Author: almakos

Elton Ilirjani ka ndarë një lajm të mirë për këngëtaren e shumë komentuar së fundmi, Parashqevi Simaku. Përmes Instagramit, ai ka bërë të ditur se Simaku tashmë po menaxhon 100% llogarinë e saj zyrtare në Instagram. “Parashqevi Simaku kontrollon dhe menaxhon 100% Instagramin e saj!”-shkruan ai, duke na treguar se artistja është rikuperuar, e se po ndjek online çdo gjë që thuhet për të. Kujtojmë se Simaku qëndroi për tre javë në psikiatri, aty ku mori veten pas takimit të bujshëm që e pati me të birin e saj. Llogarinë e saj si dhe njoftimin e Ilirjanit mund t’i shihni…

Lexo më Shumë

Para pak ditësh, ish-reperi Fero ka njoftuar se ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë. Ai nuk dha detaje rreth ceremonisë madje as fotografi nuk publikoi me tashmë bashkëshorten e tij. Megjithatë, para disa orësh, ai ka ndarë me ndjekësit në Instagram më pak se gjysmën e fytyrës së gruas së tij, duke e ruajtur ende portretin total të saj. “Mos na shqetësoni”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë

Një 43-vjeçar, i dënuar me burg në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Kavajë. Ervin Balliu, banues në fshatin Gosë të Rrogozhinës, është dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burg, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. 43-vjeçari u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj. Raportohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos me vendimin e datës 06 qershor 2023, e ka dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në…

Lexo më Shumë

LSDM sot ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski dokumentet, të cilat, ata i cilësojnë si skandaloze dhe që kanë të bëjnë me punën e zv/kryeministrit Izet Mexhiti.“Këtu janë ato dokumente që na janë dorëzuar nga denoncuesit dhe që janë të institucioneve shtetërore, me numra arkivi, vula dhe firma. Këtu thuhet qartë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi në funksionim, se Mexhiti ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore, duke i nënshkruar personalisht të gjitha rastet”, thotë Kuzeska.Sipas saj, në këtë mënyrë ai donte të vendoste kontroll dhe të kishte hapësirë për shantazhimin e kompanive dhe qytetarëve.“Sipas kësaj thuhet në këto…

Lexo më Shumë

Pedagogu Lush Susaj ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e Universitetit të Bujqësorit për abuzim me tendera. Profesori Lush Susaj, i cili është pedagog në Universitetin e Bujqësorit prej 25 vitesh, foli për gjendjen duke u shprehur se laboratorët, baza prodhuese dhe pajisjet janë bosh/ “Ku janë lekët?”, u shpreh ai, duke theksuar se në Universitet mungojnë printerët dhe letrat. Ai u shpreh se në zyrë nuk ka as kondicioner dhe se prej 25 vitesh ka një karrige që i gris rrobat. “24 masa janë shumë, ndoshta është veprimi vonuar. jam kryetar i sindikatës së…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (24.02.2024) punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, duke marrë masat e planifikuara, dhe në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për Automjete, kanë nxjerrë gjithsej 773 urdhërpagesa në nivel të vendit, për shkak të shkeljeve në komunikacion. “Në kuadër të kontrolleve, sipas tendencave statistikore, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me drejtimin me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar 175, si dhe parkim të paligjshëm 252. Ndërsa, menjëherë pas tyre vijojnë shkeljet për drejtim mjeti pa leje drejtimi 73, më pas mospërdorimi i…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 15 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke punuar sipas planifikimeve të miratuara për shpalljen e rezultateve përfundimtare. Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se synojnë që rezultatet të shpallen edhe më herët se afati i paraparë. Ky është një lajm pozitiv për qytetarët e Kosovës, të cilët presin me padurim të dinë fatin e kandidatëve të tyre. Sipas këtij plani, rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët pritet të shpallen pasi të shqyrtohen të gjitha ankesat eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas sulmit të Erion Veliajt ndaj prokurorit të çështjes së tij, duke u shprehur se “qëndrojmë në mbështetje të Ols Dado”. KLP ka shprehur shqetësimin, sipas tyre, për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK. “Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë”, thuhet në reagim. Këshilli i Lartë i Prokurorisë thekson se qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje…

Lexo më Shumë

Ministri për ҫështje evropiane, Orhan Murtezani, sot në mëngjes u takua me eurodeputetin austriak Tomas Vajc, raportuesin e sapoemëruar të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.Takimi u zhvillua në prag të takimit të 23-të të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedoni e Veriut-Bashkimi Evropian, i cili paraqet mundësi të rëndësishme për të thelluar dialogun dhe për të përforcuar angazhimin e përbashkët për të ardhmen evropiane të vendit. Murtezani dhe Vajc theksuan rëndësinë e këtij forumi si hapësirë për shkëmbim konstruktiv të qëndrimeve dhe avancim të bashkëpunimit, me qëllim të përshpejtimit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në fokus…

Lexo më Shumë

Është identifikuar autori i vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin. Siç njofton policia, autori i dyshuar është shtetasi me iniciale D. T., ndërsa shkak i vrasjes së 67-vjeçarit, thuhet se janë qenë përplasjet mes tyre për motive pronësie. Pas ngjarjes, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë kanë vijuar përgjatë natës kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar, por dhe si pasojë e errësirës nuk u bë e mundur gjetja e tij. Kurbin Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendngjarje,…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) ka reaguar në lidhje me akuzat nga BDI dhe LSDM, të cilat thonë se ministrit Izet Mexhiti i janë marrë kompetencat. Nga MMJPH akuzat e LSDM-së dhe BDI-së i quajnë spekulime dhe pretendime të rrejshme. “Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me pretendimet dhe spekulimet në media që ka të bëjë me vendimin e Inspektoratit Administrativ, dëshiron që të informojë publikun për pikat kryesore të mëposhtme: Së pari, paralajmërimet dhe vërejtjet për punën në zyrë dhe atë arkivore të shërbimeve në Ministri nuk…

Lexo më Shumë

Kur po bëhen dy muaj nga vdekja e mistershme e 12-vjeçarit Leo Sadiku, trupi i tij është zhvarrosur për t’i nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore. Ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë të prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin, në prezencë edhe të familjarëve të 12 vjeçarit, kanë zhvarrosur trupin e tij, i cili do ti nënshtrohet autopsisë. Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12 vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar…

Lexo më Shumë