Author: almakos

11 May Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu duke shpjeguar zhvillimet brenda dikasterit që drejton më 27 prill, thotë se paraprakisht MPB dhe Shtabi operativ kishte hartuar tre plane të mundshme për t’u ballafaquar me vazhdën e protestave. Nuhiu tha se planet kanë dështuar për shkak të bindjeve politike brenda strukturave të policisë. Njëherë kam marr përgjigje nga Çavkov se masat janë ndërmarrë dhe se gjithçka është nën kontroll edhe jashtë parlamentit. Ai më pas ma ktheu përgjigjen se ky është populli dhe se me popullin nuk mund të kundërvihemi – deklaroi Agim Nuhiu, ministër i Brendshëm. Ai shton se në…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim dy sulmuesve të Zijadin Selës, babë e bir. Që të dy dyshohen për tentativë vrasjeje. Do të qëndrojnë në paraburgimin e Shutkës derisa të zhvillohet hetimi, dhe nëse deri pas një muajsh do të ketë nevojë atyre do tu zgjatet paraburgimi edhe për 30 ditë të tjera.Policia i kapi Kire Gjeorgjievskin dhe babain e tij 68 vjeçar në shtëpinë e tyre dhe pas bastisjes, janë marrë edhe një palë atlete që dyshohet të jenë të përlyera me gjak, disa rroba dhe tre celularë. Fillimisht këta të dy dyshoheshin për pjesëmarrje në…

Lexo më Shumë

11 May 11 qershori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Data e mundshme e zgjedhjeve u diskutua në takimin e organizuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike PDK, AAK, VV dhe përfaqësues të partive të tjera kurse ftesës nuk iu përgjigjen përfaqësues të LDK-së. Mes dy datave të mundshme, partitë zgjodhën unanimisht 11 qershorin.  Si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike dhe të pranueshme nga të gjithë. Edhe zgjedhjet e ardhme duhet të dëshmojnë këtë organizim këtë kulturë politike, një proces elektoral të…

Lexo më Shumë

Prokurorja speciale Katica Janeva e cilëson qeverisjen dhjetëvjeçare të VMRO DPMNE-së si burim të veprimeve kriminale dhe shantazheve. Kjo në bazë të hetimeve dhe bisedave të përgjuara telefonike që janë shqyrtuar deri më tani. Janeva gjatë një interviste për Dojçe Vele, uron që mandati i saj për ngritjen e aktakuzave të vazhdohet në  mënyrë që të mund të hetohet dhe nxirren para gjykate të gjitha veprimet kriminale. Janeva kërkon nga qytetarët që posedojnë prova për krim dhe korrupsion tia dorëzojnë. Janeva shpreson se ish kryeministrit Nikolla Gruevski do të nxirret para gjykate për tu përgjigjur lidhur me gjithë akuzat që…

Lexo më Shumë

11 May Katica Janeva është e bindur se PSP-ja do të fitoj mundësinë që ta përfundoj punën e saj. Në një intervistë për Dojçe Vele, ajo vlerësoi se në 10 vitet e kaluara në Maqedoni janë cenuar vlerat morale. “Qeverisja 10 vjeçare e VMRO-DPMNE-së është rezultat i veprimeve kriminele dhe shantazheve”, tha prokurorja special Katica Janeva e cila pret që të vazhdohet mandate i institucionit që ajo drejton dhe njëherit iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve në rast se posedojnë incizime apo dëshmi që të bashkëpunojnë me PSP-në. Pritjet e Janevës janë se ish kryeministri Nikolla Gruevski do të del…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri i ka informuar të gjithë deputetët për kërkesat e Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale dhe të BNJVL-së, të cilat kërkojnë gjetje të shpejtë për funksionimin e Komunave. Në kumtesën e dërguar për mediat nga kabineti i kuvendit Xhaferri, thonë se kjo çështje kërkon pajtueshmëri të të gjitha partive. “Kjo çështje është ekskluzivisht në kompetenca të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e cila kërkon pajtueshmëri urgjente të të gjitha partive politike në Kuvend, në lidhje me ndryshimet e nevojshme në Kodin zgjedhor, por edhe të gjitha aktiviteteve tjera të cilat kanë të bëjnë me procedurën e konstatuar…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka marr vendimin  që Aleksandër Baçevski të shkarkohet nga posti i drejtorit në Shkollën e mesme profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë. Shkarkimi i Baçevskit erdhi pasi u publikuan pamje të reja të të dyshuarve të dhunshëm në ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Lidhur me ngjarjet e përgjakshme që ndodhën me 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup janë marrë masat dhe po bëhen edhe hapa konkretë në identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje./Alsat-M

