Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thënë se populli i cili pothuajse 60 ditë është rrugëve duke protestuar po kërkon zgjedhje të reja parlamentare, përcjell SHENJA. “Koalicioni i VMRO-DPMNE e kërkojnë këtë që nga janari. Nëse LSDM do të pranonte atëherë propozimin tonë, tani do të kishim zgjedhje dhe do të përfundonte gjithçka. Kur një parti do të del në zgjedhje dhe thotë një gjë e më pas do të bëj diçka tjetër dhe me këtë do të bënë një mashtrim të madh zgjedhorë, ajo parti duhet ta dijë se do të përballet me revoltën e qytetarëve”, ka thënë Gruevski,…
Author: almakos
Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka thënë se gati për çdo ditë takohet me liderët e shumicës parlamentare me qëllim që të dakordohen nëse duhet të kyçen në debatin apo të heshtin. “Po punojmë me kujdes në hapat e ardhshme për debllokim të Kuvendit, përzgjedhjen e kryetarit, dhe më pas transferim të qetë dhe shikojmë që të mos bëjmë diçka që do të ishte në favor të kundërshtarit politik”, ka thënë Zaev. Ai ka pohuar se për një kohë të shkurt do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe se duhet të jenë të vëmendshëm të mos shkaktojnë incidente. /SHENJA/
Dje Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë njoftoi se ish drejtorët e “Maxhar Telekomit”, Eleg Shtraub dhe Andras Balog, janë pajtuar të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa u është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për ushtrim të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme. Dënimi vjen pas akuzave ndaj tyre se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që ashtu ta pengojnë konkurrencën në treg. Sipas dëshmitarëve, nga ryshfeti i “Maxhar Telekomit” kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe ish zv./kryeministri, po ashtu kuadër i BDI-së,…
Jo zyrtarisht merret vesht se takimi Ahmeti-Zaev ka zgjatur vetëm 10 minuta dhe i njëjti është mbajtur në Kuvend. Pas këtij takimi, shkruan SHENJA, deputetët e LSDM-së dhe BDI-së janë larguar nga salla plenare e Kuvendit dhe zyrtarisht askush nuk tregon se ku kanë shkuar. Por burime jozyetare thonë që deputetët janë afruar në koordinim konsultativ në zyrat e grupeve parlamentare dhe në takime me liderët e partive. Nuk dihet nëse zhvillohet edhe ndonjë takim i përbashkët. Burimet e njëjta njoftojnë se takime të tilla do të mbahen edhe me partitë e tjera që kanë mbështetur shumicën e re parlamentare.…
25 April Propozim buxheti i administratës Trump për USAID parashikon ndryshime për shtetet në Ballkan. Shqipëria 8.65 -> 3 (-66 %) Kosova 39.5 3 -> 3 (-31 %) Bosnja 24.7 -> 3 (-28 %) Maqedonia 5.8 -> 3 (-31 %) Mali i Zi 1.75 -> 3 (-100 %) Serbia 11.87 -> 3 (-33 %) Programi i USAID në Mal të Zi me sa duket do mbyllet. Shqipëria ka uljen më të madhe në përqindje krahasuar me shtetet e tjera në Ballkan që do vazhdojnë të kenë programe USAID.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova në foltoren e Kuvendit tha se LSDM ka mashtruar shqiptarët. Ajo ka thënë se votat LSDM tek shqiptarët i ka fituar duke kritikuar BDI-në, ndërsa tani po bashkëpunon me ta. “Si do të ndjehen ato shqiptarë që dhanë votën në llogari se LSDM nuk pajtohet me BDI. Ja tani edhe një mashtrim, të gjitha votat i bënë grumbull, 700 mijë. BDI atëherë ishin kriminel por për interesa ditore BDI u bë e pastër. Përnjëherë u ndryshua percepcioni”, tha Daniela Rangellova, raporton SHENJA.
Deputeti i LSDM Lupço Nikollovski ka thënë se çdo ditë është e mundshme zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe të propozohet formimi i qeverisë së te, ndërsa ka shtuar se nuk do të ketë asnjë përplasje. Ai ka thënë se me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit do të mund të shpallen edhe zgjedhjet lokale, raporton SHENJA I pyetur në lidhje me takimin eventual mes Zeavit dhe Ahmetit, Nikillovski ka thënë se: “Të dy janë deputet në Kuvend dhe si sot edhe çdo ditë tjetër liderët e partive të shumicës mund të takohen”. Duke folur për problemin e bujqve ai tha…
25 April Jo zyrtarisht raportohet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot do të takohet me liderin e LSDM-së Zoran Zaev për të biseduar në lidhje me situatën aktuale e cila ka ngulfatur vendin që nga zgjedhjet e fundit. Raportohet se Zaev ka kërkuar sërish të takohet me Ahmetin për të biseduar edhe në lidhje me veprimet e mëtutjeshme të shumicës parlamentare në Kuvend. Takimi Ahmeti-Zaev akoma nuk është konfirmuar as nga BDI-ja e as nga LSDM-ja, me përjashtim të asaj që nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, ka deklaruar se partitë janë në kontakte permanente, përfshi edhe kryetarët e partive.
Deri të premten moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, me temperaturë të mëngjesit në rritje graduale, ndërsa temperatura të ditës në rritje të konsiderueshme. Vranësira nga nata drejt të shtunës do të rritet dhe në ditët në vijim do të sjellë mot më të ftohtë dhe reshje shiu. Gjatë fundjavës së vazhduar, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Nga e diela do të fillojë të fryjë erë veriore, e cila do të sjell ulje të lehtë të temperaturës. Të hënën…
Lajmi shqetësues se temperaturat e ulëta gjatë ditëve të kaluara u kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha pemëve në rajonin e Prespës dhe se në disa vendbanime nga ngricat janë shkatërruar mbi 90% të pemëve dhe, përkundër kësaj, edhe sot nuk ka asnjë veprim, qoftë edhe solidarizim nga ana e Qeverisë të Maqedonisë, respektivisht Ministrisë të Bujqësisë me bujqit e dëmtuar nga rajoni i Prespës, është shenjë se kjo qeverisje nuk çan kokë për hallet e qytetarëve të vendit, në këtë rast të bujqve. Kur kësaj i shtohet edhe fakti që ende nuk janë paguar subvencionet nga viti i kaluar,…
25 April Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një komunikate të lëshuar sot për mediat vlerësoi se bllokimi i Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e konflikteve ndëretnike prej Nikolla Gruevskit dërgon drejt kaosit të shtetit dhe se për të parandaluar këtë duhet edhe kontributi i qytetarëve. “Meqë bllokimi nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe nxitja e provokimeve etnike nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së shkon në favor të kaosit shtetëror, porosisim se institucionet, partitë politike dhe çdo individ ka për detyrë t’i kundërshtojë dhe të jep kontribut drejt normalizimit të gjendjes”, thuhet mes tjerash në…
Çdo aktivitet që është në kundërshtim me interesat e shtetit dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet për këto veprime pason përgjegjësi serioze, kanë thënë nga LSDM në komunikatën e sotme në të cilën kërkon transferim të qetë të pushtetit. “Interesi i lartë shtetëror i Maqedonisë në këtë moment është transferimi i qetë i pushtetit. Duhet sa më shpejt të zhbllokohen proceset demokratike me atë që do të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit e më pas edhe qeveri e re. Bëjmë me dije se të gjithë institucionet shtetërore dhe të punësuarit në to, kanë për obligim që të mbrojnë…

