Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit Amerikan pёr Evropё dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, ka shpejtuar ardhen e tij në Shkup si dhe ka zgjatur agjendën e qëndrimin të tij. Diplomati amerikan pritej të vizitojë Maqedoninë më 1 maj dhe të qëndronte vetëm një ditë, ndërsa sot zyrtarisht njoftuan nga ambasada e SHBA-ve në Shkup se Hoyt Yee do të ateroj në Shkup të dielën dhe do të qëndrojë për dy ditë. Risi e kësaj vizite do të jetë po ashtu edhe takimi me presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov, nga kabineti i të cilit ditë më parë patën thënë se nuk…
Author: almakos
Sulmi i të enjtes në Kuvend, ka qenë shkak i takimit të Shefave të Delegacionit të BE-së, Ambasadës së SHBA-ve, Misionit të OSBE-së në dhe Zyrës së NATO-s në Shkup. Nëpërmjet një komunikate të përbashkët, ata njëzëri kanë dënuar këtë ndodhi si dhe kanë kritikuar autoritet e Maqedonisë që dështuan të parandalojnë të njejtën. Sulmin ndaj Kuvendit ata e kanë vlerësuar si sulm ndaj demokracisë. “Fuqishëm e dënojmë sulmin e organizuar ndaj Parlamentit që u bë më 27 prill. Shprehim shqetësimin tonë serioz ndaj dështimit të autoriteteve për ta parandaluar të njëjtin dhe për të siguruar sigurinë e nevojitur për…
29 April LSDM-ja ka kritikuar ashpër institucionet kompetente për mos zbardhjen ende të dhunës në kuvend ku shumë deputetë përfshirë kreun e partisë u rrahën në mënyrë brutale. LSDM-ja tha se është e papranueshme zvarritja e procesit kur ekzistojnë prova të shumta për nxjerrjen përpara drejtësisë të autorëve të sulmit. [embedded content]
29 April Ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë Denko Maleski dënoi ashpër incidentin e të enjtes në parlament duke e cilësuar atë si një ngjarje që i takon shekullit të kaluar. Maleski në një intervistë për Alsat gjithashtu iu bëri thirrje politikanëve që të kenë kujdes me retorikën që përdorin në mënyrë që kriza të mos përshkallëzohet në rrugë. Maleski nuk përjashton mundësinë që faktori ndërkombëtar ta izolojë VMRO DPMNE-në pas ngjarjeve të fundit.
LSDM ka kërkuar që sulmuesit e deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend të ndiqen për terrorizëm, vepër e cila dënohet deri në 10 vite burg. Zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov tha se LSDM posedon argumente dhe dëshmi, si dhe kanë identifikuar edhe sulmuesit e maskuar. Ai i kujtoi MPB-së dhe Prokurorisë Publike se tanimë është dita e tretë pas incidentit të dhunshëm dhe kërkoi që të mos gjejnë aryse për zvarritje të mëtejme. LSDM tha se të enjten në Kuvend, sulmuesit kanë pasur për qëllim vrasjen e deputetëve dhe kanë prishur rendin kushtetues në vend. “LSDM posedon dëshmi serioze që…
Zyra e Prokurorit Publik njofton se deri më tani nuk ka bërë asnjë kualifikim të ndonjë veproje penale nga dhuna e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në kuvend. Vendosja e kualifikimit specifik ligjor për ndonjë person për të cilin do të vërtetohet se ka kryer vepër penale do të bëhet pas mbledhjes së provave të nevojshme dhe verifikimit të fakteve, thonë nga Prokuroria Publike. Nga prokuroria sqarojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe se punojnë në identifikimin e pjesëmarrësve në aktet e dhunshme në Kuvend.
29 April Situata e sigurisë në vend nuk është në faze kritike, pavarësisht se organet e rendit nën ndikimin e politikës dy ditë më pare dështuan në përmbushjen e detyrave të tyre, gjegjësisht parandalimin e turmës për të mos hyrë në Institucionin më të lartë ligjvënës. Kështu vlerëson eksperti i sigurisë Lubomir Gjurçevski, sipas të cilit nuk guxon edhe njëherë të përsëritet që grupe të organizuara apo mafia të uzurpojnë institucionet e shtetit. Për momentin gjendja e sigurisë në Maqedoni është e ngarkuar dhe e rëndë por nuk mund të thuhet se është në ndonjë fazë kritike. Pas kësaj ngjarje…
29 April Deklarata e partive politike shqiptare e cila nga VMRO-ja dhe organizatat e afërt me të njihet edhe si “Platforma e Tiranës” assesi nuk paraqet burim të krizës në Maqedoni dhe duhet ndalur trillimet e tilla, porosisin politikanët e Shqipërisë. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes nga Partia Socialiste thekson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë e as që do të jenë pengesë e zhvillimit të Maqedonisë, përkundrazi pikërisht ata luftojnë fort për ta pasur një Maqedoni sa më demokratike e të drejtë. Ky ngërrç, me sa kuptoj, do të vazhdojë edhe për disa kohë të tjera dhe kjo është…
29 April Dy ditë pas trazirave dhe hyrjes së dhunshme të protestuesve në Kuvend, situata paraqitet e qetë. Megjithatë forca të shumta policore vazhdojnë të sigurojnë objektin e institucionit më të lartë ligjvënës. Edhe qarkullimi në këtë pjesë të kryeqendrës është normalizuar. Bogdan Ilievski nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” konfirmoi se protestuesit do të pushojnë në fundjavë dhe se me aktivitete do të rikthehen nga dita e hënë. Ilievski ndër tjerash deklaroi se nuk ndjehet përgjegjës për dhunën e përdorur nga protestuesit, me arsyetimin se nuk ka pasur urdhër për një gjë të tillë. Ne do të vazhdojmë më…
29 April Shumica e re parlamentare shprehet e prerë se së shpejti do të vijojë procesi i formimit të institucioneve demokratike. LSDM-ja sot i bëri thirrje ish kreut të kuvendit Trajko Veljanovski që urgjentisht t’ia dorëzojë funksionin kryeparlamentarit të sapo zgjedhur Talat Xhaferi. Nga partia e Zaevit gjithashtu bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e skenarëve të Gruevskit të cilat synojnë rrënimin e proceseve demokratike dhe largojnë vendin nga integrimet euro-atlantike. Shumica parlamentare është e përcaktuar për vendosjen institucioneve funksionale, sundimin e ligjit dhe drejtësisë. Dhuna në parlament e nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko…
29 April Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Publik, bëjnë me dije se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë. Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në deklaratë. Në lidhje me numrin e…
29 April Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017. Zёvendёs ndihmёs sekretari Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.

