Author: almakos

Situata politike në të cilën ndodhet Maqedonia, nuk do të mund të zgjidhet pa përfshirje direkte të ndërkombëtarëve. Kështu vlerëson politologu, Mitko Gagjovski, në intervistën e tij për REL. Ai thotë se periudha vijuese që e pret Maqedoninë është shumë e vështirë dhe vendi nuk ka fuqi që të zgjidh vet. Sipas tij, opinioni në vend ka qenë dëshmitar se, politikanët maqedonas nëse lihen vet të gjejnë zgjidhje për cilën do situatë nuk mund ta bëjnë atë. “Shembull për këtë ishte Marrëveshja e Përzhinos e cila doli nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare dhe e cila në njëfar mënyre duheshte të…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, po lë mandatin e tretë radhazi, pa realizuar premtimet që i bëri vite me radhë për projektet të cilat do të duhej ta përmirësonin infrastrukturën dhe pamjen urbane kësaj komune. Projekti për Sheshin Skënderbeu, ishte njëri ndër projektet për të cilën u premtua,  megjithatë përfundimi i tij është ende larg. Sheshi ishte paraparë që të ndërtohet në tri faza, me një kosto të përgjithshme prej afro 10 milionë eurove. Faza e parë kishte përfunduar qysh në mars të vitit 2013, me të cilën u bë rikonstruktimi i dyqaneve në afërsi të përmendores…

Lexo më Shumë

[embedded content] 09 April Dy paralele në gjuhën shqipe do të hapen vitin e ardhshëm mësimor në shkollën e mesme të elektro-makinerisë në Ohër. Kjo parashihet në konkursin për paraqitjen e nxënësve në shkollat e mesme për vitin mësimor 2017-2018, të cilën e publikoi Ministria e arsimit. Njëra paralele është në drejtimin elektroteknik- energjetik me 34 nxënës kurse paralelja tjetër gjithashtu me 34 nxënës në drejtimin Teknik për trafik rrugor. Prindërit e fëmijëve që mësojnë në shkollën e vetme fillore në Ohër “Bratstvo i Edinstvo” ku mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, thonë se ishte e domosdoshme që kjo të…

Lexo më Shumë

[embedded content] 09 April Shkurte Hiseni nga fshati Likovë që nga lindja vuan nga një sëmundje e rëndë hormonale që pengon zhvillimin e saj fizik dhe psikik. 11 vjeçarja është e detyruar që çdo ditë të marr terapinë e caktuar nga mjekët por një pjesë e ilaçeve nuk gjenden në qytetin e Kumanovës. Që situata të jetë më tragjike, familja e saj përballet edhe me kushte të rënda të jetës, gjë që i pamundëson të blejnë medikamentet e nevojshme. Eshtrat e trupit i ka sikur të ishte 5 vjet, për atë është e detyruar t’i merr çdo ditë këto medikamente…

Lexo më Shumë

09 April Raportet e fundit ndërkombëtare për nivelin e arsimimit të të rinjve në Maqedoni janë shqetësuese. Profesorët kërkojnë masa urgjente me qëllim që të shpëtohet sistemi arsimor. Profesori Avzi Mustafa thotë se mosrealizimi i reformave ka çuar në uljen e madhe të cilësisë në arsim. Sipas tij ndër n shkaqet është edhe mungesa e komunikimit mes Ministrisë së Arsimit , Shkollave, prindërve dhe nxënësve. Planet dhe programet mësimore, respektivisht kurrikulat nuk bazohen në standarde. Tekstet gjithashtu. Flasin me të madhe se duhet të rishikohen. Jo të rishikohen, duhen tekste krejtësisht të reja që do të jenë të mbështetura në…

Lexo më Shumë

09 April Qendra e sportit Boris Trajkovski e cila është në pronësi të shtetit, të premten shpalli tender për furnizim të pazakontë. Kërkon oferta për sigurim menaxherial të jetës për drejtorin, Zllatko Perinski, edhe atë në vlerë prej 5 mijë euro në vit. Me fjalë tjera, nga paratë e të gjithë qytetarëve, një drejtor i një kompanie shtetërore sigurohet personalisht, për shumë që është më e lartë se rroga vjetore neto në Maqedoni. Pasi zakonisht, të punësuarit ne vend sigurohen në rreth 100 denarë në muaj, i pyetëm kompetentët në Boris Trajokovski- nëse edhe personat tjerë udhëheqës apo të punësuarit…

