Author: almakos

27 April Lajmet 19:00 | 27.04.2017 Nai-post ni Alsat-M.TV noong Huwebes, Abril 27, 2017 Situata para Kuvendit të RM-së vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit. Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte një turmë protestuesish kanë sulmuar deputetët. I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Rama ka porositur shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Ai ka kritikuar gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase. “Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës. Është krejtësisht e papërgjegjshme që një…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për zhvillimet e fundit në Maqedoni. Ata thonë se me shqetësim të madh po i shohin ngjarjet. Ja dhe reagimi i tyre i plotë: Me shqetësim të madh po shohim në media ngjarjet që po zhvillohen në Maqedoni. Falanga proto-fashiste kanë rrethuar e kanë sulmuar parlamentin me thirrje për dhunë ndaj shqiptarëve por edhe ndaj socialdemokratëve maqedonas. Këto protesta siç duket nuk janë hasur në asnjë pengesë policore, siç do të ishte normale në situata të tilla. Pra dhuna është ushtruar me konsensusin e heshtur të policisë. Deputetët janë marrë peng nga protestuesit, disa prej tyre…

Lexo më Shumë

Në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot rreth orës 18:50 qytetarët të cilët kanë protestuar nën organizmin e iniciativës qytetare ‘Për Maqedoni të bashkuar’, dhunshëm janë future në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, Gjatë prishjes së rendit publik janë lënduar 10 zyrtar policor të cilët janë dërguar në klinikat e Shkupit”, kanë thënë nga MPB. Në shtabin koordinues , thuhet në komunikatë, janë prezent: Ministri I iPunëve të Brendshme Agim Nuhiu, Drejtori i Byrosë së Siguri Publike Mitko Çavkov, Zëvendësdrejtori I Byrosë për Siguri Publike Besir Deari, ndihmësit e…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov për në orën 22:00 ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për shtyp. Pritet që ai të deklarohet në lidhje me situatën e fundit në Kuvend ku erdhi deri tek përleshja mes protestuesve dhe deputetëve, ku të lënduar kanë mbetur disa deputetë.

Lexo më Shumë

Ndaj situatës në Kuvend ka reaguar edhe ministri i jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak. Ai ka thënë se në demokraci duhet të respektohet vota e shumicës. “Njerëz të maskuar kanë sulmuar Kuvendin e Maqedonisë? Demokracia është e barabartë me respektimin e votës së shumicës dhe dialogut. Më që ra fjala, kush është përgjegjës për të mbrojtur Kuvendin?”, ka shkruar Lajçak në Tëitter, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Informatat prej para kuvendit thonë se në këto momente janë dëgjuar shpërthime. Informatat thonë se ka shpërthyer shok bombë si dhe bomba lotsjellëse. Supozohet se kjo është bërë nga forcat policore, në tentim për të shpërndarë masën e protestuesve që akoma qëndrojnë para dhe brenda hapësirave të Kuvendit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, derisa protestuesit ishin prapa derës së press qendrës, tha se  hyrja e protestuesve në godinën e kuvendit është e iniciuar. Ai përpara se turma të futej brenda, tha se beson se e njëjta do të kalojë për disa minuta dhe u shpreh i bindur se nuk do të ketë eskalim të situatës, raporton SHENJA. Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme do t’i mbrojë qytetarët, gazetarët dhe deputetët që ndodheshin në kuvend. “Do të tregojë hetimi besoj, të jemi të durueshëm, do të publikohet, Kuvendi ka kamera, ato do të tregojnë se çfarë ka…

Lexo më Shumë

Shtatë persona me lëndime në kokë dhe një me lëndime në gjunjë janë pranuar sonte në Klinikën për sëmundje kirurgjike në Spitalin e Qytetit. Drejtoresha e këtij spitali ka thënë se prej të gjithë personave të pranuar në klinikë vetëm njëri prej tyre i cili ka pasur goditje në tru është ndalur në spital, por gjendja e përgjithshme shëndetësore e tij nuk  është në rrezik.

Lexo më Shumë

Deputeti Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët”, nuk gjendet në gjendje kritike, shkruan Novatv, transmeton SHENJA. Ai ishte lënduar gjatë përleshjeve. Sipas informacioneve ai nuk është në asnjë nga qendër urgjente as në Qendrën Klinike, as në Sisitën. Sela u lënduar gjatë përleshjeve në Kuvend.

Lexo më Shumë