Njoftimi i policisë: Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Itinerari”. Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri dhe ua shiste emigrantëve të Vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument, vihet në pranga 22-vjeçari nga Begu i Fildishtë. Në hetim 2 bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht shtetas shqiptar dhe shtetas nga Begu i Fildishtë. Dokumentohen 7 raste të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për disa raste të sigurimit dhe shitjes së dokumenteve false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Itinerari”.…
Author: almakos
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte rrugore me lagështi. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk janë evidentuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi. LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht në seksionet rrugore që kalojnë përmes luginave, grykave dhe afër shtratit të lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen sidomos për akset rrugore: Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Delçevë. Rekomandohet përshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë, respektimi i…
Është ekstraduar nga Gjermania 38-vjeçari Fabio Ballabani (Zyberaj), i cili akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e një gjyqtareje që shqyrtonte procesin kundër një grupi kriminal. Ndaj tij, GjKKO në vitin 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Shtetasi F. B. alias F. Z. akuzohet se në vitin 2019, ka dhunuar dhe ka kanosur me armë zjarri, shtetasin K. P., bashkëshort i gjyqtares që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte…
Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të cilët u arrestuan për vrasjen e Klevis Lleshit, krim i ndodhur në gusht të vitit 2020, do të dalin sot para togave të zeza të GJKKO-së për t’u njohur me masën e sigurisë. Sabah Nuzi akuzohet si ekzektori i 24-vjeçarit Klevis Lleshi, ndërsa ngjarja u zbardh pas 5 vitesh nga zhdukja e të riut pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc. Krimi, sipas SPAK, u porosit nga pronari i lokalit “Monopol” në rrugën “Mylym Shyri” në Tiranë, Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, i cili ndodhet në arrati. Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha dyshohet se porositi…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident fatal ka rezultuar me humbjen e jetës së Eldion Kelmendit, vëllait të njohur të artistit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Ky incident ka ngjallur shqetësim dhe pikëllim në mesin e familjarëve dhe miqve të viktimës. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur Policia mori njoftimin për një përplasje mes një veture dhe një katërçikleti. Ngjarja ka shkaktuar jo vetëm vdekjen e Eldionit, por edhe lëndime për dy persona të tjerë, duke theksuar rrezikshmërinë e trafikut në këtë zonë. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, është konfirmuar vdekja…
Një studim i ri ka zbuluar se qentë janë bërë më të vështirë për t’u trajnuar që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, një zbulim që ngre pyetje të rëndësishme mbi ndikimin e kësaj krize globale në sjelljen e kafshëve shtëpiake. Hulumtimi, i realizuar me më shumë se 47,000 qen shtëpiakë dhe pronarët e tyre, tregon se qentë e regjistruar pas vitit 2020 kanë pasur rezultate më të ulëta në aftësinë e trajnimit. Kjo ngre shqetësime për mënyrën se si pandemia ka ndikuar në marrëdhënien mes qenve dhe pronarëve të tyre. Shkencëtarët amerikanë sugjerojnë se rrethanat e veçanta të pandemisë,…
Mister mbetet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, trupi i pajetë i të cilit është gjetur rreth orës 00:30 pak pas mesnate (27 Shtator) në fshatin Salari të Tepelenës. 44-vjeçari, i cili jetonte prej 20 vitesh në Tiranë dhe rezulton pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet, raportohet se është qëlluar me armë. Pranë trupit të pajetë të viktikës është gjetur edhe automjeti i tij. Fillimisht u raportua se ai shoqërohej nga persona të tjerë, por sipas informacioneve në momentin kur u zbulua trupi ishte i vetëm dhe deri më tani s’ka asnjë të shoqëruar nga policia. Rrethanat e ngjarjes mbeten…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.3 lekë.
Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit. Megjithëse kjo duket si një zakon i zakonshëm, ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze se sa mendohet. Faturat e brendshme mund të shndërrohen në një burim informacioni të çmuar për ata që kanë qëllime të këqija. “Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në një thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë dhe kur, duke ofruar të dhëna që mund të jenë shumë të vlefshme në…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person i armatosur ka dalë para duke qëlluar drejt tyre. Pas sulmit drejtuesi i mjetit raportohet se ka vijuar rrugën me shpejtësi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”. Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës…
Çdo vit, miliona njerëz përballen me sfidën e ndryshimit të orës, një praktikë që ka ngjallur debate të shumta mbi ndikimin e saj në shëndetin tonë. A është koha e verës vërtet më e mira për trupin tonë, apo ndihmojmë më shumë duke mbajtur kohën standarde të dimrit? Një studim i ri hedh dritë mbi këtë çështje të rëndësishme. Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences sugjeron se ruajtja e kohës standarde të dimrit është më e favorshme për shëndetin e njeriut se sa koha e kursimit të verës. Kjo është një zbulim që mund…

