10 April Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë para pak çastesh është shprehur tejet pesimist sa i përket zgjidhjes së krizës politike. Ahmeti me këtë rast ka deklaruar se nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ndërkohë derisa ka komentuar kërcënimet e Nikolla Gruevskit, Ahmeti është shprehur decid se problemet nuk zgjidhen me kërcënime. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk do të tërheq ministrat e tij nga qeveria aktuale, nën arsyetimin se kjo nuk do të kontribuoj në zgjidhjen ngërçit politik.
Author: almakos
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar paraqet problem tejet serioz për investitorët e huaj dhe sa më shpejtë duhet të ndërmerren masa për përmirësimin e kësaj situate. Kështu tha kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj në kuadër të Odës Ekonomike, Shtefan Peter. Ai sqaroi se për këtë çështje është realizuar edhe një hulumtim me kompanitë, ku është vërtetuar se ato po përballen me vështirësi në plotësimin e vendeve të punës me të punësuar adekuat. 90 për qind e kompanive, thonë se kjo është problem esencial edhe në të ardhmen. “Ky hulumtim na tregon se përfundimisht ka një kërkesë për…
10 April Ministria e punëve të jashtme po shqyrton opsionin që konsullit të nderit në Barcelonë, Mario Deus t’i merret statusi. MPJ pret konfirmim zyrtar nga ambasada në Madrid, për shkrimet në shtypin spanjoll se konsulli i nderit i Maqedonisë në Barcelonë i ka vrarë dy fëmijët e mitur. Mediat e Spanjës njoftuan se Deus është arrestuar në Afrikën Jugore pasi bashkëshortja e tij i ka gjetur fëmijët e vdekur në vilën familjare afër Kejptaunit. Ndryshe Mario Deus u emërua konsull i nderit i Maqedonisë në Barcelonë në vitin 2012. Alsat-M
Situata aktuale politike, sipas analistëve, tanimë nuk mund të cilësohet si një krizë politike dhe institucionale, por si kaos i pakontrolluar i jetës shoqërore dhe politike. Sipas analistit politik, Branko Gerovski, nuk pritet ndonjë ndryshim spektakular i situatës, të paktën deri pas festës të pashkëve, pasi sipas tij, akoma nuk ka gatishmëri nga pakica parlamentare që seanca konstituive të vazhdojë normalisht. Ndërkaq, as shumica parlamentare, sipas Gerovskit, nuk planifikon ndonjë lloj aksioni për zgjedhje të shpejtë të kryetarit, nëse e njëjta do të ishte jashtë kornizave të të drejtave të rregullores. “Mendoj se LSDM dhe partnerët e koalicionit, respektivisht partitë…
10 April Gjykata Supreme ka caktuar për nesër seancë të përgjithshme ku do të shqyrtohen 17 ankesa për sistemimin e ri në Gjykatën Penale, që e përgatiti ushtruesi i detyrës kryetar, Stojançe Ribarev. Mospajtimet e disa nga gjykatësit në Gjykatën Themelore Shkup vijnë pasi sistemimi i ri është identik me atë të ish u.d kryetares, Tatjana Mihajlova e cila dha dorëheqje pasi Gjykata Supreme i pranoi thuajse të gjitha ankesat e kolegëve të saj. Një pjesë e gjykatësve ende nuk kanë përgjigje për ankesat e para, ndërsa Gjykata më e lartë tani do të merr vendim për 17 ankesa të…
[embedded content] 10 April Një ditë pas deklaratës nxitëse të Gruevskit, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi porositi se kush luan me zjarr do të digjet. Arifi tha se alternativa e vetme për vendin është formimi i shpejtë i institucioneve ndërsa hodhi poshtë plotësisht mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.
