Roli i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është në shqyrtim e sipër nga institucionet përgjegjëse. Ashtu sikurse është faktuar prania e shumë punonjësve policorë, ushtarak etj, në pamjet që media ka grumbulluar gjatë ditës së sulmit dhe burime të ALSAT konfirmojnë edhe praninë e agjentëve të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, dikush në krye të detyrës e dikush duke zbatuar urdhrat e marrë. Ende nuk mund të konfirmohet nëse këto veprime janë nën urdhra të eprorëve të shërbimit apo individuale edhe pse shikuar në tërësi, kjo drejtori duhet të ishte më avangardia në ngjarjet e 27 prillit në Parlament. ALSAT mëson nga burime të sigurta se të paktën 2 punonjës të DSK-së kanë fshirë materialet video nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Nuk dihet ende nëse kjo është bërë me urdhër nga eprorët e tyre, por gjithsesi, operacioni i tyre nuk rezultoi me sukses. ALSAT mëson gjithashtu se pamjet kanë qenë të rezervuara në një server tjetër ndërsa vazhdimi i filmimeve nga kamerat, i tregon qartë edhe punonjësit që kanë dashur të zhdukin gjurmët e dhunës në natën e 27 prillit. Ende nuk dihet nëse ndaj këtyre punonjësve do të ngrihet procedurë nga autoritetet e rendit apo prokuroria, edhe pse, sikurse ka zbuluar ALSAT që në fillim, projektimi ka qenë që pas dhunës, çdo gjurmë e saj të zhduket. Autoritetet policore, siç mëson ALSAT kanë kryer edhe ekspertizën e mbetjeve nga armët e ftohta, vulat e gishtave si dhe gjaku i derdhur në ambientet e kuvendit, të cilat i qartësojnë akoma më shumë sulmuesit si dhe veprat e tyre. ALSAT gjithashtu mëson nga dëshmitë dhe burimet se përveç hapjes së dyerve nga deputetët Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski, si dhe orientimit të sulmuesve nga deputeti tjetër Tarçullovski dhe shef i njësisë së sigurimit të Veljanovskit, një pjesë e sulmuesve kanë hyrë në mënyrë të koordinuar nga poshtë ndërtesës, konkretisht nga garazhi i ndërtesës së Parlamentit, e lejuar vetëm për makinat zyrtare. Sipas disa burimeve, ALSAT mëson se hyrja është mundësuar nga shef i njësisë së sigurimit të Veljanovskit, Goran Gjoshevski.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Të paktën 40 persona humbin jetë në Francë, ndërsa vala e të nxehtit prej 43 gradësh përfshiu vendin
- Studentët Zijahudin Elezi dhe Rinor Bugujevci e çojnë çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Parlamentin Europian
- Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese nxori në shesh pafuqinë dhe gënjeshtrat e VLEN-it
- Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë
- BDI: Skandal, komuna e Tetovës dhe Qeveria e lanë pa mbrojtje emërtimin shqip të rrugëve dhe shesheve në Tetovë
- Luisa Residi hap pikën mbështetëse për gratë e reja sipërmarrëse në STEP+
- Kompania nga Shkupi qarkulloi 27 milionë, fitoi vetëm 30 mijë euro!
- Uji i pijshëm rikthen debatet në Këshillin e Gostivarit

