Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra. Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Ish-kryebashkiaku pretendon se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit dhe më pas dekretimi nga Presidenti i Republikës, janë marrë në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe procesin e rregullt ligjor. Veliaj argumenton se shkarkimi i tij është bërë pa shkelje të rëndë të provuar, duke e konsideruar si të paligjshëm dhe antikushtetues. “Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por…
Author: almakos
Noteres Sanja Telhallari i sekuestrohen18 asete me vlerë 3 milionë euro me burime të dyshuara kriminale. NJOFTIMI I POLICISë Tiranë- Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare Sanja Telhallari , gjatë kryerjes së detyrës si notere Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. Në kuadër të një procedimi…
Situata e sigurisë në Kosovë po merr një kthesë të re me mbërritjen e Forcës Operative Rezervë Turke, e cila ka filluar një dislokim të përkohshëm në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Ky zhvillim erdhi në një kohë kur tensionet në rajon janë të pranishme, duke e bërë këtë dislokim një hap të rëndësishëm për stabilitetin e Kosovës. KFOR-i, i cili ka një rol kyç në ruajtjen e paqes, ka njoftuar se njësia turke do të kontribuojë në mbështetje të operacioneve të tij. Në një postim në rrjetin social Facebook, KFOR-i theksoi se Forca Rezervë Turke ka marrë përgjegjësitë…
Kantautori i mirënjohur Pirro Çako ka reaguar pasi nëna e tij dhe sopranoja e famshme Luiza Çako u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Pirro Çako zgjodhi një foto të fëmijërisë teksa e ëma e mbante në krah për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “Lamtumirë Nëna ime ️♥️”, shkroi artisti i njohur krahas imazhit në një postim në rrjetin social Instagram. Kush ishte Luiza Çako Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa) ka ndërruar jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare. Luiza Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin…
Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë e tij brenda dekadës tjetër. Edi Rama: Ne duhet dhe mundemi të harmonizojmë arsimin e lartë më strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat, laboratorët, start-up. Ky s’është luks apo diçka e veçantë, por nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të…
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka kërkuar që të thërritet Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. “Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni”, u shpreh Bardhi. Gjithashtu, Bardhi i kërkoi mazhorancës që të përfshihej edhe kërkesa e PD-së për përsëriten e seancës së 12 Shtatorit, ku programi qeveritar dhe kabineti u votuan vetëm me votat e…
Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), emërohet drejtori i ri i AMP. Gazetarja Klodiana Lala raporton se drejtori i ri i AMP është Eduart Merkaj. Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019. Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale). Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit…
Shpërthim me lëndë plasëse në një servis automjtesh në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se ditën e djeshme (28 shtator) shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga…
Një figurë e shquar e artit shqiptar është ndarë nga jeta. Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa), bashkëshortja e Gaqo Çakos, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare. Luiza Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe interpretimet me ndjeshmëri të lartë artistike. Ajo ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë. Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, dhe nëna e…
Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi. Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%. Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.…
Ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës, Tang Renjian, është dënuar me vdekje me kusht nga një gjykatë në provincën Jilin, në një rast që hedh dritë mbi skandalet e korrupsionit në qeverinë kineze. Ky rast është një nga më të rëndësishmit në historinë e fundit të vendit, duke nxjerrë në pah sfidat e mëdha me të cilat përballet Partia Komuniste. Hetimet e kryera nga autoritetet zbuluan se Tang kishte përfituar mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë amerikanë) gjatë periudhës së tij në detyrë nga viti 2007 deri në 2024. Kjo shumë e madhe e parave dhe…
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi 7-14 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

