Author: almakos

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) deklaroi se pret që gjatë këtij muaji Maqedonia të ketë qeveri të re dhe porositi se qytetarët në Maqedoninë multietnike nuk duan konflikte, por përmirësim të cilësisë së jetës në vend. Zaev, incidentin e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë e vlerëson si ngjarje të pahijshme e cila nuk dëshiron të përsëritet as në Maqedoni dhe në asnjë vend tjetër në botë, pasi që siç thotë ai, tempulli i demokracisë është Kuvendi dhe deputetët janë zgjedhur nga qytetarët të cilët edhe i përfaqësojnë. Ai thekson se të gjithë…

Lexo më Shumë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, shefat e delegacionit të BE-së dhe misionit të OSBE-së në Shkup, kanë adresuar kritika për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes në vend. Gjatë debatit të organizuar nga delegacioni I BE-së me këtë rast, ata njëzëri kanë dënuar edhe një herë sulmin e javës së kaluar ndaj deputetëve dhe ndaj gazetarëve dhe kanë kërkuar që pjesëmarrësit në këtë akt dhune të sillen para drejtësisë. Euroambasadori Samuel Zhbogar, mes tjerash, deklaroi se vendi ka nevojë për reforma në lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes. Ai ka theksuar se mediat e lira, ku…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski dhe Andrej Zhernovski u ballafaquan në gjykatë, por për vetëm gjysmë ore. Seanca për dhunën në Komunën Qendër të vitit 2013 u anulua për shkak të mungesës së pesë të akuzuarve që nuk kishin dhënë asnjë arsyetim para fillimit të seancës. Prokurori i Prokurorisë Speciale, Gavrill Bubevski i kërkoi gjykatës që të lëshojë fletëarrest për të gjithë ata që mungojnë në seancë pa dhënë asnjë arsyetim, pasi po pengojnë mbarëvatjen e procesit. Por, gjykatësja vendosi që të jepet afat prej 8 ditësh në mënyrë që personat që mungojnë të sjellin vërtetime adekuate për të arsyetuar mungesën ndërsa për…

Lexo më Shumë

Uji vazhdon të mbetet problemi kryesor për banorët e fshatit Kalishtitë të Gostivarit. Banori i Riza Nazifi, thotë se nuk ka kuptim ky moskujdes i komunës, kur dihet se projekti kushton afërsisht 250 mijë mijë euro. Sipas tij, fshati ka nevojë për përmirësimin e kushteve për jetesë, sidomos për ujin për pije. Ai ka thënë se deri tash afër 350 familje kanë braktisur fshatin dhe kanë migruar. “Nga ky fshat janë shpërngulur më tepër kohës së fundit, më tepër për shkak të infrastrukturës, kryesisht për rrugët dhe ujin për pije. Është shumë interesant të jetosh në Sharr dhe të blesh…

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi sot hyri në zyrën e kryetarit të Kuvendit, pa forcë dhe pa ndonjë rezistencë nga ish kryetari, Trajko Veljanovski. Në Kuvend nuk ishin sot as deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa mysafiri i parë i Xhaferit ishte ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar. “Në takim, ambasadori Zhbogar edhe njëherë ka uruar përzgjedhjen e Talat Xhaferit, duke theksuar se me këtë Kuvendi i Maqedonisë vazhdon me procesin e integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Nga ana e tij, kryetari i Kuvnedit, Talat Xhaferi ka theksuar se me marrjen e funksionit, para se gjithash do të punoj në forcimin e demokracisë dhe…

Lexo më Shumë

Televizioni SHENJA sot kërkoi prononcim nga institucionet kryesore të Republikës së Kosovës, në lidhje me deklaratat e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për një media serbe ku ky i fundit, tha se Maqedonia ka gabuar kur ka votuar “Pro” në lidhje me trashëgiminë kulturore në UNESCO. Institucioneve të Kosovës, ua parashtruam këtë pyetje. SHENJA: “Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, që pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë, në një intervistë për një media të Serbisë ka kundërshtuar votimin “Pro” të Maqedonisë në lidhje me trashëgiminë kulturore në UNESCO, duke thënë se atje është zemra e Serbisë. Si i komentoni…