Lexo më Shumë

09 April Kriza politike ka goditur edhe pagesën e rregullt të rrogave. Është rritur numri i kompanive të cilat nuk munden në kohë t’i paguajnë obligimet ndaj të punësuarve. Sipas të dhënave që Alsat M i mori nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, vetëm për 1 muaj përkatësisht nga janari deri në shkurt të këtij viti, 2000 kompani janë vonuar me pagesën e rrogave në afatin e paraparë me ligj. Në mënyrë shtesë, numri i kompanive që aspak nuk e kanë paguar rrogën e shkurtit është rritur për rreth 2000, krahasuar me janarin. Kjo do të thotë se gjithsej janë…

Lexo më Shumë

09 April Në BDI ende po mendohen nëse do t’i tërheqin ministrat nga Qeveria. 10 ditë pas paralajmërimeve fillestare se kuadrot e Ahmetit mund t’i lëshojnë pozitat e ministrave, ende nuk ka vendime konkrete. Nga kjo parti thonë se nëse vendosin t’i tërheqin ministrat kjo do të jetë porosi e qartë se BDI-ja është e gatshme për çdo hap që të jetë pjesë e shumicës së re. Sipas një pjese të analistëve, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë vetëm blerje kohe. Çdo ditë e kaluar në gjoja konsultime, ngadalë po skadon afati i veprimit të Speciales, vlerëson Agim Jonuz.…

Lexo më Shumë

Një shkëndijë e ndezur në një shtet mund ta djeg gjithë Ballkanin. Kështu është shprehur ish kryeministri njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për të përditshmen serbe Blic. E shohim se ka tensione në më shumë vende të rajonit. Do të ishte naive që të hidhet çfarëdo skenari, por për ne me rëndësi është të mos lejojmë që kjo situatë të eskalojë, thotë mes tjerash Gruevski. Në këtë intervistë ai është shprehur i bindur se me formimin e Qeverisë së re, Maqedonia do të bëhet shtet binacional me dy gjuhë zyrtare dhe se bashkësitë e tjera etnike…

Lexo më Shumë

09 April Gjyqi për Grupin e Kumanovës i cili ngarkohet për veprën e terrorizmit do të vazhdojë pas 10 ditësh me dëshminë e Beg Bajrës. Pasi të dëgjohen dëshmitë e të gjithë të akuzuarve në sallën e gjyqit në cilësinë e dëshmitarit pritet të ulen edhe politikanë e ekspertë të ndryshëm. Në mesin e dëshmitarëve të cilët do të propozohen nga pala mbrojtëse janë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, ndërmjetësuesit e OSBE-së, ish ministra e Brendshme Gordana Jankullova, ish kreu i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov si dhe ish ministri Mitko…

Lexo më Shumë

Nipi ka tentuar ta plaçkitë gjyshen dhe gjyshin derisa kanë fjetur pardje mbrëma në shtëpinë e tyre në Shtip, me ç’rast e ka lënduar gjyshen duke e goditur dy herë në kokë. Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt, dje rreth orës 00:30 në Shtip, vjedhësi e ka thyer xhamin e derës së hyrjes nga shtëpia pronë e S.M (77) dhe P.M (74) ka hyrë brenda dhe ka mbuluar kokën dhe fytyrën. “Ka hyrë në dhomën ku ka fjetur gjyshja dhe gjyshi, të cilët janë zgjuar pasi e kanë dëgjuar trokitjen dhe thyerjen e xhamit,…

Lexo më Shumë

09 April Profesori Jove Kekenovski vlerëson se lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me retorikën e tij kërcënuese dëshiron që të vazhdojë ta keqpërdor popullatën për të shpëtuar lëkurën e tij. Sipas Kekenovskit me kalimin e kohës do të bie intensiteti i tensioneve edhe pse Gruevski i ndihmuar nga Ivanovi do të vazhdojnë të blejnë kohë me qëllim që zyrtarët e lartë të partisë së tyre të mos përgjigjen përpara drejtësisë dhe të mund të kënaqen me paratë e vjedhura nga qytetarët. Kekenovski, presidenti Ivanov deklaroi se edhe nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit, ai nuk do ta japë mandatin derisa Zaev…

Lexo më Shumë