Deputeti i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi tha se i vjen keq që u keqpërdor Rregullorja dhe u lejua që të këndohet himni në Kuvendin e Maqedonisë. “Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve, raporton SHENJA. Pas kësaj ai e intonoi himnin kombëtarë nga foltorja e Kuvendit. /SHENJA/
Author: almakos
Shefja e diplomacisë gjermane në Shkup, Kristine Althauzer, ka deklaruar sot se bashkësia ndërkombëtare pret formimin e Qeverisë funksionale e cila do të përkushtohet në zbatimin e reformave urgjente për eurointegrimet. Ajo ka përsëritur edhe njëherë se kriza politike është duke zgjatur së tepërmi dhe duhet të gjendet zgjidhje, në mënyrë që vendi të ec përpara. “Gjithkush përfshirë edhe komuniteti ndërkombëtar është duke pritur për formimin e qeverisë së re që gjërat të vazhdojnë të ecin përpara, por së pari duhet të zgjidhet kryeparlamentari. Prioritet në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian janë çështjet e reformave të cilat intensivisht duhet…
Seanca publike për rastin “Monstra” do të zhvillohet ditëve në vazhdim. Si data të mundshme për këtë seancë janë paraparë 18, 22 ose 30 maj. Siç njoftuan nga Gjykata Supreme, problemi i caktimit të seancës qëndron në objektin dhe sigurimin e tij policor pasi parashikohet që do të ketë shumë interes për ta ndjekur procesin. Kryetari i Gjykatës Jovo Vangellovski tha se janë shqyrtuar disa objekte alternative që kanë rezultuar si problematike në aspektin e sigurisë, kështu që në momentin që do të gjendet objekti i përshtatshëm i cili mund të sigurohet nga policia dhe mund të grumbullojë një numër…
Askush nuk ka dyshim se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të dorëzoj pushtetin për shkak se dëshiron të shmanget nga përgjegjësia. Por, drejtësi në Maqedoni do të ketë ndërsa amnisti Jo. Kështu tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka shtuar se prioritet kryesor i Maqedonisë është debllokomi i institucioneve, ndërsa shtoi se deputetët e VMRO-DPMN-së, po shërbehen me gënjeshtra në foltoren e Kuvendit. “Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua, gënjeshtër se do të ketë federalizim, gënjeshtër është se do të ndryshohen flamuri himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se populli i Maqedonisë do akuzohet se ka…
Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele promovoi “Rrjetin për njohuri mediatike në Republikën e Maqedonisë”. Ky rrjet ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit në mes të aktorëve të ndryshëm në shoqërinë e Maqedonisë, të cilët krijojnë dhe zbatojnë politika si dhe realizojnë aktivitete dhe projekte në sferën e njohurive mediatike. Themelues të këtij rrjeti janë 33 institucione shtetërore, institucione arsimore,organizata qytetare dhe media, në mesin e të cilëve edhe Televizioni Shenja dhe Televizioni Era. Sipas drejtorit të Agjencisë së Mediave, Zoran Trajçevski, arsyet e themelimit të këtij rrjeti janë nevoja për forcim të bashkëpunimit me qëllim të arritjes së rezultateve…
Më 16 prill të këtij viti në Republikën e Turqisë u mbajt referendumi për një sërë ndryshimesh kushtetuese me të cilat sistemi parlamentar do të zëvendësohet me sistemin presidencial të qeverisjes, ndërsa rezultati i këtij referendumi tregoi se shumica e qytetarëve mbështesin ndryshimet e propozuara kushtetuese. Rezultati “po” në referendumin për ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i tyre shikohet me interes nga studiuesit dhe analistët në Ballkan sa i përket efekteve pozitive në sistemin politik dhe ekonomik jo vetëm në Turqi, por edhe më gjerë, sidomos në rajon. “Ka optimizëm për periudhën e pasreferendumit në Turqi” Prof.Dr, Ilia Kristo, profesor i…