Lexo më Shumë

03 May Protestuesit e organizatës “Për Maqedoni të përbashkët” janë kthyer në rrugë. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata bënë me dije se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Kryetarin e ri të Kuvendit, ata e konsideruan jolegjitim. Numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë edhe sot ka qenë shumë i lartë. [embedded content]

Lexo më Shumë

03 May Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e fundit ka sjellë disa konkluzione mes të cilave duket se partia e Gruevskit ka pranuar humbjen dhe ka vendosur që të vazhdojë me ritmin e njëjtë në opozitë. Mes tjerash u vendos që grupi parlamentar i kësaj partie nuk do të bojkotoi Kuvendin kurse anëtarësisë t’i sqarohet situata e re dhe të këshillohet të mos bëjë probleme që do t’i sillnin dëm plotësues partisë. Kreu i kësaj partie Nikolla Gruevski në një status në rrjetet sociale e quan akt diktature mënyrën e zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit. “Talat Xhaferi…

Lexo më Shumë

03 May LSDM-ja i ka bërë thirrje kryesisë së VMRO-DPMNE-së që të përfundojë me keqpërdorimin e qytetarëve për protesta dhe të tërheqjes së qytetarëve të pafajshëm në dhunë. “Maqedonia ka shumicë  të re legjitime dhe kryetar të ri legjitim  të Kuvendit, të zgjedhur sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të RM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së. Proceset demokratike, siç citohet, vazhdojnë në drejtim të formimit të qeverisë së re dhe se liderët e partive politike, institucionet, të punësuarit në institucione janë të detyruar që të mundësojnë formimin e saj. “Vazhdimi i proceseve demokratike është prioritet shtetëror. Shkelja e interesave shtetërore është…

Lexo më Shumë

Dhuna në Kuvend ka qenë një skenar i planifikuar mirë, ndërsa organizatorët janë: Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Velanovski dhe realizues Mitko Çavkov. Kështu tha në emisionin “Arena”, anëtari i LSDM-së, Edmond Ademi. Ai tha se turma ka pasur target të caktuar dhe se është ditur se kush duhet të sulmohet. Sipas tij VMRO-DPMNE ka pasur lidhje direkte me strukturat kriminele që atë ditë sulmuan në Kuvend. “Nëse keni parë dosjen që e kanë, kanë biografi vrasës, dhunues, me drogë, kriminel. Ajo është struktura e cila në koordinim me VMRO-DPMNE e bëri atë që e bëri. Shifet qartë lidhshmëria dhe…

Lexo më Shumë

Rrëshqitjet e dheut në rrugën për tek banjat në Tetovë e cila është duke u rregulluar, janë rrezik i madh për jetën e banorëve, të cilët ose dalin për shëtitje në këto anë, ose udhëtojnë në vendbanimet e kësaj ane. Kjo rrugë ka filluar vite më parë që të zgjerohet dhe rregullohet, por një pjesë e saj ende ndodhet në gjendje të vështirë. Kamera janë qëndroi për disa orë në këtë rrugë dhe kapi nga afër pamjet e dheut të rrëshqitur ditëve të fundit. Në bisedë me qytetarët dhe kalimtarët e rastit, ata thonë se ndjehen në rrezik të madh,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu,ka iniciuar propozim për shkarkimin e Mitko Çavkovit nga funksioni i Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Kjo pasi ai vlerëson se një pjesë e strukturave të MPB-së, i kanë shkaktuar shumë dëme vendit si dhe vlerave demokratike, gjatë ngjarjeve që ndodhën në Kuvend javën e kaluar. Në konferencë për mediat, Nuhiu njoftoi poashtu se këshilltarin shtetëror në Byronë për Siguri Publike, Goranço Savovski, e ka emëruar koordinator të Shtabit Operativ. Ndërkaq, u bëri thirrje të gjithë të punësuarve në MPB që të kyçen në mënyrë aktive në përgatitjen e materialeve zyrtare për ngjarjet…

Lexo më Shumë