Author: almakos

Prokurori Publik përgjegjës nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup, ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave- 19 vjeçar, të dyshuar për rastin e djeshëm në Matkë, ku, gjatë një përleshjes fizike është vrarë një i mitur. “Njëri person dyshohet për veprën penale- Vrasje nga neni 123 nga Kodi Penal, ndërsa tjetri dyshohet për veprën penale- Pjesëmarrje në rrahje nga neni 132 nga Kodi Penal. Të dy personat janë privuar nga liria dhe kundër të parit do të propozohet caktimi i masës së paraburgimit ndërsa për personin e dytë do të propozohen masat e përkujdesjes”, kanë bërë të…

Lexo më Shumë

[embedded content] 16 April Çelja e luleve dhe temperaturat e paqëndrueshme shqetësojnë personat alergjik dhe ata me astmë. Mjekët nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë në Shkup thonë se nga viti në vit sa vjen e shtohet numri i personave të prekur nga alergjitë e pranverës, ndërkaq mosha më e prekur nga këto alergji janë të rinjtë. Sipas pulmologes Jagoda Stojkovic shkak për këtë është ndotja e lartë e ajrit dhe konsumimi i produkteve ushqimore jo të shëndetshme. Ka numër të madh të pacientëve, madje viteve të fundit ai numër shënon rritje, në veçanti tek moshat e reja. Sigurisht që…

Lexo më Shumë

Sonte dhe nesër parashikohet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu, njoftojnë nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike. Në orët e pasditës pritet mot jostabil, vranësira mesatare ndërsa do të ketë kushte edhe për reshje të shiu, ku në disa pjesë të vendit do të jenë me intensitet më të madh. Temperaturat ditore llogaritet të lëvizin prej 17 deri 24 gradë Celsius, koha do të jetë e ngrohtë. Mirëpo, do të fryejë erë e lehtë jugperëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryejë erë më e fortë veriore dhe kështu do të vazhdoj edhe gjatë mbrëmjes. Sinoptikani…

Lexo më Shumë

Rrugët e lagjes së Gazi Babës në Komunën e Çairit janë asfaltuar sipas përkatësisë partike të qytetarëve dhe jo se ajo është nevojë e domosdoshme për çdo qytetar. Kështu deklarojnë banorët e kësaj lagjeje, të cilët thonë se një pjesë e rrugës e cila është më pak se 100 metra, nuk asfaltohet tashmë 15 vjet, vetëm se banorët e kësaj rruge nuk kanë votuar BDI-në. Sa e mbaj mend unë përmi 15 vjet, edhe më tepër ka, kështu siç e shihni vetë. Shkaku ndonjëherë edhe partiak, pse sje i kësaj partie, kjo lagje nuk bashkëpunon me këtë parti, e kështu…

Lexo më Shumë

Deklaratat e presidentit Gjorge Ivanov se një telefonatë në momentin e fundit e ka prishur marrëveshjen për koalicion mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, ka dëshmuar se partia e Gruevskit e shfrytëzon deklaratën e partive shqiptare si alibi për të mbajtur pushtetin. Kështu vlerësojnë analistët politik Ismet Ramadani dhe Todor Pendarov, sipas të cilëve shfaqjet publike të presidentit Ivanov po e ndërlikojnë gjithnjë e më tepër krizën politike në vend. Analisti Ismet Ramadani madje nënvizon se diçka e këtillë është e dhimbshme për shqiptarët. Të gjitha ata spekulime sikur i konfirmojë dekarata e fundit e Ivanovit, kur përmendi telefonata të cilat kanë…

Lexo më Shumë

16 April Me thyerjen e vezëve dhe ngritjen e gotave banorët myslimanë dhe ortodoksë të Komunës Sopishtë festuan Pashkët. Familjet e Zoran Simonovskit dhe Tomisllav Aleksovskit ishin mikpritësit e banorëve mysliman të fshatit Sveta Petkë dhe Çiflik, ku këta të fundit vizituan me rastin e Pashkëve. Siç thonë banorët, kjo traditë dikur realizohej me prezencë më të madhe të banorëve por kohët e fundit për shkak të situatës politike e njëjta realizohet me vizita individuale nëpër familje. Ka disa njerëz që janë aq shumë të entuziazmuar pas partive politike që ndikon në sjelljen tij, në bisedën me personat e tjerë,…

