Agjencia për shërbimet audio dhe audiovizuele ka promovuar sot nisjen e aktiviteteve për përpilimin e një strategjie të re për periudhën 2018-2022. Agjencia paraprakisht ka vlerësuar se strategjia duhet të fokusohet në 6 sfera: pavarësia profesionale e medieve, mbrojtja dhe zhvillimi i pluralizmit mediatik, mbrojtja e të drejtave të njeriut në përmbajtjet mediatike, kornizë rregullash për zhvillimin e medieve, sigurimin e kushteve për rritjen dhe zhvillimin e tregut dhe konkurrencës, si dhe zhvillimin e njohurive mediatike. Megjithatë, nga agjencia thonë se prioritet do t’u jepet sferave që do të përcaktohen si të rëndësishme pas procesit të konsultimeve. Drejtori Zoran Trajçevski…
Author: almakos
15 May Prokuroria publike themelore në dy kumtesa të veçanta njoftoi ngritjen e padive penale kundër disa ish zyrtarëve të lartë, bankierëve dhe personave tjerë. Njëra lëndë ka të bëjë me abuzimin e pozitës zyrtare dhe larje parash. Në të janë përfshirë drejtorë të një banke dhe një ish-ministër, dhe lënda e dytë është për abuzime në procedurat për dhënien e kontratave për prokurime publike dhe ka të bëjë me punën e pesë ish-kryetarë komunash.Për lëndën e parë ndiqet një ish drejtor i “NLB Tutunska Banka”, dhe një drejtor aktual, një ish-ministër, një avokat, një noter dhe një shtetas slloven.…
15 May Është e papranueshme që dhunuesit të cilët ushtruan dhunë të paparë kundrejt neve, jo si deputetë, por së pari si qytetarë të këtij shteti, duke vënë në rrezik jetën tonë të procedohen nga Gjykata si vepër “pjesëmarrje në turmë”. Kështu u shpreh pas dhënies së dëshmisë në Prokurorinë Publike zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska. Sipas saj Prokuroria me tentimin e saj për të minimizuar dhunën, bëhet pjesë e skenarit të mirë përgatitur. Porosia që dua sot ta përcjell deri tek prokuroria publike e Maqedonisë është e papranueshme që një grup sulmuesish sulmojnë mbi jetën tonë shëndetin dhe ekzistencën …
Ndryshimi i vlerave në shoqëri, ndryshimi i prioriteteve në mesin e çifteve të martuara, mungesa e vullnetit për kompromis, janë arsyet kryesore për rritjen e numrit të shkurorëzimeve në Maqedoni. Të dhënat u prezantuan nga ekspertët në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Tani prioritet kryesor kanë individualizmin,, të gjithë janë të kthyer kah vetja, kah nevojat e tyre, dëshirat e tyre, duke ndërtuar karrierën personale. Kështu ata nuk janë të gatshëm të sakrifikohen për martesë, nuk janë të gatshëm për kompromis ashtu siç kanë bërë në të kaluarën – deklaroi Makedonka Raduloviq, Fakulteti filozofik. Enti shtetëror i statistikës 2011…
Filloi përgatitja e Strategjisë për zhvillim të veprimtarisë audio dhe audiovizuale për periudhën 2018-2022. Drejtori i Agjencia për Shërbime Madiatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski fton mediat dhe shoqatat qytetare të kontribuojnë me idetë dhe përvojat e tyre, në mënyrë që strategjia në fjalë të jetë rezultat i përbashkët. Për ne është e rëndësishme që përpunimi i Strategjisë të jetë rezultat i një procesi të gjerë konsultativ nga të gjithë aktorët e veprimtarisë, me qëllim që e njëjta t’i përfshijë dhe t’i trajtojë në mënyrë të duhur të gjitha çështjet kryesore për anët e përfshira në veprimtarinë mediatike. Presim që…
