Policia kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për trafik armësh nga Shqipëria në Itali. Në kudër të operacionit të koduar “Siguria” në pranga u vu një i ri 30 vjeç nga Shqipëria, por rezident në Itali, i identifikuar si Halil Hysaj. Policia thotë se gjatë këtij operacioni, i riu u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit…
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 96.9 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.6 lekë dhe do shitet me 111.6 lekë.
Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit. Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski thotë se ka komunikim aktiv me Bashkimin Evropian në lidhje me një zgjidhje për masat e shpallura për transportuesit tanë, si dhe tarifat e eksportit për industrinë e çelikut. Me këtë rast, siç thotë, në rast të zbatimit të tyre, ne do të paguajmë një çmim që do të jetë katër deri gjashtë herë më i lartë se fondet që do të merrnim nga Plani për rritje. Mucunski, sonte në TV Sitel tha se shpreson për ndonjë epilog, pasi BE ka treguar se është në dijeni se ekziston problem…
Fotoreporteri i njohur Feliks Bilani, i cili mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar nga opozita para Kryeministrisë më 24 janar, pasi është goditur me spraj në fytyrë nga një polic teksa ndodhej në krye të detyrës duke fotografuar dhe filmuar, ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja. I ftuar në News 24, Bilani ka deklaruar se prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës dhe dëshmitar në dhjetëra protesta, por kurrë më parë nuk është përballur me një sulm të tillë të drejtpërdrejtë ndaj një fotoreporteri gjatë ushtrimit të profesionit. “Kemi kaluar peripeci, por kurrë, kurrë në historinë e…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbajtën takim koordinues me ekipe eksperte në fushën e komunikacionit, kushtuar përgatitjeve përfundimtare për lëshimin zyrtar të sistemit “Qyteti i sigurt”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit. Në takimin u theksua se Qyteti i Shkupit do të luajë rol kyç në zbatimin e tij, me qëllim avancimin e rendit, disiplinës dhe sigurisë në trafik. Nga Qyteti informojnë se vendosja e “Qytetit të sigurt” paraqet ndryshim të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut të qytetit, me zbatimin e zgjidhjeve të mençura, përshtatëse dhe teknologjikisht të përparuara, që do…
Tre banesa janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e së hënës në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës. Banesat e prekura nga zjarri ndodhen fare pranë nënstacionit elektrik të qytetit. Menjëherë sapo janë shfaqur flakët e para, banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje, i shoqëruar edhe nga dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit. Fatmirësisht, asnjë nga banorët nuk është lënduar, pasi kanë arritur të dalin në kohë nga banesat. Një person është transportuar me ambulancë drejt spitalit, pasi është ndier keq si pasojë e tymit të dendur. Zjarrfikësit vijojnë ende punën për shuarjen…
Në Kuvendin e Republikës së Maqeodnisë së Veriut sot u mbajt mbledhja e përbashkët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane. Në mbledhje, siç njoftoi pres shpërbimi i Kuvendit, morën pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik, përfshirë ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiu, ministrin e Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, deputetët, përfaqësuesit e mediave, si dhe anëtarët e sektorit civil dhe organizatave qytetare. Kryetari i Këshillit Nacional për eurointegrime, Venko Filipçe, dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, i përshëndetën të pranishmit dhe ia dhanë fjalën ambasadorit qipriot, i cili mbajti prezantim mbi Programin dhe prioritetet…
Prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu, kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit, i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Babai i tij, Kujtim Togu, tha për News24 se djali ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor. Ai ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca. I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në morg por ende nuk i është bërë autopsia. Sipas tij, mjekësia…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Fatih Ulusoj, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në fushën e mjedisit. Në takim, ministri Hoxha shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë që Republika e Turqisë i ka dhënë Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve në realizimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta. Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për Forumin…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Sipas një njoftimi thuhet se gjatë takimit, Hamza dhe ambasadorja Ziv diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Izraelit, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Siç thuhet në njoftim, kryetari i PDK-së falënderoi ambasadoren Ziv për mbështetjen e vazhdueshme të Izraelit ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj në forcimin e lidhjeve miqësore dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. “Partia Demokratike e Kosovës mbetet…
Në seancën e sotme gjyqësore në burgun “Idrizovë” për rastin me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku e humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan, para gjykatës dëshmuan të persona të lënduar dhe të dëmtuar. Në deklaratat e tyre, ata përshkruan atmosferën e panikut dhe kaosit që u krijuan në momentin kur flaka dhe tymi përfshinë diskotekën e mbushur plotë, si dhe pasojat që vazhdojnë t’i vuajnë ende. Kristian Panov, një i ri i papunë i cili përkohësisht kishte punuar si kamarier në diskotekën “Puls”, sot dëshmoi për funksionimin e diskotekës dhe për mbrëmjen e fatkeqësisë kur…

