Author: almakos

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se dorëheqja e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nuk ka qenë një vendim i vullnetshëm, por i detyruar nga rrethana ligjore. Sipas Llabanit, emri i Karçanajt përmendet në një dosje kriminale që po hetohet nga SPAK. Gazetarja tha se disponon informacion se ish-drejtoresha është detyruar të japë dorëheqjen pikërisht për shkak të përfshirjes së saj në këtë dosje. Ajo shtoi se gjatë muajit dhjetor ishte informuar se Karçanaj kishte marrë një banesë me qira së bashku me vajzat e saj, duke lënë apartamentin në fjalë. Sipas gazetares, ky veprim mund…

Lexo më Shumë

Shkarkimin e kryesisë së Lëvizjes Besa për t’i hapur rrugë fuzionimit të VLEN-it në një parti e ka përshëndetur kreu i LD-së, Izet Mexhiti. I pyetur nga TV Shenja, Mexhiti tha se të njëjtin veprim së shpejti pritet ta merr edhe partia që drejton ai dhe se për momentin po diskutohen modalitetet për të zgjedhur të parin e këtij subjekti. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që të vendosin për modalitetin me bashkë kryetar, model i cili sipas Mexhitit, nuk është karakteristik tek ne, por funksionon në shumë vende të tjera. Mexhiti sqaroi se për këtë çështje, brenda VLEN janë propozuar…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka hapur sot një kapitull të ri në historinë e Kuvendit, duke njoftuar për betimin e dy deputetëve të rinj. Ky moment shënon një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin politik në vend. Deputetët e rinj, Afërdita Hajrizi dhe Uran Ismaili, do të japin betimin e tyre në një seancë të veçantë, duke u bërë pjesë e rëndësishme e procesit ligjvënës. Ky është një hap i rëndësishëm për ta dhe për qytetarët që ata përfaqësojnë. Haxhiu ka theksuar rëndësinë e këtij procesi, duke ftuar deputetët që të shprehin angazhimin e tyre për të shërbyer…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë 3 nga anëtarët e një grupi kriminal të organizuar të akuzuar për trafik droge, duke i dënuar me një total prej rreth 17 vitesh burgim. Të pandehurit janë Bujar Brahaj, Ertjan Pjetërgjokaj dhe Elton Ukaj. SPAK i ka nisur hetimet prej vitit 2019, kurse grupet u goditën më 2022 të ndarë në 5 celula me të paktën 44 persona të dyshuar, arrestuar dhe gjykuar. Vendimi u dha sot (13 shkurt) nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Luljeta Kolonja, Engjëllushe Tahiri dhe Luljeta Kole. Bujar Brahaj u dënua me 10 vite burg, ndërsa Ertjan…

Lexo më Shumë

Javë më parë paralajmëroi mbylljen e kalimit illegal në afërsi të urës së “Bit Pazarit”, ndërsa sot kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski ka shkuar edhe një hap më larg, duke paralajmëruar jo vetëm mbylljen e kalimit, por edhe largimin e objektit problematik në lokacionin në fjalë. Lajmin për largimin e “Ali Tobakos”, objektit të shumë përfolur e të premtuar nga kryetarë të shumtë të kryeqytetit, Gjorgjievski e paralajmëroi sot nga Çairi, në një konferencë të përbashkët me kreun e Çairit, Izet Mexhiti. ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT “Jemi kategorik me të gjithë kolegët kryetar të komunave…

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot lirimin nga paraburgimi të shtatë të miturve të arrestuar gjatë protestës së 10 shkurtit, të organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Pas një seance me dyer të mbyllura, që ka zgjatur disa orë, gjyqtari Gentjan Jahjolli vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për të dyshuarit. Sipas vendimit të gjykatës, pasi u dëgjuan palët në proces, përfaqësuesit e prokurorisë dhe avokatët mbrojtës, u vendos që të miturit të paraqiten në organin e akuzës një herë në muaj. Të akuzuarit janë: -Rei Bogdani -Sindrit Peka -Joel Korbi -Kreshnik Kastrati -Zeni Guraj -Daniel Zeka -Oresti Halilaj…

Lexo më Shumë

Indeksi i kostos së jetesës në janar të këtij viti shënoi rritje vjetore prej 3.2 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregon raporti i fundit i Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS). Në të njëjtën kohë, raporti thotë se indeksi i çmimeve me pakicë është rritur me 1.2 përqind. Inflacioni, i matur me indeksin e kostos së jetesës, ka rënë me 0.7 përqind në janar krahasuar me muajin paraprak. Sipas të dhënave nga ESHS-së, ulja e kostos së jetesës është rezultat i çmimeve më të ulëta në disa sektorë. Rënia më e madhe në janar krahasuar me…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo Politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Thirrja për një marsh në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së vjen pas kërkesës së Prokurorisë Speciale në Hagë për 45 vjet burg për katër ish-udhëheqësit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. “Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për “Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë…

Lexo më Shumë

Një e moshuar ka denoncuar në Policinë e Gramshit humbjen pa gjurmë të mbesës së tij të mitur, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e saj. Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se ka nisur kërkimet, por pa dhënë detaje për rrethanat dhe shkaqet e largimit të të miturës nga banesa. Gjyshja ka dëshmuar se nuk po e arrinte dot mbesën që ta kontaktonte dhe ishte i frikësuar se mund t’i ndodhte diçka e keqe. “Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se i është larguar nga banesa, mbesa e saj 14-vjeçare. Po punohet…

Lexo më Shumë

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me dhjetorin e vitit 2025, arrin 0,7 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës të RMV-së. Indeksi i shpenzimeve të jetesës në janar të vitit 2026, në krahasim me janarin e vitit 2025, shënon rritje prej 3,2 për qind.Çmimet me pakicë në janar të këtij viti, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, janë ulur për 2,7 për qind, ndërsa në krahasim me janarin e vitit të kaluar për 1,2 për qind. Ulja e inflacionit në janar të vitit 2026, në krahasim…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku trupi i një të moshuari u gjet i pajetë në një përrua. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dhivrit, kurse Policia e Sarandës bëri me dije se viktima është S.G., 91 vjeç, banor i këtij fshati. Paraprakisht dyshohet se i moshuari ka rrëshkitur duke u rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht. “Dje, në fshatin Dhivër, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. G., 91 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është rrëzuar aksidentalisht, ka rënë në përrua dhe si pasojë është mbytur”,…

Lexo më Shumë

“Posta e Maqedonisë” informon se po punon për të gjetur zgjidhje për të përshpejtuar formalitetet doganore dhe përpunimin e dërgesave, pasi kanë ndodhur vonesa në përpunim dhe inspektime doganore për shkak të detyrimeve të reja me ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Me ndryshimet në Ligjin për TVSH-në, të cilat hynë në fuqi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, është hequr përjashtimi nga TVSH-ja për dërgesat e porositura online në një vlerë deri në 22 euro, dhe “Posta e Maqedonisë”, për të përcaktuar TVSH-në, duhet t’i paraqesë të gjitha dërgesat e porositura online inspektimi doganor.…

Lexo më Shumë