Maqedonia ndonëse ka bërë goxha punë sa i përket harmonizimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, prapë se prapë problem përbën zbatimi i ligjeve në praktikë. Sipas drejtorit të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë ndërkombëtare Abdulkadër Memedi zhbllokimi i procesit integrues të vendit varet edhe nga zbatimi i reformave urgjente prioritare. Që të ndodhë një gjë e tillë së pari duhet kryer detyrat e shtëpisë. Ato janë të qarta, raporti i Pribesë, proceset reformuese të brendshme janë detyra e vetme e institucioneve. Nuk do të doja që Maqedonia të jetë e ftuar në NATO sepse po digjet –…
Author: almakos
p>Shfuqizohet paraburgimi për pronarin e kompanisë “TRANSMET”, Sead Koçan, mëson Alsat M nga burime të sigurta. Sipas informacioneve një vendim i tillë është marrë gjatë ditës së djeshme. Me këtë, anulohet urdhër arresti vendor dhe ai ndërkombëtar që policia e lëshoi për Koçanin, pothuajse 2 muaj më parë, pas arratisjes së biznesmenit. Sipas këtij vendimi, pritet që i dyshuari në rastin “Trust” të kthehet lirshëm në Maqedoni. Dërguam pyetje në Gjykatën Penale, por nga atje na thanë se gjykata nuk ka asnjë vendim për të publikuar. Konkretisht për rastin Koçan na udhëzuan ta pyesim Kryetarin e Gjykatës, për të cilën…
13 May Qytetarët të jenë të kujdesshëm, sepse këto ditë, sidomos sot janë të ekspozuar në temperatura të papritura të larta, rekomandojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndjenja e nxehtësisë më intensive e cila është sot aktuale, është e ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek disa njerëz. Mjekët rekomandojnë që të sëmurët kronik rregullisht ta marrin terapinë e tyre. Nga Enti Hidrometeorologjik temperatura të ngjashme rreth 30 gradë paralajmërojnë edhe për nesër. Nga fillimi i javës pritet ulje të temperaturave e larta dhe reshje të shiut dhe bubullima në orët e pasdites.
>Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë njohur tashmë legjitimitetin e shumicës së re parlamentare dhe faktin se përbëjnë opozitë. Sipas ekspertëve një gjë e tillë u dëshmua edhe nga deklarata e njërit nga funksionarët e lartë të partisë Antonio Milloshovski, i cili nga shumica e re parlamentare kërkoi datën për zgjedhjet lokale. Madje sipas analistit Petar Arsovski VMRO-së aktualisht i konvenon të jetë opozitë konstruktive. Duke pasur parasysh se faktori ndërkombëtar fuqimisht u radhit në anën e transferimit të qetë të pushtetit, mendoj se VMRO – DPMNE nuk ka zgjidhje tjetër dhe mendoj se VMRO – DPMNE duhet të përqendrohet…
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në përfundimin e mandatit të pushtetit lokal ndërkohë që qytetarët janë në prag të ballafaqimit me pasojat që pritet të sjell bllokimi i komunave. Ndërmarrjet publike të qytetit paralajmërojnë në rast se nuk gjendet zgjidhje e shpejtë nuk do të arrijnë të kryejnë obligimet e tyre. Rakip Doçi, drejtor i “Higjienës Komunale” tha për Alsat se Qyteti i Shkupit mund të bllokohet nga mbeturinat nëse vetëm një ditë nuk bëhet pastrimi i tyre, e kjo sipas Doçit varet nga pagesat e faturave komunale. Ai madje, shtoi se brenda ditës në qytet grumbullohen rreth…
13 May Sulmi ndaj deputetëve dhe gazetarëve natën e 27 prillit duhet të zbardhet sa më parë, apelojnë ekspertët. Avokati Aleksandar Novakovski vlerëson se veprat penale të dhunuesve duhet të kualifikohen në bazë të dëshmive të deputetëve që u rrahën në mënyrë brutale dhe dëshmitarëve të tjerë. Do të ishte shumë e rëndësishme që nga deklaratat e të dëmtuarve dhe të dëshmitarëve, prokuroria publike t’i kualifikojë veprat ndaj personave të caktuar. Pasi sulmi ndaj deputetëve të cilëve iu rrezikua jeta, nuk guxon asnjëherë të mbetet i pa zbardhur. Duhet të jemi të kujdesshëm. Gjithsesi është hetim serioz. Po ndërmerren aktivitete…
13 May Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës janë mbledhur në koordinim “sekret” me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare me Xhaferin dhe nëse kanë arritur marrëveshje për zgjedhjet lokale. Qëllimisht ose jo një ditë më parë mediat u njoftuan se kryeparlamentari i ri Xhaferi për të hënën ka caktuar koordinimin me partitë parlamentare. Ndërsa u tha se një ndër temat e diskutimit midis koordinatorëve do të ishte data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe nëse arrihej…
Mbi 80 për qind e të papunësuarve në vend presin punësim prej më shumë se një vit. Bëhet fjalë për një numër madje prej 182.027 personave. Por ende më shqetësues është fakti se 62,000 nga to janë të rinj të moshës deri në 29 vjet. Këto shifra të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë konfirmojnë se shteti përballet me vështirësi sa i përket zbutjes së papunësisë në mesin e të rinjve. Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim Vllatko Popovski, janë ndërmarrë masa të shumta të dedikuara për të rinjtë, por siç thotë ai, për papunësinë e lartë në këtë kategori…
Ministria e Shëndetësisë rekomandoi të kemi kujdes me ekspozimin në temperaturat e paralajmëruara të larta të cilat, siç kumtoi, mund të kenë pasoja për shëndetin te disa persona. “Rekomandohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm, duke pasur parasysh ekspozimin në temperaturat e larta, pa adaptim paraprak gradual, krijon ndjenjën e ngrohje më intensive të ngjashme me atë në muajt e verës dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te disa persona. Njëherit rekomandohet personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë e shkruar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, sot dhe nesër priten temperatura më të…
13 May Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo. Në këtë takim është diskutuar për formimin e qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale. Ndër të tjera Ahmeti ka thënë se nuk ka pengesa për formimin e qeverisë. Nga BDI përmes kumtesës njoftojnë se Ahmeti në takim ka theksuar se partia e tij respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit. “Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni, Karlo Romeo. “Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale. Ahmeti falënderoi Italinë për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimet e BDI-së mbi temat e lartëpërmendura”, thuhet në komunikatën e BDI-së. Mes tjerash në komunikatë thuhet se Ahmeti ka theksuar që BDI respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa Qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejtë të zgjidhet dhe…
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për “Nacional” të Kroacisë ka folur për krizën politike në Maqedoni si dhe ka theksuar se me zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryekuvendar është vetëm një fillim i zgjidhjes së krizës. Ai konsideron se zgjedhja e Xhaferit është tërësisht legjitim dhe shton se shumë shpejt do të formohet edhe qeveria e re. “Pas të gjitha ngjarjeve, u zgjodh kryetari i Parlamentit Talat Xaferi, i cili është shqiptar. Por, para se gjithash dua të theksoj se unë besoj që Maqedonia është shtet multietnik dhe evropian, ku askush nuk mundet të diskriminojë komunitetin shqiptar.…

