26 shtatori, dita e jetëndërrimit të Apostullit Joan, është edhe dita e emrit në të cilin festoon Kreypiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, imzot, Joani. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u zhvillua Luturgjia Hyjnore me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve nga mbarë vendi, dhe jo vetëm. Liturgjia u drejtua nga Kryepiskop Joani, në bashkëmeshim me Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Nathanaili, si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës, Hirësi Anastasi, dhe klerikë nga të gjitha Mitropolitë. Pas kremtimit në…
Author: almakos
Panorama.al, ka siguruar fotografinë e Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, personit që dyshohet se ka porositur për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait në Britaninë e Madhe. Një hetim i SPAK bazuar në të dhënat e aplikacionit të koduar Sky ECC ka hedhur dritë mbi rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Klevis Lleshit në gusht të 2020, eshtrat e të cilit u zbulua rastësisht nga një banor në një fshat të Kurbinit. Aurel Hoxha alias Kolaveri, pronar i disa kompanive dhe lokal Monopol në zonën…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit, Gjesti. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë. Mësohet se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës. “Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të përfshirë në vrasje me pagesë dhe pastrim parash. Nga hetimet rezulton se anëtarët e grupit kriminal kishin organizuar dhe kryer vrasje me pagesë, përfshirë raste për gjakmarrje, duke përdorur armë zjarri dhe duke fshehur trupat e viktimave. Një ndër rastet më të rënda është vrasja e Klevis Lleshit më 5 gusht 2020 në Burrel, ku trupi i tij u gjet i groposur në zonën e Shpërdhetit, Kurbin, disa muaj më vonë. Vrasja dyshohet se është kryer kundrejt një pagese prej 50.000 eurosh. Veprimet e kundraligjshme të…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me paralajmërimin për rritjen vjeshtore të pensioneve dhe se kur pritet pagesa e tyre, deklaroi: “Po, nga 1 tetori është korrigjimi fillestar i pensioneve, ajo rritje lineare. Pastaj do të vijojë edhe në pranverë, me ç’rast do të përmbyllet ai cikël investues dhe rritja e pensioneve për pensionistët, në mënyrë lineare në shumë të përgjithshme për çdo pensionist prej 7.000 denarësh. Kjo praktikisht i tejkalon ato 5.000 për të cilat folëm gjatë fushatës.” MARKETING
Hotel, prona e automjete të pretenduara se ishin siguruar nga paga si ‘kamarier’, Prokuroria Korçë sekuestron pasuritë e shtetasit E.B i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe familjarëve të tij Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, sekuestroi pasuritë e shtetasit E.B. dhe familjarëve të tij pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara kanë ardhur nga aktiviteti kriminal. Pas një hetimi të thelluar disavjeçar mbi procedimin penal nr.208, të vitit 2022, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës…
Maqedonia e Veriut do të jetë vend nikoqir i Samitit digjital, ku mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në ngjarjen e i cila do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor. Tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe qytetarët,…
Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë. Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar. “Panorama” ka siguruar pjesë nga dosja dhe bisedat e zbardhura nga SPAK, teksa bie në sy fakti se…
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një mesazh iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se prioriteti i tij i ri, përkushtimi i plotë dhe energjia janë të orientuara drejt zgjidhjes së problemeve të kësaj komune të Shkupit. “Më thonë, kur ishe ministër i Punëve të Jashtme, nuk ishe mjaftueshëm i pranishëm mes qytetarëve. Po, sepse atëherë misioni im ishte Brukseli dhe Uashingtoni, aty zhvillohej beteja për të ardhmen e shtetit. Por sot, Brukseli im është Çairi, Uashingtoni im është Çairi”, theksoi Osmani, duke porositur se gjithë dijeninë, përvojën dhe kohën e tij po i vë në shërbim…
Policia ka proceduar penalisht një farmacist pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku. Hetimet nisën për 24-vjeçarin me iniciale D. M., i cili dyshohet se për shkak të detyrës goditi me pëllëmbë në fytyrë mjekun 68-vjeçar me iniciale shtetasin Th. Ç.. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”, njofton policia.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, informon se është shuar plotësisht zjarri në deponinë në Haraçinë, që dje pasdite ka shpërthyer edhe pse ende mund të vërehet tym nga disa vende. Pas shuarjes disaorëshe me shkumë speciale, zjarrfikësit e Shkupit kanë arritur ta shuajnë plotësisht zjarrin në deponinë afër Haraçinës edhe pse ende mund të vërehet tymë nga disa vende. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, nga ora 7:00 këtë mëngjes në territorin e shtetit ka gjithsej 25 zjarre në ambient të hapur, njëri prej të cilëve është aktiv, pesë janë nën kontroll, ndërsa 19 janë shuar. Aktiv është vetëm zjarri…
“Nëse NATO godet avionët tanë, do të nisë një luftë të re.” Kjo është përgjigjja e ashpër e Moskës ndaj paralajmërimeve të aleancës perëndimore, e cila ka shprehur gatishmërinë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve anëtare nga sulmet ruse. Ambasadori i Rusisë në Francë, Meshkov, e theksoi se çdo veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë në nivele alarmante, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, e quajti këtë paralajmërim si një fantazi…

