Author: almakos

Për herë të parë në Maqedoni qytetarët do të kenë mundësi të shohin një numër të madh të kanaleve në gjuhën shqipe. Televizionet Nacionale siç janë: Top Channel, Top News, Klan HD, Tribuna, RTV Scan, News24, FolkloRit dhe shumë të tjerë të cilët janë të kapshëm me pakot e Digitalb nga Neotel. “Me aktivizimin e një nga pakot shtesë të Neotel mundeni në mënyrë të relaksuar të shijoni kanalet e juaja të preferuara televizive në një atmosferë të relaksuar familjar. Këto pako shërbimet të Neotel janë të dizajnuar sipas nevojave të konsumatorëve. Në dispozicion janë një numër i madh i…

Lexo më Shumë

Për shkak të ngjarjeve në Kuvend janë suspenduar nga puna gjashtë policë. Sektori për kontroll të brendshëm i MPB-së ka vërtetuar se ata kanë qenë të involvuar në protestat e dhunshme. Për pesë prej tyre është vërtetuar se nuk kanë intervenuar kur disa deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë hapur derën kryesore të Kuvendit protestuesve dhe ata janë futur brenda. Të pestë janë të punësuar në Sektorin për sigurim e njohur, shkruan Telma, transmeton SHENJA. Polici i gjashtë është suspenduar me arsyetimin se ka penguar personin zyrtarë në kryerjen e detyrës së tij. Nga policia informojnë se nuk bëhet fjalë për masa…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në një komunikatë për media ka thënë se Zaev nuk do të ketë sukses në realizimin e Platformës së Tiranës, pa marrë parasysh, thonë ata, përkrahjen që e ka nëntoka kriminele e LSDM-së. “Qytetarët nuk pajtohen që Zaev në llogari të shtetit t’i paguaj borxhet që i ka ndaj narko-mafisë. Të kota janë përpjekjet e LSD për të fshehur lidhjen me narko-mafinë, kur në periudhën e kaluar opinioni ishte dëshmitarë i aksioneve policore kundër narko trafikuesve të afërt me Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij. Përgjegjësi për krimet duhet të ketë dhe askush nga LSD nuk do të mund të…

Lexo më Shumë

LSDM ka njoftuar sot se qytetarët dhe tërë opinioni vendas, si dhe bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të hapur dhe të qartë janë të njohur me programin e qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitetin e Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe integrimet euroatlantike. Në kumtesën e sotme LSDM thekson se shumica parlamentare është e gatshme ta riafirmojë para opinionit dhe para presidnetit Gjorge Ivanov, Programin e Qeverisë së re. “Por, interesi i lartë i qytetarëve është që Ivanovi të veprojë në pajtim me Kushtetutën, të ndalojë me të gjitha justifikimet e paarsyeshme që kanë për qëllim tentimin për mbrojtjen…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së ka marrë mbështetjen tonë që të dorëzojë garanci për karakterin unitarë të Maqedonisë ka deklaruar për 24 Vesti, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pret që presidenti Gjorge Ivanov të ndajë mandatin. Ahmeti ka vënë në pah edhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. “Me rëndësi është që të arrihet marrëveshje mes forcave politike rreth zgjedhjeve lokale…”, ka thënë Ahmeti.

Lexo më Shumë

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë nga gjithsej 16 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.  Në pesë gjashtë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 18 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 42 automjete të parkuara jo në rregull. Janë sanksionuar edhe 38 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë,…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës u nderuan në akademi përkujtimore në dy vjetorin e vdekjes së tyre gjatë luftimeve në Lagjen e Trimave. U thurrën lavde të shumta dhe u fol për vuajtjet e shqiptarëve gjatë historisë pasi vazhdimisht u janë shkelur të drejtat. Kjo sipas familjarëve ka qenë nxitja për të ardhur në Kumanovë. Familjarët me lot në sy mezi lidhnin fjalët për të përshkruar dhimbjen, por për një gjë ishin të sigurtë, se ata kishin rënë martir në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe nuk kishin pasur qëllime të tjera financiare. “Këm mbet vetëm me fëmijët…s’di çka…

Lexo më Shumë

Procedurë hetimore për veprën penale “tentim vrasje” ka caktuar Prokuroria Themelore Publike – Shkup për dy sulmuesit, babë e bir, të cilët natën e 27 prillit rrahën deputetin shqiptar Ziadin Sela në Kuvend. Këtë e kumtoi Prokuroria Themelore Publike në faqen zyrtare. “Prokuroria Themelore Publike- Shkup, informon opinionin se deri në këtë moment, janë të identifikuar dy persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj deputetit Z.S gjatë njgjarjeve në Parlamentin e RM-së më 27.04.2014. Nga dëshmitë e para të siguruara deri më tani, Prokuroria Themelore Publike- Shkup vlerëson se ekziston dyshim i bazuar se këta persona, së bashku me persona…

Lexo më Shumë

10 May Lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, dy persona do të hetohen për veprën penale vrasje me paramendim. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike. “Prokurori kompetent publik miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për veprën e përmendur penale. Njëherësh, sipas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, meqë ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për atë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Për…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka paralajmëruar sot se një nga temat për të cilat Serbia do të flasë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), do të jetë deklarata e ish-kreut të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker për “bashkimin e të gjithë shqiptarëve”, raporton AA. “Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë se si do të mund të veprojmë më së miri ligjërisht, nëse mund të padisim ndonjërin, nëse mund të protestojmë politikisht, parasëgjithash në OSBE. Këtë ia kamë thënë dje ambasadorit amerikan”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se Qeverisë së Serbisë…

Lexo më Shumë

Dita e 73 ka gjetur sërish në rrugë protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët. Njëjtë si ditët e kaluara protestuesit u nisën prej Qeverisë për tu ndalur para Kuvendit. Kërkesat e sotshme nuk dalluan asgjë nga ato të ditëve të kaluara, organizatorët bën thirrje për mos zbatimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare.

Lexo më Shumë

“Do të duhej t’ju vije turp të parashtroni pyetje të tilla”. Ishte kjo një pjesë e përgjigjes së deputetit të BDI-së, Artan Grubi, ndaj pyetjes së gazetarëve se si i komenton  incizimet ku ai shihet se si përshëndetet me njerëzit të cilët ishin pjesë e sulmuesve dhe nëse ai konkretisht ishte i sulmuar. “Marrëzi ordinere dhe spekulim. Do të duhej t’ju vije turp që të parashtroni pyetje të tilla. Sipas logjikës suaj edhe Sheqerinska e përshëndet njërin nga sulmuesit edhe Zoran Zaevi e përshëndet njërin atë që proteston. Sipas asaj logjike, nëse do të ketë prekur kushdo qoftë aty. Po,…

Lexo më Shumë