27 April Deputeti i VMRO-DPNE-së, në kundërpërgjigje të deklaratës së Zoran Zaevit mbi votimin e kreut të Kuvendit, mohimin e zgjedhjeve të reja si dhe përgjegjësisë dhe jo amnistimit të njerëzve të inkriminuar të VMRO DPMNE-së, deklaroi para mediave se kryetari i Kuvendit të vendit mundet të zgjidhet vetëm në Kuvend. Miloshevski akuzoi Zaevin se po ndërmerr hapa anti-kushtetuese dhe në këtë mënyrë po thellon krizën politke në vend dhe dëmton të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim etnie. Dëmtime të mëdha për stabilitetin dhe demokracinë e vendit. Më së shumti do të humbasin qytetarët e Maqedonisë pa dallim kujt…
27 April Gjykata supreme e shtyu për kohë të pacaktuar votimin me të cilin të gjitha materialet e përgjuara do të shpalleshin si të pavlefshme për prova në procedurat gjyqësore. Sipas kryetarit të Supremes, Jovo Vangellovski, i cili personalisht i ka bërë propozimet, gjykatësit kanë pasur nevojë për konsultime plotësuese për këtë lëndë. Seanca e përgjithshme rreth kësaj teme do të mbahet në ndonjë seancë të re ku do të ftohen edhe ekspertë të jashtëm. Do të ftohen ish gjykatësja në Gjykatën evropiane në Strazbur, Mirjana Lazarova Trajkovska, që ta prezantojë praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut…
27 April Qytetarët adresojnë kritika të shumta drejt faktorit politik shqiptar për ngërçin e thelluar politik në periudhën e fundit. Më ashpër ata shprehen për partinë e Ali Ahmetit e cila sipas tyre nuk është gjithaq e vendosur për partneritet me LSDM-në si pasojë e lidhjeve të ngushta me VMRO-DPMNE-në. Ata thonë se po humbin durimin ndërkaq shtojnë se një gjendje e tillë sa vjen e përkeqëson përditshmërinë e tyre. “ Ata e kanë shkaktuar gjithë këtë krizë politike, dy partitë VMRO dhe BDI”. “ I nervozuar jam me këto partitë, sepse nuk punohet në rregull”. ” Fajin më së…
Zaevi është deputeti i vetëm i aboluar. Ai është i parë i cili ka thirrur publikisht që të bëhet grusht shtet me një Kuvend paralel. Kështu tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski. “Presioni në të cilën ai gjendet është i madh, për të zbatuar normat nga Platforma e Tiranës të cilat nënkuptojnë redefinim të shtetit. Për këtë shkak, Zaevi i aboluar në kundërshtim me Rregulloren dëshiron të heshtë deputetët për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Zaev është i kërcënuar nga strukturat e narko-trafikut të cilët e kanë ndihmuar në zgjedhjet. Ai sot pa ndjenja për shtetësinë thërret të formohen para-institucione…
27 April Ligji për noteri që parashikon pjesëmarrjen e avokatëve gjatë nënshkrimit të disa akteve noteriale vazhdon të kundërshtohet nga noterët dhe mbetet një problem për qytetarët, ritheksojnë organizatat e noterëve. Nënkryetari i Odës së noterëve Naxhi Zeqiri thotë se në praktikë ky ligj nënkupton procedura të shtuara administrative, të kushtueshme dhe të panevojshme për qytetarët. Avokatët gjithmonë kanë pasur të drejt të marrin pjesë me dëshirën e palëve, por jo në mënyrë të detyrueshme , ku në disa raste shkaktohen procedura të tepërta veçanërisht kur është procedurë trashëgimore – deklaroi Naxhi Zeqiri, nënkryetar i Odës së Noterëve Edhe…
27 April Sirena të ambulancave, ekipe të zjarrfikësve, nxënës që në rreshta me vrap dilnin në oborrin e shkollës… Këto pamje në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg, për fat të mirë, nuk tregojnë për ndonjë tërmet ose zjarr, por për ushtrime për evakuim gjatë ndonjë fatkeqësie të mundshme.. Qëllimi i këtij trajnimi në mbështetje të Kryqit të kuq, është që shkollat të mësohen si të veprojnë në rast të situatave të krizave. Shkolla 25 Maji është një nga gjashtë shkollat në komunën e Gazi Babës ku do të realizohen trajnime të këtilla për evakuim. Me trajnimet dhe ushtrimet e…

