LSDM sot ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski dokumentet, të cilat, ata i cilësojnë si skandaloze dhe që kanë të bëjnë me punën e zv/kryeministrit Izet Mexhiti.
“Këtu janë ato dokumente që na janë dorëzuar nga denoncuesit dhe që janë të institucioneve shtetërore, me numra arkivi, vula dhe firma. Këtu thuhet qartë se Inspektorati Shtetëror Administrativ ka konstatuar parregullsi në funksionim, se Mexhiti ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore, duke i nënshkruar personalisht të gjitha rastet”, thotë Kuzeska.
Sipas saj, në këtë mënyrë ai donte të vendoste kontroll dhe të kishte hapësirë për shantazhimin e kompanive dhe qytetarëve.
“Sipas kësaj thuhet në këto dokumente, në Ministrinë e Mjedisit është ngritur një sistem për nënshkrim dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative, gjë që ngre dyshime për korrupsion dhe ryshfet. Presim që Mickoski t’i lexojë, t’i shqyrtojë me kujdes dhe t’u përgjigjet të gjitha këtyre dyshimeve për keqpërdorime dhe korrupsion të mundshëm. Të shohim tani nëse kryeministri do të bëjë ndonjë gjë me këto prova në dorë. A do t’i thërrasë institucionet kompetente të reagojnë, apo Mickoski do të vazhdojë ta mbrojë Izet Mexhitin?”, tha Kuzeska.
Data 19.07.2026
Aktuale
- Dita e 50-të e revoltës për dorëheqjen e Ramës, rezistenca e qytetarëve hyn në një moment historik
- Magyar e quajti “kukull” të Orban/ Presidenti i Hungarisë pranon të japë dorëheqjen pasi Parlamenti votoi shkarkimin e tij
- Bastet sportive drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi online
- BBC për protestat kundër qeverisë në Shqipëri: Mijëra njerëz në rrugët e Tiranës që nga fundi i majit! Dua Lipa i konsideron frymëzuese!
- Spanja po përgatitet për një valë të tretë të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë mbi 45°C
- Dy turistë gjermanë lëshojnë sinjal SOS në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit
- E trishtë/ Gazetari i News24, Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident rrugor
- “Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23”, Gent Progni: Në orën e protestës s’mund të ketë Kuvende



