Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pritur sot në Bruksel kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin. Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogerini ka mirëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar të Kuvendit të Maqedonoisë, duke theksuar se ky është një rol që duhet të jetë mbi partitë dhe politikat ndëretnike, një kryetar Kuvendi që duhet të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Maqedoni. “BE është e gatshme të punojë me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet e tjera për të avancuar reformat urgjente dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës. BE pret…
Author: almakos
Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka pritur për vizitë sot kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Në komunikatën e lëshuar pas takimit thuhet se Mogerini ka mirepritur zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, duke theksur se ky është një rol që duhet të jetë mbi partinë dhe politikat ndëretnike me kryetarin e Kuvendit që punon për të mirën e gjithë qytetarëve dhe komuniteteve, njofton SHENJA. “BE është e gatshme të punoj me të, me Kuvendin dhe gjithë institucionet tjera per të avancuar Reformat Urgjente Prioritare si dhe implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos. BE pret që të gjitha partitë politike të…
04 May Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë Vllado Kambovski kritikoi ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend, duke kërkuar kapjen e shpejtë të dhunuesve. Kambovski tha se askush nuk ka të drejtë të thirret në popull, pasi populli është më i vjetër se partia e shteti. Akademiku Kambovski tha se duhet t’i thuhet fund institucioneve të partizuara, drejtësisë së verbër e shkatërrimit të arsimit. [embedded content]
< Protestuesit e të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët” ka vijuar edhe sot protestat. Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që theksuan se nuk e njohin Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit. Edhe pse sot numri i protestuesve ishte dukshëm më i ulët, numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë edhe sot ka qenë shumë i lartë.
Në Gjykatën Themelore në Kumanovë ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së vogëlushit Almir Aliu ku u dëgjuan deklaratat e dy ekspertëve të tjerë ligjorë nga Klinika Universitare e Psikiatrisë, Zoja Babinkostova dhe Makta Manuellovska. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha se edhe kësaj radhë ekspertët ligjor tentonin të mbrojnë të akuzuarin Boban Iliq duke dëshmuar se i njëjti veprën penale e ka kryer pa paramendim. Madje, Alispahiq sot kishte vërejtje ndaj ekspertëve ligjor duke shtuar se nuk janë mjekët ata që duhet ta shfajësojnë të akuzuarin Boban Iliq për veprën për të cilën ngarkohet. “Nga ajo…
Gjykata Supreme iu përgjigj pozitivisht ankesës së Sindikatave të cilat u përjashtuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në bazë të vendimit të Supremes, Gjykata Administrative duhet ti kthejë në LSM sindikatat e përjashtuara ndërkohë që konfirmoi se kryetar ligjor i Sindikatave që nga 13 nëntori i vitit të kaluar është Darko Dimovski. “Nuk ka komente, nuk ka vendime sepse Gjykata Supreme ka miratuar një vendim të tillë. Çdo gjë tjetër që zbatohet ose nuk zbatohet përbën vepër penale – tha Drage Jovanovski, përfaqësues i sindikatës. Në bazë të vendimit të Supremes gjithashtu Regjistri Qendror duhet ta regjistroje Darko Dimovskin…
Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë ka arritur letra e dërguar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, në të cilën informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit, prandaj me këtë rast kërkohet dhënia e mandatit. “Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit të Maqedonisë. Paraprakisht gjatë ditës së sotme kryetari i Kuvendit informoi se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare…
Pas vlerësimit të fakteve, dëshmive dhe parashtresave, Gjykata Themelore Shkupi 1, e pranon propozimin e prokurorisë publike për përcaktimin e masave për siguri kundër tre personave për parregullsitë që kanë ndodhur javën e kaluar në Kuvend dhe të cilët u arrestuan të martën nga MPB-ja. Nga gjykata nëpërmjet një komunikate, theksojnë se për një person është përcaktuar masa paraburgim, ndërsa për dy janë përcaktuar masa për kujdes. “Pas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive dhe parashtresave të palëve në raport me propozimin, gjykata ka marrë vendim në të cilin për një person, për të cilin ekziston baza dyshimi se ka kryer…
Kryeparlamentari i ri, Talat Xhaferi, vizitën e tij të parë zyrtare e realizon në Bruksel. Me ftesë të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, ka udhëtuar për në Bruksel, ku fillimisht është takuar me eurokomesarin, Johanes Han. Në zyra e shërbimit e eurokomesarit kanë komunikuar se Han i përcjelli Xhaferit edhe njëherë qëndrimin e BE-sëse dënon fuqishëm sulmin ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend javën e kaluar dhe se përsëritja e sulmit të tillë rrezikon seriozisht perspektivën evropiane të vendit. Komesari Han ka bërë thirrje që tani fokusi të vendoset në hapin e ardhshëm të procesit të formimit të…
Kabineti i Presidentit vërteton se ka ardhur letër nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë. “Presidenti i Republikës së Maqedonisë dr. Gjorge Ivanov do të vepron në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe praktikës së rëndomtë”, thuhet në kumtesën e zyrës së Presidencës.
Medreseja Isa Beu përcolli sot gjeneratën e 8 të maturantëve të paraleleve të femrave. Nëpërmjet një aktiviteti, ata u përcollën me mesazhet e mësimdhënësve dhe pedagogëve të kësaj shkolle.Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, në fjalimin e tij të mbajtur me këtë rast uroi medresantet për suksesin e arritur, ndërkohë ai theksoi se dija dhe arsimi janë trashëgimi e pejgamberëve “Pra, komplet stuktura, jo vetëm udhëheqëse por edhe ajo mësidhënëse pedagogjike do të thotë se sot kanë të drejtë të krenohen me këtë gjeneratë që përcjellin sot nga kjo qendër, nga kjo fole e edukatës dhe arsimit islam këtu në Shkup”,…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka takuar sot kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetarine Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Në kumtesë për mediat, nga BDI njoftojnë se kryetari i partisë Ali Ahmeti në takim me ambasadorin Samuel Zhbogar,kanë diskutuar rreth situatës së krijuar në vend pas ngjarjeve të 27 prillit, gjendjen e sigurisë si dhe për hapat e mëtejmë. “Z. Ahmeti përsëri dënoi ngjarjet e dhunës në Kuvend me ç’rast përsëriti qëndrimin e BDI-së që kthim mbrapa nuk ka. Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, duhet që z. Ivanov të dorëzon mandatin shumicës së re reformuese parlamentare…