Lexo më Shumë

16 April Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se presidenti Ivanov me qëndrimet e fundit po e zhyt vendin në një krizë akoma më të thellë. Madje sipas Petar Arsovskit përpara se të kërcënojë Zaevin me burg, Ivanov duhet të përgjigjet për shkeljet flagrante të kushtetutës.  Ai kërcënon Zaevin me po të njejtat gjëra për të cilat vet ai duhet të thirret në përgjegjësi duke marrë parasysh se në mënyrë eklatante ka shkelur kushtetutën me mos dhënien e mandatit. Kjo Maqedoninë do ta çojë në një krizë më serioze. Unë mendoj se për personat zyrtarë patjetër të ketë ndonjë përgjegjësi ligjore…

Lexo më Shumë

[embedded content] 16 April Shtetet e Ballkanit Perëndimor lider në përdorimin e internetit. Kryeson Kosova, e dyta është Kroacia ndërsa në vendin e tretë Maqedonia. Enver Beqiri i cili ka pasur për objekt studimi këtë fenomen, thotë se përdorimi i tepërt i internetit lë pasoja negative tek popullata.  Sipas studimeve të entit statistikot botëror, Maqedonia është ndër vendet ku përdoret interneti në masë të madhe apo afër 67 për qind ku mund të përmendin se i tejkalon edhe disa anëtare të Evropës siç është Greqia, Bullgaria apo Rumunia. Studimi ka të bëjë më tepër me efektet që rezultojnë në përdorimin…

Lexo më Shumë

16 April Në mbarë botën besimtarët ortodoks dhe katolik po e shënojnë festën e tyre më të madhe fetare, Pashkët. Festa e sivjem si asnjëherë më parë po kalon nënë masa të shtuara të sigurisë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pas informacioneve operative mbi ndonjë sulm të mundshëm ndaj objekteve fetare. Me rastin e Pashkëve besimtarët e anketuar nga Alsat uruan për paqe, stabilitet, bashkëjetesë dhe dashuri. Ajo ndjenjë e paqes, te njerëzit të ketë aso dashurie, aso besimi, të mos ketë luftëra, të mos ketë varfëri, të mos ketë vuajtje në botë” Gjitha të mirat, lumturi të gjithëve,…

Lexo më Shumë

16 April Deklarata e Presidentit Ivanov për të përditshmen austriake “VinerCajtung” sipas partive shqiptare është nxitëse dhe nuk kontribuon marrëdhëniet ndëretnike. BDI-ja përgënjeshtroi Ivanovi i cili tha se një bisedë telefonike ka qenë shkaktari i mos-vazhdimit të qeverisjes me VMRO –BDI. Deklarata e Ivanovit për telefonatën e supozuar, sipas zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, është shpifje e presidentit i cili është në mbrojtje të partisë së Gruevskit. Fillimisht i hedhim poshtë këto pretendime, këto janë shpifje. Asnjë faktor nga jashtë nuk ka ndikuar në vendimin e BDI-së, ky vendim ka qenë konsensual dhe i brendshëm i BDI-së, në momentin kur…

Lexo më Shumë

16 April Edhe pse kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Sllupcan-Bellanoc-Stanqiq që lidh Maqedoninë me Kosovën, megjithatë punimet për pikën kufitare nuk kanë filluar akoma. Banorët e komunave që gravitojnë në këtë pikë kufitare për Alsat M druajnë se mos të ndodhë edhe me këtë pikë kufitare sikurse me atë Llojan-Miratoc, që nuk funksionin pavarësisht rrugës së asfaltuar. Kjo është dashur të bëhet shumë më herët, sipas gjitha gjasave mendojmë që kjo pike kufitare duhet sa më shpejtë të hapet. Ne banorët e fshatit Stanqiq dhe grykës së Karadakut që jetojmë në qytetin e Kumanovës për me shku atje…

Lexo më Shumë

16 April Më shumë se një muaj nuk ka aktivitete ndërtimore në seksionet e autostradës Kërçovë – Ohër. Në shumë vende nuk ka asnjë makineri, dhe aty ku ka, disa nga makinat nuk punojnë. Ka dyshime se kjo autostradë e rëndësishme nuk do të përfundojë deri në afatin e caktuar, apo deri vitin e ardhshëm.  Intensiteti është reduktuar shumë. Duhet të formohet qeveria, të përshpejtohen punimet dhe rruga të bëhet – thotë një banor i zonës. Nga Ndërmarrja “Rrugët shtetërore” nuk u përgjigjën për dinamikën e ndërtimit të autostradës. Enti shtetëror i revizionit ka konstatuar se afati për përfundimin e…

Lexo më Shumë