Author: almakos

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë thënë se janë duke rrjedhur konsultimet dhe se ata ngelin në qëndrimin se duhet të ketë takim liderësh, njofton SHENJA. Kujtojmë se dje pas dhunës në Kuvend, ku protestuesit kanë sulmuar deputetë dhe gazetarë, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi takim liderësh. Takimi duhet të mbahet sot, megjithatë nuk ka ende konfirmim se kush nga liderët partiak do të shkoj në atë takim.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili gjatë mbrëmjes së djeshme u sulmua fizikisht nga protestuesit i është dëmtuar edhe makina. Pamjet tregojnë qartë se protestuesi në një ndër pjesët ku parkohen makinat e zyrtarëve të Kuvendit, kanë demoluar makinën e Zaevit.

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka dënuar ngjarjet e djesshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan deputetët dhe ekipet e medieve. “Veprimi joprofesional dhe selektiv në MPB në vend që të pengoj dhunën e mundësoi atë. Zbatimi i standardeve të dyfishta në këtë organ, i ka vërtetuar konstatimet e Avoktatit të Popullit për partizimin e skajshëm të kësaj ministrie”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit. Sipas tyre është e palejuar që organi i cili ka për detyrë të siguroj qytetarët të bëj lëshime të tilla, me çka, ka vënë në rrezik shumë jetë të qytetarëve.

Lexo më Shumë

Shumica e re parlamentare zgjodhi kryeparlamentarin e ri në situatën më të pazakontë, të shoqëruar me dhunë dhe kaos ndaj disa deputetëve dhe gazetarëve që ndiqnin nga afër situatën. Situatës I parapriu një retorikë e ashpër mes deputetëve, me fishkëllima, brohoritje dhe këngë patriotike. Oliver Spasovski kërkoi aktivizimin e shumicës së re parlamentare për të zgjedhur kryetarin e ri edhe përskaj kundërshtimit të VMRO-DPMNE-së, akt të cilin paraprakisht e kishte paralajmëruar edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Megjithatë partia e Gruevskit me këndimin e himnit në kor, kërkoi që të mos rrezikohet sovraniteti i vendit. Në sallë munguan dy liderët…

Lexo më Shumë

Akademiku Taki Fiti gjatë një prononcimi për media apeloi për qetësi dhe zgjidhje të situatës me dialog, sepse dhuna nuk është formë e demokracisë. Ai gjithashtu tha se stagnimi i institucioneve si pasoj e krizës politike ka bërë që të eskaloj situata në atë mënyrë siç ndodhi mbrëmë.Ndërsa për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, Fiti u shpreh që qëndrimi i ASHAM nuk është ta gjykoj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për ata nuk është me rëndësi përkatësia e tij etnike, por me rëndësi është që ta kryej punën ashtu siç duhet dhe në mënyrë ligjore.

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dënoi të premten dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur, ndërsa bëri thirrje për qetësi e maturi politike. Në një deklaratë për shtyp te Presidencës thuhet se Nishani ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferri dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë. Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë dhe e kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Ne deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn thuhet: “E dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament dhe për anëtarët e tij. Demokracia duhet të zbatohet.…

Lexo më Shumë

Në një komunikatë të LSDM-së thuhet se proceset demokratike do të vazhdojnë, pas zgjedhjes legjitime të Kryetarit të Kuvendit. “Askush nuk mund të pengojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për jetë, drejtësi dhe orientimin e Maqedonisë drejt botës së civilizuar, nëpërmjet perspektivës euroatlantike. Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar kanë mbështetur nismën për zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu i dërguan mesazh të qartë regjimit në shkatërrim se ky është fundi i tyre dhe se duhet të tërhiqet para vullnetit të shumicës prej 700 mijë qytetarëve të përfaqësuar nga 67 deputetë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së Nga kjo parti thonë…

Lexo më Shumë

Presidenca e Turqisë ka shprehur shqetësimet e thella për ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ka bërë thirrje për arsye të shëndosha në mes palëve, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Turqisë shprehet shqetësimi i thellë për thellimin e krizës politike, e cila po vazhdon për një kohë të gjatë, me ndodhitë e djeshme në ndërtesën e Kuvendit. Në deklaratë shprehet shpresa për zgjidhjen sa më të shpejtë të dallimeve mes palëve me dialog, pajtim dhe tolerancë. “Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike kohë më parë me presidentin e Maqedonisë, z.…

Lexo më Shumë

Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas incidenteve të mbrëmshme, paradite gjendja është e qetë, nuk ka qytetarë të tubuar, por përforcohet prania e policisë. Afër Parlamentit me autobusë kanë arritur numër i madh i policëve. Rreth ndërtesës së kuvendit janë vendosur barrikada metali, ndërsa rrugët janë të mbyllura për qarkullim. Para hyrjes kryesore të ndërtesës kuvendore janë vendosur tenda të mbështetësve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Në incidentet që kanë ndodhur pasi që një grup qytetarësh hynë në Parlament pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, siç informoi  MPB-së janë lënduar 109 persona. MPB kumtoi se mbrëmë…

Lexo më Shumë