10 April Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski publikisht u ankua se Prokuroria Speciale nuk bashkëpunon me këtë Gjykatë. Katër ditë më parë kanë dërguar kërkesë për informatë pranë ekipit të Janevës, por përgjigje ende nuk kanë marrë. Kërkesa ka qenë me karakter urgjent, por nga Gjykata më e lartë nuk zbulojnë se çfarë saktë duhet t’u përgjigjet Specialja. Prokuroria refuzon qartë të veprojë sipas kërkesës së Gjykatës Supreme, me çka ndikon në prolongimin e procedurës urgjente që zhvillohet pranë Supremes – thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme. Reaguan nga PSP-ja. Informatën që e ka kërkuar Gjykata Supreme ka qenë…
Prokuroria Speciale u është kundërpërgjigjur ankesave të Gjykatës Supreme , ku kjo e fundit tha se PSP-ja nuk u ka dhënë informata për një rast, shkruan SHENJA. Nga PSP-ja thonë se informata ka të bëjë me një kërkesë për ndërrimin e një gjykatësi të Supremes, dhe se informata që Vangellovski e ka kërkuar mund ta sigurojë nga deklarata e gjykatësit kontestues. Prandaj, Specialja nuk do të përgjigjet në mënyrë që të mos ndikojë në epilogun e procesit. Prokuroria e Kativa Janevës kërkoi që kjo mënyrë e veprimit të shpejtë në procedura urgjente, të zbatohet edhe në rastet e iniciuara prej…
10 April Ekspertët vlerësojnë se kërcënimet e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski paraqesin vepra penale. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska fton policinë, prokurorinë publike dhe gjykatat të sanksionojnë Gruevskin për organizim të popullit, për shkelje të rendit juridik dhe kushtetues, për sulme të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore dhe bashkëqytetarëve të tyre. Në të kundërt “do të ndizet zjarr”, që rëndë se do të shuhet. Tani është momenti i fundit kur duhet të tregojmë a kemi institucione apo nuk kemi institucione. Nëse nuk kemi institucione, atëherë nuk kemi as shtet dhe në atë rast me të vërtetë…
10 April Këshilli i etikës në media reagon lidhur me raportimet luftënxitëse të disa mediave të cilat transmetojnë prononcime të personalieve të ndryshme që bëjnë thirrje edhe konfrontime ndëretnike në vend. Sipas tyre raportimet e tilla përkrah situatës aktuale politike ndikojnë negativisht ndaj sigurisë qytetare, interesit publik dhe lirisë së mediave. Këshilli kërkon nga institucionet kompetente të marrin masa në përputhshmëri me ligjet. Është shqetësuese mënyra e informimit në disa media ku vend kryesor zënë informimi i njëanshëm dhe informimi i cili nxitë frikën për përkeqësim të mundshëm të situatës, duke përfshirë këtu edhe thirrjet për mobilizim në shërbim dhe…
10 April Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë të lejojnë procesin demokratik në vend të zhvillohet, që sipas Brukselit zyrtar përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri të parlamentit dhe më pas edhe qeveri të re, pa anulim, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç. “Ne jemi të zëshëm pasi që presim që të ndodhë në vend dhe në këtë fazë, ne e ndjekim zhvillimin dhe ngjarjet dhe vazhdimisht flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja aktuale dhe Qeveria duhet të konstituohet pa anulim, të bazuar në…
10 April Avokati i Popullit ka konstatuar se Inspektorati shtetëror i Arsimit funksionon në mënyrë selektive dhe jo profesionale. Një konstatim i tillë vjen pasi zyra e Avokatit të Popullit javë më parë hapi hetim për punën e Inspektoratit të Arsimit të cilët nën arsyetimin se nuk kanë pasur prova, morën vendim që të mos sanksionojnë drejtorët e shkollave të mesme të Prilepit, Ohrit dhe Manastirit, nxënësit e të cilëve gjatë orarit shkollor kishin lënë mësimin për të marrë pjesë në protestën e iniciativës “ Për Maqedoni të Përbashkët” . Gjendja faktike që ne e konstatuam rezulton të jetë se…

