “platforma e Tiranës”. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçev thotë se kjo situatë mund të shkaktojë revoltë shtesë te populli dhe kërkojnë nga socialdemokratët përsëri të shkojnë në zgjedhje për të sqaruar situatën. Ne kemi mesazh të qartë, ndaj çdo përpjekje të LSDM-së që në mënyrë të dhunshme të vijë në pushtet, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren. Ne do të kundërpërgjigjemi. Gjithashtu i themi LSDM-së, se çdo përpjekje e tillë do të shkaktojë revoltë edhe më të fortë tek qytetarët…

Lexo më Shumë

08 April Ekspertët dënojnë ashpër veprimet me anshmëri politike dhe përçarëse të peshkopëve. Gazetari, Zoran Bojarovski vlerëson se ata po shkelin rëndë mbi Kushtetutën po aq sa mbi shenjtërinë religjioze, respektivisht detyrën për të predikuar dashuri dhe tolerancë.  Kur priftërinjtë t’i veshin rrobat e shenjta, ata njëkohësisht e veshin edhe përgjegjësinë. Kur ta veshin përgjegjësinë ata e kanë patjetër të sillen ashtu edhe para publikut. Kur je në veshje të shenjtë nuk mund të përfaqësosh qëndrime radikale politike, të cilat edhe më tepër i ndërlikojnë situatat politike te ne dhe edhe më shumë e nxehin situatën. Kjo është thjeshtë e…

Lexo më Shumë

08 April Maqedonisë i nevojitet Qeveri e re dhe jo zgjedhje të reja dhe askush në BE apo NATO nuk mendon ndryshe. Kështu tha eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll mbrëmë në një intervistë për “360 ​​gradë”. Unë deri tani nuk kam dëgjuar ndonjërin në Parlamentin Evropian i cili mendon se duhet të organizoni zgjedhje të reja. Sipas kësaj, qëndrimi i Parlamentit Evropian, qëndrimi i Komisionit, qëndrimi që e bëri publik z. Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup. Ato janë qëndrimet nga gjitha anët, si edhe nga NATO-ja dhe liderët e vendeve partnere; se duhet…

Lexo më Shumë

08 April Në vend të marshimit, nisma “Për Maqedoni të përbashkët” sot protestoi duke vozitur makina nëpër disa qytete në Maqedoni. Në Shkup, marshi filloi nga salla sportive Boris Trajkovski në Karposh dhe Jane Sandanski në Aerodrom, duke përfunduar para Parlamentit. Sipas organizatorëve, qëllimi ishte për të treguar vigjilencë dhe mobilizim, në qoftë se në ditët e ardhshme do të bëhet tentativë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Lexo më Shumë

08 April Dita ndërkombëtare e romëve i gjen ata në kushte të vështira dhe pa punë një pjesë e konsiderueshme e tyre ditën e kalojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë. Komuniteti rom në Maqedoni edhe pse nuk janë të pakët në numër, ndjehen të diskriminuar. Mahmut Memeti nga qyteti i Tetovës i cili jeton në Shkup thotë ky komunitet janë lënë pas dore si klasa më e ulët e shoqërisë. Ai është lypës dhe thotë se nëse nuk e bën këtë punë, nuk do të mund as të mbijetojë. Memeti për çdo ditë përballet me sharje dhe fyej nga më të…

Lexo më Shumë

Një djalosh 15 vjeçar mbrëmë në pjesën e Hekurudhave të Maqedonisë Shkup, në afërsi të Bllokut 1, ka marrë plagë nga goditja e energjisë elektrike, pasi është ngjitur në një vagon cisternë, ku është afruar pranë përçuesit elektrik i cili ka qenë me tension të lartë. MPB informon se djaloshi është ngjitur në vagon cisternë sepse ka dashur shoqja e tij ta fotografojë. Nga ana e të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë është thirrur ndihma e shpejtë mjekësore të cilët djalin e kanë transferuar në Qendrën e urgjencës – Shkup ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore (djegie të shkallës…

Lexo më Shumë

08 April Shqiptarët në Maqedoni janë mjaft të vetëdijshëm dhe politikisht të pjekur, që qëndrimet e veta t’i mbrojnë në institucione përmes përfaqësuesve të zgjedhur, në vend që t’i shprehin përmes formave të ndryshme të mosbindjes civile – theksoi ish-deputetja Ermira Mehmeti në emisionin “360 gradë.” Sipas saj, kjo vetëdije te shqiptarët e hedh poshtë mundësinë që ata të dalin në protesta të dhunshme. Mehmeti përmendi se shqiptarët nuk duan trazira, e as federalizim ashtu siç pretendon VMRO-DPMNE-ja. Nga ana tjetër, një pjesë e shoqatave patriotike maqedonase dje dërguan mesazh se çfarëdo që të ndodhë, do qëndrojnë në mbrojtje të…

Lexo më Shumë

08 April VMRO-DPMNE ka vazhduar me akuzat se LSDM-ja përpiqet ta realizojë “Platformën e Tiranës” me qellim që ta shpëtojnë liderin e partisë së tyre. “LSDM nuk ka arritur ta bëjë hapin e parë që nëpër derë të vogël ta fusë platformën e Tiranës. LSDM megjithatë nuk heq dorë nga qëllimi i tillë i vet, të formojnë qeveri sipas vullnetit të Ramës. LSDM që ta shpëtojë kreun e saj kriminel të mos shkojë në burg e futi tërë shtetin në një ambis politik”, thuhet në komunikatën me shkrim nga VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së LSDM-ja dëshiron të zgjedhë kryetar Tirane në Kuvend…

Lexo më Shumë