Procesi i dorëzimit të pushtetit shumicës së re parlamentare nuk do të kaloj pa obstruksione të reja nga VMRO-DPMNE-ja, vlerësojnë një pjesë e analistëve politik. Sipas tyre, lirimi i sotëm i kabinetit të kryetarit të Kuvendit nga Tarjko Veljanovski për kryeparlamentarirn e ri Talat Xhaferi, është si rezultat i vizitës së së diplomatit të lartë amerikan Hojt Ji, i cili sipas tyre ka ndikuar në zbutjen e retorikës së së ashpër që praktikonte VMRO-ja. Ardhja e Hojt Ji mendoj se kishte ndikim, që më në fund politikanët duhet të reterojnë, por edhe gjithë ne qytetarët të kthehemi në drejtim të…
Author: almakos
Ministri i jashtëm për Evropë i Gjermanisë, Mihail Rot, ka deklaruar se në Maqedoni për momentin po luhet një loje e hidhur. Në një intervistë për Dojçe Vele, ai ka thënë se është i shtangur dhe i tmerruar nga ajo se si politikanët rreth ish kryeministrit Gruevski e vendosin në lojë të fatit besueshmërinë e tyre. “Llogarinë në fund duhet ta paguajnë qytetarët e Maqedonisë. Zgjedhjet u mbajtën para disa muajve. Presim përfundimisht, pasi që është zgjedhur kryeparlamentari, tani të formohet edhe Qeveri. Askush nuk duhet të tërhiqet nga rregullat demokratike. Kjo posaçërisht vlen për partinë që deri tani ka…
Roli i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është në shqyrtim e sipër nga institucionet përgjegjëse. Ashtu sikurse është faktuar prania e shumë punonjësve policorë, ushtarak etj, në pamjet që media ka grumbulluar gjatë ditës së sulmit dhe burime të ALSAT konfirmojnë edhe praninë e agjentëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, dikush në krye të detyrës e dikush duke zbatuar urdhrat e marrë. Ende nuk mund të konfirmohet nëse këto veprime janë nën urdhra të eprorëve të shërbimit apo individuale edhe pse shikuar në tërësi, kjo drejtori duhet të ishte më avangardia në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. ALSAT…
Nisma “Për Maqedoni të përbashkët” mbeti pa njërin nga udhëheqësit e tyre. Prej sot, Bogdan Ilijevski, i njohur si “Betmen” dhe Aleksandar Damovski, nuk do ta kenë pranë tyre drejtorin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, Igor Durllovski. Gjashtë ditë pas dhunës në Kuvend, kur persona të maskuar rrahën deputet dhe gazetarë, ai u tërhoq. Vendimin e tij e publikoi në Facebook. Më vjen keq që në mënyrë indirekte isha pjesë e dhunës të cilën disa herë publikisht e kam dënuar. Qindra kërcënimet nuk më frikësuan, por ajo që më theu mua janë një pjesë e bashkëqytetarëve të mi të…
Dragan Danev nga VMRO-DPMNE ka thënë se Talat Xhaferi është në mënyrë jolegale zgjedhur kryetar i Kuvendit dhe se poashtu në mënyrë jolegale është ulur në zyrën e kryetarit të Kuvendit. “VMRO-DPMNE do t’i përdorë të gjitha mjetet demokratike në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet dhe do të vazhdoj të mbroj interesat më të larta shtetërore dhe nacionale”, ka thënë Danev. Ai poashtu ka thënë se është e palejueshme që të arrestohen njerëz të pafajshëm.
Nga MPB kanë dalë me një komunikatë lidhur me aktivitete për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit. “Mbrëmë më 02.05 janë arrestuar edhe tre persona V.N (45), D.P(33) dhe V.C(33) të gjithë nga Shkupi. Të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale ‘pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojnë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’ sipas nenit 384 të KP i RM-së. Nga ana e gjyqtarit në procedurë paraprake personit V.N I shqiptohet masa e paraburgimit prej 8 ditëve. Gjithashtu mbrëmë, në SP Kisella Vodë, vet është paraqitur edhe V.T(40), I dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë…
Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit gjendja e mediave dhe e sigurisë së gazetarëve në vend lë shumë për të dëshiruar. Shefi i delegacionit të BE në Shkup Zhbogar dhe shefja e OSBE në vend Sumalajnen në këtë ditë kanë dënuar ashpër ngjarjet makabër që ndodhën në Kuvend ndaj punonjësve të mediave, dhe kanë kërkuar që autorët e incidentit të nxirren para drejtësisë. Ne mendojmë se ajo ishte orkestruar dhe ata që kanë ushtruar dhunë të nxirren para drejtësisë. Liria e shprehjes është e drejtë fundamentale e njerëzve, e cila është e pandashme nga demokracia dhe rregullat ligjore. Media…
VMRO – DPMNE në një periudhë prej vetëm disa ditësh ka dalë me kontradiktore. Partia e Nikolla Gruevski një herë e dënon dhe një herë e arsyeton dhunën ndaj deputetëve. Vetë Gruevski për TV Telma, e dënoi dhunën që protestuesit e ushtruan në Kuvend dhe tha se të gjithë që kanë bërë shkelje të ligjit apo kanë qenë pjesë e incidenteve të përgjakshme të javës së kaluar, duhet të japin llogari para drejtësisë. Isha një ndër të parët që në orën 4 të mëngjesit, dola publikisht dënova atë që ndodhi dhe kërkova që të mblidhen provat që dikush që ka…
Ministri Agim Nuhiu në konferencën për shtyp tha se ka formuar grup pune që ka për qëllim që do të hetojë shkeljet, mos zbatimin e obligimeve nga zyrtarët e MPB-së. Në krye të këtij grupi do të jetë Goranço Savevski. Po ashtu gjatë konferencës Nuhiu tha se ka kërkuar nga Qeveria shkarkimin e Mitko Çavkovit nga posti i Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike.
Para festave për pesë denarë janë rritur çmimet e cigareve “West”, “Walter Wolf” dhe “Ronhill”. Cigaret “Bond” të cilët janë shitur nga 65 denarë, tani shiten me cmim prej 70 denarëve. Çmim më të lartë kanë edhe cigaret “Brend”, të cilët nga 65 denarë tani shiten 70 denarë. Oriental” poashtu nga 65 në 70 denarë, “Malboro light” nga 130 në 140, “Sun slim” nga 80 në 85 denarë, “Chesterfield” nga 75 në 80 denarë. Për momentin nuk janë shtrenjtuar çmimet e “Malboro touch” dhe “Malboro slim”. Sipas kalendarit të akcizave, nga qershori 2017 cigaret do të jenë më shtrenjtë për…
Në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës së Brendshme, ministri Agim Nuhiu tha se një pjesë e strukturave të MBP-së i kanë shkaktuar dëme të madha shtetit dhe vlerave demokratike. “Kjo që ndodhi është një e keqe e madhe. Për të përmirësuar këtë, nevojitet një angazhim jo vetëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe i më shumë institucioneve si Prokuroria dhe gjyqësori”, tha Ministri Nuhiu. Ai gjithashtu tha se ka formuar një grup pune që ka për qëllim që do të hetojë shkeljet, mos zbatimin e obligimeve nga zyrtarët e MPB-së. Nuhiu theksoi se çdokush do të…
Deri tek gazeta zyrtare është dërguar letër me të cilën kërkohet që në gazetën zyrtare të del njoftimi se Talat Xhaferi tani më është kryetari i ri i kuvendit. Letra është nënshkruar nga zëvendës sekretari i Kuvendit. Sipas informacioneve pritet që sot, ose më së voni nesër të shpallet e njëjta.

