Author: almakos

Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore për Altin Ndocin, i cili u arratis në mënyrë spektakolare më 13 janar, nga spitali rajonal i Durrësit. Sipas dosjes hetimore, të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, evidentohen një sërë shkeljesh të kryera nga Institucioni i Paraburgimit në Durrës ndaj këtij të burgosuri, duke nisur nga daljet e tij që nuk janë pasqyruar në asnjë komunikatë të aktivitetit ditor të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Dhe po kështu në asnjë rast nuk është informuar për këto dalje, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. “Më datë…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska sot iu drejtua ngjarjes “Dita diellore – energjia e pastër në praktikë”, organizuar nga Agjencia për inovacion dhe zhvillim shkencor – teknologjik dhe sipërmarrësi – INOVA, me rastin e 26 janarit – Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër. Në fjalimin e saj, ministrja Bozhinovska theksoi se festimi i Ditës ndërkombëtare të energjisë së pastër është një kujtesë e fuqishme për përgjegjësinë e përbashkët, por edhe e mundësisë strategjike që vendi ka në procesin e tranzicionit energjetik drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe modern. „Energjia diellore tani është një…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit ka përfunduar për mbi 77 për qind të vendvotimeve, duke nxjerrë në pah një situatë të rëndësishme për transparencën e zgjedhjeve. Ky proces ka përfshirë rinumërimin e 1,973 nga 2,557 vendvotime, duke përfshirë 28 komuna ku është përmbyllur me sukses. Kjo është një hap i rëndësishëm për të siguruar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Njoftimi i KQZ-së: Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rinumërimi i fletëvotimeve vazhdon sipas listës së vendvotimeve që janë përzgjedhur për këtë proces. Kjo tregon angazhimin e KQZ-së për të siguruar një proces…

Lexo më Shumë

Natën e parë e kaluan nē mjetet e tyre të punës, aty ku shoferēt dhe transportuesit pritet t’i kalojnë edhe 5 ose 6 netē të tjera pēr të shprehur revoltën e tyre kundër vendimit tē BE-së për kufizim të qëndrimit tē transportuesve në zonën Schengen, lajmërimin dhe ç’lajmërimin përmes sistemit EES. Selajdin Ajdini thotë se nëse hasin në vesh të shurdhër, pasojat do të jenë të rënda për kompanitë e transportit, shumë prej të cilave do të detyrohen të mbyllen. Ai paralajmëron se si rrjedhojë rrezikohen mijëra vende pune. SELAJDIN AJDINI – TRANSPORTUES “Ne do të humbim shumë nga transportuesit…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe dërgoi për gjykim 10 persona të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe grup të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për zbulimin e laboratorit të kokainës në Qerekë. Grupi  trafikonte drogë të fshehur në lëkurën e kafshëve. Mes të akuzuarve edhe 2 kimistë erdhën nga Kolumbia. Hetimet kishin nisur që prej vitit 2023, kur organizata është goditur gjatë një operacioni, teksa në total u morën të pandehur 11 persona në atë kohë, që akuzoheshin për trafik me shtrirje ndërkombëtare, nga Amerika Latine deri në Shqipëri dhe vendet e BE-së. Të pandehurit janë: Aldi…

Lexo më Shumë

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Po mirë, do të ketë takim. Do të ketë takim. Ndonjëherë…”. Kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për datën e takimit tet a tet me kreun e BDi-së, Ali Ahmetin. Takimin mes Mickoskit dhe Ahmetit e paralajmëruan që të dy pas takimit të liderëve që u mbajt më 14 janar. Përgjigjja e MIckoskit për afatin e takimit me Ahmetin vjen pasi Ahmeti në Takimin e Liderëve tha se do ta mbështesin Ligjin për kundërvajtje pasi Mickoski I kishte premtuar disa ndryshime. Ligji për Kundërvajtje u miratua në Kuvend pa votat e BDI-së dhe pa…

Lexo më Shumë

Është ekstraduar nga Zvicra 37-vjeçari Jozi Kraja, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e e vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Jozi Kraja dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe forcave të rendit. Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar për 5 arrest në burg, 5 arrest shtëpie dhe 9 të tjerë detyrim paraqitje. Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin. Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës, ku të pranishëm ishin…

Lexo më Shumë

Gjykata e Elbasanit la në paraburgim 3 të akuzuarit për furnizimin me drogë të të dënuarve dhe të arrestuarve. Masa “arrest me burg” u dhanë për policin e Burgut të Bradasheshit, Ndriçim Kroj, i cili fuste lëndë narkotike në qelitë e burgut, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan. Efektivi i policisë së burgut në bashkëpunim me dy personat e tjerë koordinoheshin për të futur droge brenda qelive. Gjykata ka zbardhur edhe vendimin, duke shpjeguar veprat penale dhe arsyet e vendosjes së masës së sigurisë. Vendimi i Gjykatës së Elbasanit: “Gjykata e…

Lexo më Shumë

Gazeta amerikane, New York Times i ka kushtuar një shkrim Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale “Diella”, e prezantuar nga qeveria shqiptare si ministrja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila synon të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa vendi përparon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas NYT, Diella është kthyer në simbol të përpjekjeve të kryeministrit Edi Rama për transparencë dhe reformë në prokurimet publike, por projekti po përballet me një paradoks serioz. Drejtuesit e agjencisë shtetërore që zhvilloi sistemin janë vënë nën hetim për manipulim të kontratave publike. Neë York Times thekson se korrupsioni…

Lexo më Shumë

Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se për shkak të erës së fuqishme, sot është ndërprerë skijimi në këtë qendër. “Të nderuar vizitorë, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, konkretisht erërave të forta, sot nuk do të ketë skijim. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thonë nga Ski Qendra. MARKETING

Lexo më Shumë

Arrestimi i një personi të dyshuar për dhunim në Deçan ka shkaktuar reagime të forta në komunitet, duke ngritur pyetje mbi sigurinë dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës. Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit, një mashkull kosovar, pas një hetimi të shpejtë dhe të detajuar. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, duke theksuar nevojën për një qasje më të fortë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe shoqëri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Deçan, ku viktima, një vajzë e re, ka raportuar për dhunën e përjetuar. Kjo situatë ka nxitur reagime të shumta nga…

Lexo më Shumë