Author: almakos

BE që nesër duhet të ndërmerr masa pas asaj që ndodhi në Maqedoni, ka thënë për DW, eurodeputeti gjerman Knut Flenkeshtajn pas dhunës në Kuvend. “VMRO-DPMNE e ka kaluar Rubikonin. Përfundoi koha e fjalëve të mira, BE duhet të ndërmerr masa. Për këtë do të flasim nesër”, ka thënë Flenkeshtajn. Sipas ti nuk ka më se çfarë të pritet.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski po kthehet në Maqedoni nga Vjena ku, siç kanë thënë nga partia ka qenë në takim me liderin e partisë austriake në pushtet, Verner Amon. Sipas fotografisë që ka publikuar NovaTV, ai është në fluturimin e mesnatës nga Vjena për në Shkup.

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar pas konferencës për shtyp të presidentit Gjorgje Ivanov, duke e quajtur atë një realizues të planeve të Nikolla Gruevskit. “Ivanov punonte kundër Kushtetutës dhe obligimeve të tija para qytetarëve me atë që mbështeti dhunën e Nikolla Gruevskit, dhe bashkë me Trajko Valjanovskin në mënyrë të vetëdijshme punonte për urrejtje dhe ndarje në shtet”, thonë nga LSDM, duke shtuar se Ivanov, njëjtë si Gruevski dhe Veljanovski është përgjegjës për skenarin e përgjakshëm në Kuvend.

Lexo më Shumë

Kjo që po ndodh në Maqedoni nuk është problem vetëm maqedonas, por problem i të gjithë atyre që jetojmë këtu, ka deklaruar kryeministri serb dhe president i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, transmeton SHENJA. Ai ka apeluar që qytetarët e Maqedonisë problemet t’i zgjidhin në mënyrë të qetë. “Si president i Qeverisë së Serbisë dhe si president i zgjedhur i Republikës së Serbisë çdoherë kam bërë gjithçka për mbajtjen e raporteve të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur këtë natë dhe porosia ime e vetme është, dhe e di se qytetarët e…

Lexo më Shumë

Po vazhdon evakuimi i deputetëve dhe gazetarëve nga Kuvendi. Forcat policore kanë bërë një korridor për të evakuuar të gjithë personat e plagosur, përfshirë këtu edhe deputet. Forcat policore me shok bomba ka arritur që të krijojë kushte për evakuim, ndërsa atmosfera vazhdon të jetë e tensionuar. Grupi i protestuesve që me dhunë hynë në hapësirat e Kuvendit, po vazhdojnë që akoma të qëndrojnë para Kuvendit dhe thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Lexo më Shumë

Po ndjekim me shqetësim të madh përshkallëzimin e situatës në Maqedoni dhe  skenat e dhunës në ambientet e Kuvendit ku raportohen sulme ndaj disa deputetëve, kanë reaguar nga MJP e Shqipërisë. “Përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje, të mos përdorin retorika që përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të angazhohen maksimalisht, me qetësi, e gjakftohtësi në një dialog të qenësishëm. Gjithashtu, i…

Lexo më Shumë

Në lidhje me ndodhitë e fundit dhe me dhunën e shfaqur sot në Kuvendin e Maqedonisë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “I shokuar nga sulmet në Kuvendin në Shkup. Të gjitha partitë duhet të respektojnë proceset demokratike dhe t’i përkushtohen dialogut, jo dhunës”, ka shkruar Stoltenberg.

Lexo më Shumë

Përfundimisht, shumica e re parlamentare bëri atë që duhej ta bënte, në vijë me principet demokratike, kështu i  ka komentuar ish ndërmjetësuesi i krizës në Maqedoni, Piter Vanhoutte. “Fakti që VMRO nxiti dhunën në Kuvend, dëshmon se ata janë kundër funksionimit normal demokratik. Nuk do të thotë se nëse je partia më e madhe, ti mund të qeverisësh me vendin. Vetëm një shumicë parlamentare mund ta bëjë këtë”, ka shkruar Vanhoutte. Ai uroi përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ndërsa thotë se shumica e re duhet të ndërmerr investigime serioze për mungesën e sigurisë në Kuvend në një moment kaq…

Lexo më Shumë

Pas sulmit që sot u shkaktua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur deputetët e shumicës parlamentare e realizuan detyrimin e tyre ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja BESA i dënon këto incidente dhe konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij. “Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve të rendit që të jenë në mbrojtje të institucioneve dhe të…

Lexo më Shumë