Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e ditës së Evropës, ka deklaruar se është e mundur dhe e realizueshme që Maqedonia të bëhet pjesë e Evropës së bashkuar. Ai ka thënë se qytetarët e Maqedonisë janë të bashkuar më shumë se asnjëherë deri më tani në vlerat që e mbrojnë dinjitetin njerëzor, që garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë dhe që sigurojnë stabilitet ekonomik. Zaev ka shtuar se Maqedonisë më shumë se kurdoherë i nevojitet Evropa sepse i tërheq qytetarët e vendit në një botë me prosperitet dhe me shpresë. “Para nesh ka edhe shumë sfida…
Author: almakos
Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzoj direkt politiken dhe Qeverinë e fundit për montimin e rastit të Kumanovës. Ai nuk dha emra konkrete por tha se gjithçka do të dalë në shesh pasi të dëgjohet dëshmitë e gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë dhe gjithë të akuzuarve. Ukshini tha se nuk ka qenë organizator i grupit, por kanë qenë Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj të cilët nëpërmjet Xhafer Zymberit e kanë bindur të vijë në Maqedoni për të luftuar për të drejtat e shqiptarëve dhe këtu ua kanë siguruar ushqimin, veshjen, qëndrimin e të tjerë. “Mirsadi dhe…
09 May Ish ambasadori i BE-së në vend Ervan Fuere në një intervistë për emisionin 360 gradë thotë se pas formimit të Qeverisë së re Brukseli duhet të fillojë me shpejtësi bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në familjen evropiane. Mendoj se BE-ja duhet të bëjë gjithcka që të mund të fillojë negociatat për anëtarësim, të hapë kapituj të rëndësishme që lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësisë sepse kjo do të garantoj proces të pastër dhe të drejtë për të ardhmen e reformave në Maqedoni. Këto janë segmente të veçanta, ku BE-ja mund dhe duhet të ndihmojë drejtpërdrejt me vendime…
Deputetët e BDI-së nga zona e Kumanovës, Rexhail Ismaili, Mervan Xhemaili dhe Kaltrina Azizi, çaste më parë janë larguar nga popullata kumanovare, pasi ata kishin shkuar t’i vizitojnë në “Lagjen e Trimave”. Popullata u ka thënë deputetëve se ata janë të padëshiruar në Kumanovë dhe në “Lagjen e Trimave”, ku 3 ditë më parë ndodhi një kaos i vërtetë i armatosur. Në këtë rast nuk kanë munguar as fyerjet ndaj deputetëve të BDI-së së Kumanovës duke i akuzuar ata për tradhti ndaj shqiptarëve. (12/05/2015) [embedded content]
09 May Pavarësisht sfidave me të cilat po përballet Maqedonia, integrimi i saj në Bashkimin Evropian mbetet prioritet, theksoi Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi. Në ‘Ditën e Evropës’ Ademi tha se është koha t’i jepet fund krizës politike dhe sa më parë të formohet qeveria e re reformatore, që do të angazhohet për të ardhmen euro-atlantike. Vendi im po kalon momente historike që kërkojnë vendime historike, jo çfarëdo vendimesh, por vendimet e duhura që do të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët, që do ta kthejnë vetëdijen dhe hapin perspektivë – tha Arbër Ademi, Zëvendës-kryeministër për Çështje Evropiane. Ambasadori…
09 May Pavarësisht dallimeve etnike, fetare e gjuhësore, qytetarët e Maqedonisë si kurrë më parë janë të bashkuar rreth vlerave evropiane, tha kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai theksoi se 9 Maj i sivjem ka rëndësi të veçantë, pasi vendi ndodhet para formimit të qeverisë së re demokratike. Zaev I bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në ndërtimin e një Maqedonie Evropiane. Maqedonisë më shumë se asnjëherë më parë i nevojitet Evropa, sepse i mbledh qytetarët në vendin tonë në një botë me perspektivë dhe shpresë. Prandaj, qytetarë të nderuar, patjetër ta shfrytëzojmë këtë moment! Para nesh ka edhe…
09 May Ndërsa Prokuroria Publike nuk jep kurrfarë të dhënash për të ndaluarit e rinj eventual dhe për masat e ndërmarra ndaj autorëve të dhunës në 27 prill në Kuvend, njëri nga tre organizatorët e protestave, Igor Durllovski, është dekoruar nga presidenti Gjorge Ivanov për merita për Maqedoninë. Durllovski mirënjohjen e mori në emër të Operas dhe Baletit të Maqedonisë. Në postimin e presidencës në faqen e facebookut tha se Durllovski u dekorua për prezantimin dhe promovimin e Maqedonisë në fushën e operas dhe baletit, duke kontribuar në këtë mënyrë për pasurimin e kulturës maqedonase. Në ndarjen e dekoratës për…
LSDM-ja sot në një njoftim shprehu respekt për pjesëtarët e rënë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këmbim zjarrin në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj të vitit 2015 dhe porositi se rasti do të zbardhet në mënyrë transparente, të pavarur dhe në mënyrë profesionale, me çka, siç theksohet do të zbardhen të gjitha dilemat dhe spekulimet. “Qeveria e re e kryesuar nga LSDM-ja, do t’i përkushtohet zbardhjes së plotë të rastit dhe prapaskenës së tij. Do të kërkojë edhe përkrahje ndërkombëtare në hetim për të siguruar të gjitha informacionet relevante, por edhe për sigurimin e besimit…
09 May Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie I bëri thirrje presidentit Gjorge Ivanov të veprojë me përgjegjësi, tani që nga kreu I shtetit pritet të dorëzohet mandati për formim të qeverisë së re. Në Ditën e Evropës, Timonie theksoi interesin e lartë të Francës që Maqedonia të kthehet në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe sa më parë të bëhet anëtare e plotë. Ai është kreu i shtetit dhe gjërat janë në duart e tij. Ai është burrë-shtetas i përgjegjshëm dhe jam plotësisht i bindur se do të veprojë në këtë mënyrë. Për ne është shumë…
Një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, që në të ardhmen të mund të prodhojë vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake, është përfundimisht sistemi i drejtësisë, që i përfshin të gjitha gjykatat dhe prokurorinë publike. Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat të veprojnë me standarde të dyfishta: i tolerojnë dhe ledhatojnë maqedonasit, ndërsa i dënojnë dhe i terrorizojnë shqiptarët. Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë…
p>“E vërteta për ngjarjet e 9 majit në Kumanovë duhet të dalin ne pah dhe rasti duhet të zbardhet deri në fund. Kjo është obligim për familjet e 8 pjesëtareve të policisë që humbën jetën e tyre, për familjet që mbeten pa shtëpi dhe për të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së. Nga kjo parti thonë se do te hetojnë dhe do te zbardhin të gjitha indiciet për përfshirje te disa strukturave të caktuara nga qeveria e deritanishme në ketë ngjarje. Kjo Sipas tyre, do te behet në mënyrë transparente, te pavarur dhe profesionale, me…