Lexo më Shumë

Natën e 27 prillit policia dështoi, por a dështoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu? Përgjigjen e kësaj pyetje do ta mësoni sonte në kuadër të emisionit “Rruga drejt…”, nën udhëheqjen e gazetares Arta Tahiri. Më 27 prill, një pjesë e protestuesve të shndërruar në dhunues sulmuan Kuvendin e Maqedonisë. Atë natë u sulmua Kuvendi, u sulmua demokracia dhe shteti juridik. Gjithë dhunën, sulmet fizike, madje edhe tentimet për vrasje të deputetëve, të atyre që populli i ka zgjedhur përfaqësues të vet, policia e ndoqi duke shikuar sehir!

Lexo më Shumë

Një pjesë e përdoruesve të rrugës “Sasa” nr. 32 nesër do të jetë pa energji elektrike nga ora 8:30 deri me 10:30 dhe nga 12:30 deri në 15, konsumatorët nga bulevardi “Boris Trajkovski” pn, objektet e hyrjes së Pastiçerisë, restoranti “Mandra”, “BA Kompani” dhe rrethina në komunën e Kisella Vodës. Në periudhën prej orës 9 deri në orën 10 pa furnizim me energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Brsjaçka buna”, “Pellagonia”, “Nov zhivot” dhe “Zletovska” në Shuto Orizarë. Nga ora 9 deri në 13:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve të…

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi edhe zyrtarisht bëhet “pronar” i Parlamentit të Maqedonisë. Regjistri Qendror dje pasdite ka fshirë Trajko Veljanovskin dhe në vend të tij, si autoritet kryesor të Parlamentit ka regjistruar Xhaferin. Me këtë, edhe zyrtarisht Talat Xhaferi është personi që pyetet dhe vendos për të gjitha dokumentet dhe veprimet zyrtare të Parlamentit. Ndryshe, dy ditë më parë, Gazeta Zyrtare shpalli vendimin për emërimin e Xhaferit si i pari mes deputetëve, ndërsa në bazë të këtij vendimi, dje pasdite edhe Regjistri Qendror ka ndryshuar të dhënat zyrtare, konkretisht ka fshirë Veljanovskin ndërsa në vend të tij, ka shënuar emrin e Xhaferit.…

Lexo më Shumë

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, pasardhësit e komunistëve maqedonas – LSDM e bënë mashtrimin e radhës kundër shqiptarëve. LSDM-ja, bashkë me veglat e veta shqiptare, e shfrytëzoi apatinë që te elektorati shqiptar e krijuan dy partitë parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH, dhe – në llogari të kësaj apatie – e mbolli farën e rrjedhjes së votave. Kjo rrjedhje e votave nuk është një dukuri normale.”, thotë Shpëtim Pollozhani, kryetar i SHBPSH-së. Nuk pajtohet assesi me rrjedhën e votave shqiptare në kampin politik maqedonas. Vlerëson se kjo situatë ka ardhur me fajin e dy partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë –…

Lexo më Shumë

Prokuroria prezanton inçizim për fillimin e luftimeve me të cilat synon të dëshmojë se policia e ka paralajmëruar grupin kur ka hyrë në Lagjen e Trimave. Sipas avokatëve mbrojtës, raporton SHENJA, të cilët ishin të vetmit së bashku me prokurorinë dhe të akuzuarit që panë videon, materiali është modifikuar dhe prerë ose siç e përshkruan ata “lepeno, seçeno, montirano” pasi zëri i policëve që gjoja paralajmërojnë të akuzuarit se po sulmojnë është zë intern nga biseda mes policëve dhe nuk është bërë thirrje ose parajmërim në altoparlant. Pjesa e parë e seancës se sotme ishte e mbyllur ndërsa gazetarët presin…

Lexo më Shumë