“Nëse NATO godet avionët tanë, do të nisë një luftë të re.” Kjo është përgjigjja e ashpër e Moskës ndaj paralajmërimeve të aleancës perëndimore, e cila ka shprehur gatishmërinë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve anëtare nga sulmet ruse. Ambasadori i Rusisë në Francë, Meshkov, e theksoi se çdo veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë në nivele alarmante, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, e quajti këtë paralajmërim si një fantazi…
Author: almakos
Në Javën e Modës Milano u prezantua mbrëmë një koleksion kushtuar xhubletës shqiptare i realizuar nga Moralda Durra dhe i titulluar “Një mijë e një fije”. Xhubleta u prezantua mbrëmë në sfilatën e organizuar në hotelin “Four Seasons”, të Milanos. Ky koleksion është një homazh bashkëkohor për xhubletën, veshjen më të hershme shqiptare që sjell në kujtesë fillesat e trashëgimisë sonë kulturore. Koleksioni me titull “Një mijë e një fije” ishte fituesi i çmimit të parë në “Muza Competition 2025”, organizuar në muajin korrik, projekt i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Koleksioni i Moralda Durrës është i…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e saj të vjeshtës, e rishikoi projeksionin për ekonominë e Maqedonisë, duke parashikuar rritje prej tre për qind për vitin 2025 dhe 2026. Kjo është një rritje prej 0.4 dhe 0.3 përqind, përkatësisht, krahasuar me parashikimin e majit. Raporti ekonomik i BERZH-it i publikuar dje thotë se Maqedonia e Veriut shënoi rezultate më të mira se sa pritej në tremujorin e parë të vitit 2025, me performancë të fortë në ndërtim dhe rritje të investimeve. “Rritja reale e PBB-së arriti në 3 përqind nga viti në vit në tremujorin e parë të…
Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar një ditë pas seanca gjyqësore në GJKKO për ish-Presidentit u shty për shkak të mungesës së tij në sallën e gjyqit. Kujtim Cakrani u shpreh se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por theksoi se “jam mirë”. Avokati i Ilir Metës shtoi se për dy ditë do të rikthehet në Shqipëri dhe do të nisë me aktivitetet e tij. “Ja ku u takuam sërish, ju falenderoj për mesazhet që më keni nisur duke uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tashmë jam mirë. Besoj këto dy ditë do të kthehem dhe…
Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës. Viktimë e sulmit mbeti një 40-vjeçar, që ka marrë plagë në duar kryesisht pas përleshjes dhe goditjes me thikë nga agresori. Plagosja është e lehtë, teksa i dëmtuari është E.Gogo, i cili ka marrë mjekim në spital. Policia nisi menjëherë hetimet dhe dyshohet se autor i krimit është B.Brahimaj, për të cilin ka nisur procedimi penal. Hetimet e ngjarjes janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e dinamikës dhe shkaqeve.
“Kjo qeveri tregon dhe dëshmon çdo ditë se punon vetëm për kompanitë e mëdha, për spitalet e mëdha private, ndërsa sistemi shëndetësor po zhytet në kaos, dhe asgjë nuk po bëhet për qytetarët”. Këtë e tha mbrëmë nga Strumica, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se në çdo fushë të kujdesit shëndetësor ka një problem që qytetarët e ndiejnë drejtpërdrejt mbi supet e tyre. “Një problem i madh në periudhën e kaluar ka qenë caktimi i termineve për skanime të ndryshme, ndërhyrje kirurgjikale për pacientët. Fatkeqësisht, duhet të them se ka probleme të mëdha dhe mangësi të mëdha në…
Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq 7 persona lidhur me vrasjen e dyfishtë ku Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj u ekzekutuan me breshëri plumbash në një lokal lokal, krim i ndodhur mesditën e 10 Shtatorit 2024, rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit. Viktimat, Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj Organi i akuzës informon se nga hetimet ka rezultuar se Altin Kukaj 50 vjeç, Ervis Kukaj, 22 vjeç dhe Emauris Kukaj 19 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij) në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kryer vrasjen Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Dinamika Sipas Prokurorisë, pak para krimit Ervis Kukaj ka patur një konflikt fizik me…
Aurel Hoxha, pronar i lokal “Monopol” tek rruga “Myslym Shyr”, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit, 24-vjeçarit që u gjet i groposur në Mamurras rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes së tij. Aurel Hoxha sipas burimeve ka marrë hak për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në vitin 2012, krim i cili krye Xhavit Lleshi. 24-vjeçari u denoncua si i zhdukur më 5 gusht të vitit 2020, ndërsa kur kanë kaluar 5 vite nga ngjarja SPAK ka zbardhur krimin makabër duke lëshuar 4 urdhër arreste. Në pranga raportohet se ka rënë 1 person, i cili…
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, realizoi një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të simptomave të rrugëve të frymëmarrjes. “Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar mbi 100 persona në dy punktet e vendosura në Trubarevë, prej të cilëve tetë persona janë dërguar në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të sëmundjeve kronike për të cilat nuk kishin bërë kontrolle për një kohë të gjatë. Skriningu përfshiu kontroll klinik, matjen e pulsit, saturimit dhe vlerësimin e kapacitetit vital. Ky skrining pati pjesëmarrje të madhe me mbi dyqind pacientë të kontrolluar për…
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e 24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë pas zhdukjes i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se SPAK ka firmosur 4 urdhërarreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale. Raportohet se vetëm një prej tyre është arrestuar mbrëmjen e së enjte (25 Shtator, ndërsa 3 të tjerët janë shpallur në kërkim. Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së…
Policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin në fshatin Përpari i Peqinit, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit. Burime zyrtare bënë me dije se Baftjar Debrova, drejtuesi i furgonit që u përplas me mjetin e pastrimit dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë vonë kur një furgon u përplas me një automjet pastrimi të mbeturinave në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Përparim. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatkeqësisht ka rezultuar fatale për…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun e Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu. “Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv. Ai tha se pati një telefonatë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar situatën në Rripin e Gazës. “Nuk po e lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Mjaft më. Është koha të ndalet tani”, shtoi ai. Presidenti amerikan gjithashtu përshëndeti përparimin dypalësh gjatë takimit të tij në…