Qytetarët shprehen të pakënaqur nga pushteti i deritanishëm lokal. Në anketën e realizuar nga Qendra për Hulumtim të Sondazheve (IRI) përmes Brima, 51 për qind e të anketuarve janë deri diku ose shumë të pakënaqur me punën e deritanishme të kryetarëve të komunave, kurse 47 për qind me atë të këshillave komunal. 46 për qind raportuan se ishin gjithashtu të pakënaqur edhe nga administrata e tyre lokale. Një numër i madh i qytetarëve, gjegjësisht 37 për qind e të anketuarve mendojnë se komuna e tyre është duke lëvizur në drejtimin e gabuar, 35 për qind janë neutral dhe vetëm 23 për qind konsiderojnë…
Zgjedhjet lokale të mbahen në fillim të muajit tetor të këtij viti, ndërsa krerëve të komunave dhe këshillave komunale tu zgjatet mandati deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, ky është propozimi i dal nga koordinimi i përfaqësuesve të partive politike me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri…
Sot skadon mandati i kryetares së Prokurorisë Publike të Shkupit Gordan Geshkovska. Këshilli i Prokurorëve Publik akoma nuk ka marr vendim nëse Geshkovska do të vazhdojë të punojë edhe gjashtë muaj sa edhe zgjat periudha për zgjedhjen e kryetarit të ri, apo në vendin se saj do të emërohet prokuror i ri. Vetë Geshkovska kërkon t’i vazhdohet mandati, ndërsa Këshillit të Prokurorëve Publik si emër i mundshëm për vendin e saj i është propozuar Bisera Lazarevska. Megjithatë Lazarevska është e papranueshme për disa anëtarë të këshillit pikërisht për shkak të afërsisë së saj me kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Mbledhja e fundit…
Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë për polici financiare ka pranuar 5 padi penale kundër ish kryetarëve të komunave Strugë, Sveti Nikole, Dibër, Studeniçan dhe Dolneni, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik. Paditë penale janë ngritur nën dyshimin e veprës penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë marrëveshjeve për furnizime publike. Prokuroria Themelore publike gjithashtu ka ngritur padi edhe kundër një ish drejtori të NLB Tututnska Banka, si dhe një drejtori aktual të kësaj banke. PTHP-ja me padi edhe ndaj një ish ministri, avokat, noter dhe persona të…
Mbledhja koordinuese te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret. Pas tre orësh pritjeje të gazetarëve për një informatë se a mbaroi apo jo mbledhja koordinuese e grupeve parlamentare, kjo gjë u kuptua në mënyrë jotransparente me dalje të deputetëve nga dyert e pasme të Kuvendit. E vetmja që dihet është se VMRO ka bojkotuar mbledhjen pasi nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetarë Kuvendi. Temë e takimit besohet se ka qenë zgjatja e mandatit të kryetarëve të komunave. Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për…
Vazhdimi i gjykimit për rastin “Kumanova”, që ishte parashikuar të mbahej sot, është anuluar për shkak se trupi gjyqësor është duke shqyrtuar propozimet e palës mbrojtëse dhe Prokurorisë për dëshmi të reja. Gjithashtu gjatë ditës së sotme dhe te nesërme trupi gjyqësor do i duhet te vendose nëse do pranojë dëshmitë plotësuese që ka propozuar, pikërisht, pala mbrojtëse dhe Prokuroria. Seance e ardhshëm do te mbahet ditën e mërkurë më 17 maj.
Gjykata Supreme vlerëson se Gjykatat Themelore dhe të Apelit kanë shkelur ligje të ndryshme kur kanë vendosur për ta dërguar në paraburgim Sead Koçanin, prandaj këtë vendim e kanë kthyer prapa në rishqyrtim tek Këshilli penal i gjykatës Themelore. Gjykatësit që do të vendosin për paraburgimin janë tërësisht të ndryshëm nga ata të parët që vendosën paraburgimin. Tani vendimin do ta marrin Sofija Laliçiq, Lubinka Bashevska dhe Monika Bahçovanovska që u vendosën në Këshillin Penal të themelores nga kreu i Supremes Jovo Vangellovski. Këto gjykatëse në opinion morën kualifikimin si të afërta me VMRO DPMNE-në pas publikimit të disa bombave…

