Drejtperdrejte nga MPB-jaPress konferenca e ministrit Agim Nuhiu Nai-post ni Alsat-M.TV noong Miyerkules, Mayo 3, 2017
Author: almakos
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ditën e parë të punës e ka filluar në Kabinetin e tij, kanë informuar nga shërbimi informativ i kuvendit. “Ai së bashku me anëtarët e kabinetit të tij dhe shërbimet e kuvendit po punojnë në të gjithë punët administrative, të cilat duhet të bëhen për funksionim normal dhe ushtrim të detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Përndryshe akti i pranim-dorëzimit të postit u bë në mënyrë normale siç i ka hije principeve të demokracisë”, kanë bërë të ditur nga shërbimi informativ i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit. Ata informojnë se…
Gruevski nuk u ndal të japë deklaratë para kamerave për rastin “Shuplakat në qendër”, por partia e tij nuk hezitoi të reagojë me shkrim ndaj deklaratave të Zhernovskit, duke e quajtur gënjeshtar dhe manipulues i cili vetëm i vardiset LSDM-së që ta kandidojë përsëri për kryetar komune. “Zhernovski jeton dhe ushqehet nga ofendimet, gënjeshtrat dhe arroganca. Po të mos ishin këto raste të montuara, LSDM dhe Zhernovski nuk do të kishin me çfarë të bëhen aktual. Zhernovski tani është në garë për vardisje ndaj LSDM-së me shpresë të madhe se përsëri do ta kandidojnë për kryetar të komunës Qendër”, kanë…
Është tërhequr njërin nga organizatorët e protestave “për Maqedoni të përbashkët”. Bëhet fjalë për Igor Drullovski. Ai dorëheqjen e tij e ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook. “Gjashtëdhjetë ditë protesta të qeta, të dinjitetshme së bashkë me bashkëkombësit e mi, janë krenar për këtë. Kam besuar se me veprimin tim do të mund të ndryshojmë diçka, se do të arrijmë të rruajmë Maqedoninë ashtu siç e dimë- Unitare”, ka shkruar Drulloivski. Ai kas shtuar se i vjen keq që në mënyrë indirekte ka qenë pjesë e dhunës por se të njëjtën e ka dënuar disa herë
Në këto moment nga Ministria e Kulturës janë duke u bartur disa thasë, për të cilat ende nuk dihet se çfarë ka në to dhe për çfarë materiali bëhet fjalë. Fokus shkruan se sipas fotografive vërehet se si të punësuar në këtë institucion mbushin makinat me thasë të zezë. Nga Ministria e Kulturës kanë thënë se këto nuk janë kurrfarë materiale, por se Drejtoria për trashëgimi kulturore po zhvendoset në hapësira të reja.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Britanisë ka përshëndetur përzgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit dhe apelon që të bëhet transferim i qetë i pushtetit. “Mbretëria e Bashkuar e përkrah vendimin demokratik të shumicës së deputetëve në Maqedoni që ta zgjedhin Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit. Jemi të gatshëm të punojmë me te. i bëjmë thirrje të gjithë personave, institucioneve dhe partive të mundësojnë transferim të qetë dhe të padhunshëm të pushtetit nga partia e mëparshme në pushtet drejt koalicionit të shumicës e zgjedhur më dhjetor 2016. Sa më shpejtë formohet qeveria, aq më shpejtë do të filloj…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova i përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet në rajon dhe veçanërisht kohëve të fundit, ato që po ndodhin në Maqedoni. Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Beta”, Thaçi ka thënë se në Maqedoni kemi pasur një proces elektoral dhe tani shohim përpjekje që të themelohet Qeveria e re, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit. “Për Kosovën dhe besoj për tërë rajonin është e papranueshme dhuna. Tani për tani, tensionet në Maqedoni janë politike dhe nuk janë etnike, mirëpo për evitimin e tensioneve etnike, zgjidhje është implementimi i plotë…
BE është e gatshme të punoj me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferiu për reformat e nevojshme për integrim euroatlantik të vendit. Këtë në twitter e ka shkruar ambasadori i BE-së, Samuell Zhbogar, pas takimit të sotëm me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferi. Kjo është takimi i parë zyrtarë i Xhaferit pasi ka marrë çelësat e kabinetit.
LSDM sot përmes një kumtese kërkoi që institucionet të mundësojnë kushte për punë për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë së re pa shtyrje. “Institucionet dhe të punësuarit në ti janë të obliguar të mundësojnë zbatim të vullnetit të shumicës që qytetarëve. Është e domosdoshme që kryetari i ri i Kuvendit, i zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, plotësisht t’i ndërmarrë përgjegjësitë sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve ndaj qytetarëve dhe shtetit”, theksojnë në kumtesë. Sipas LSDM, interes kulmor shtetëror është transferimi i qetë i pushtetit dhe formimi i qeverisë së re reformuese dhe ajo, siç theksojnë, do të ndodhë…
Komiteti qendror i VMRO¬DPMNE¬së në seancën e mbrëmshme për situatën aktuale politike e dënoi, siç kumtoi partia, tentimin e paligjshëm për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit i cili paraqet dhunë ndaj institucioneve, para së gjithash Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e përshkruar. “Mosrespektimi i Kushtetutës është mosrespektim i shtetit të Republikës së Maqedonisë dhe mund të paraqesë hyrje të rrezikshme në praktikën e re të devalvimit të shtetit dhe institucioneve”, thuhet në kumtesë. Për Komitetin qendror të VMRO-DPMNE-së, siç qëndron në kumtesë, tentimi për krijimin e institucioneve të paligjshme do të bënte precedent i cili në të ardhmen mund të keqpërdorë…
Në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për rastin “Shuplaka”, ku i akuzuar është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Si dëshmitarë janë ftuar 22 persona, mes të cilëve janë kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, kryesuesi i Këshillit të komunës, Mirosllav Shipoviq si dhe Sasha Bogdanoviq. Sipas akuzës, Gruevski në rastin në fjalë është porositësi i dhunës, kurse Janakievski ka pranuar përmes anëtarëve të partisë të zbatojë dhunë ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe anëtarëve tjerë të Këshillit komunal.
Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, pa ndonjë incident është futur sot në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Stafi i kabinetit ka mirëpritur atë, ndërsa më vonë, Talat Xhaferi ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar.

