Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka dërguar një letër deri tek Kuvendi i Maqedonisë në të cilën e njofton se: “në bazë të nenit 90 paragrafi 1 nga Kushtetuta e Maqedonisë dhe propozimi i koalicionit të LSDM e përcakton kryesuesin e LSDM-së dhe deputet në Kuvendin, Zoran Zaev për mandatar për formimin e Qeverisë së Maqedonisë”. Zaev si mandatar i ardhshëm ka afat prej 20 ditë për formimin e Qeverisë së re, e më pas ka obligim të njoftoj presidentin e Kuvendit se ka propozim për formimin e Qeverisë, ndërsa më pas kryetari thërret seancë në të cilën, duhet 61…
Author: almakos
17 May Pas dhënies së mandatit nga presidenti Ivanov, kryetarit të shumicës së re Parlamentare, Zoran Zaev, vjen dhe reagimi i Brukselit zyrtare me një deklaratë të përbashkët të Përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerinitë dhe eurokomisarit Johanes Hahn. Përshëndesim vendimin e Presidentit Ivanov për dhënien e mandatit kryetarit të shumicës Parlamentare, z.Zoran Zaev për formimin e qeverisë dhe se ky është një hap shumë i rëndësishëm për formimin e qeverisë. Shpresojmë që kjo frymë konstruktiv të vazhdojë edhe më tutje dhe përfundimisht vendi të dali njëherë e mirë nga kriza politike. Tani…
Pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë së re nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë reaguar zyrtar të lartë të BE-së, raporton SHENJA. Komisari Johanes Hahn dhe Federika Mogerini kanë thënë se veprimi i Ivanovit është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të Qeverisë. “Ne përshëndesim vendimi e presidentit Ivanov për t’ia dhënë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit, si një hap I rëndësishëm në procesin e formimi të Qeverisë. Ne shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të vazhdoj të mbizotëroj me atë që vend përfundimisht të dal nga kriza politike. Ne presim…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se si mandatar i ri obligohet që qeveria e re do të formoj një shtet me perspektiva evropiane për të gjithë qytetarët e vendit. “Do të sigurojmë kushte për jetë kualitative për të gjithë qytetarët. Qytetarët janë të gatshëm të punojnë për të zgjidhur problemet. Sot e kemi këtë vërtetim, një shoqëri për të gjithë është koncepti i ardhmes për Maqedonisë. Demokracia është proces e cila nënkupton vendosshmëri. Do të punoj me gjithë zemër”, tha Zoran Zaev. Ai shtoi se duhet të largohen dallimet ndarjet politike dhe politikat destruktive të cilat sipas tij kanë…
Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev lexoi letrën e garancisë të cilën ia ka dërguar presidentit Ivanov. “Garantohet unitaritet, sovraniteti integriteti territorial, pavarësia dhe multietniciteti i Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të renit Kushtetues, dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë. Garantojmë mbrojtje të interesave shtetërore dhe avancim e jetës për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë etnike, religjioze dhe përkatësisë gjuhësore. Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e Maqedonisë do të jetë në përputhje me vlerat themelore demokratike të sundimit të drejtësisë duke mos e vendosur Maqedoninë në situatë të nënshkrimit…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ja dorëzoi liderit të LSDM-së, Zoran Zaev mandatin për formimin e Qeverisë së re. “Koalicioioni i udhëhequr nga LSDM e cila ka shumicë, e ka propozuar Zaevin për kandidat të cilit do t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë së re”, tha Ivanov. Më pas lideri i LSDM-s, Zoran Zaev lexoi tha se dy pengesat për dhënien e mandatit janë larguar: Letra është dërguar nga kryetari i Kuvendit, dhe janë dhënë garancionet e kërkuara.
Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev ka arritur në Vilën Vodon, ku në orën 12:00 është parashikuar të marr mandatin nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Me këtë hapet mundësia për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. [embedded content]
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është nisur për në vilën Vodno ku pritet që sot, në orën 12:00 edhe zyrtarisht të merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, raporton SHENJA. Presidenti Ivanov ka bërë të ditur se do t’ia dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë së re, liderit të LSDM-së. Me këtë tejkalohet edhe pengesa e fundit drejt formimit të Qeverisë së re në Maqedoni.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot (2017/05/17 – e mërkurë) në ora 12:00 i dorëzon z. Zoran Zaev, mandatin për formim të Qeverisë së Maqedonisë,
Presidneti i shtetit Gjorge Ivanov sot në ora 12:00 do t’i jap mandatin për formimin e Qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE-ja kërkon që LSDM-ja në vend se të merret me politikëbërje dhe obstruksione, në afat sa më të shpejtë të mundshëm së bashku me shumicën parlamentare të mundësojë mbajtje të zgjedhjeve lokale, të cilat janë të nevojshme. “LSDM-ja duhet ta tejkalojë frikën dhe të tregojë pak trimëri dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje” qëndron në kumtesë. As Nikolla Gruevski, as VMRO-DPMNE-ja, siç theksohet, nuk janë fajtor për atë që LSDM-ja e prolongon mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Frika në radhët e LSDM-së nga përballja me qytetarët, të cilët i kanë zemëruar qytetarët me politikat e tyre antishtetërore. Marrja e mandatit…
Nesër fillon gjykimi i të akuzuarve për dhunën në Kuvend. Nëntë persona të cilët deri tani janë identifikuar se kanë sulmuar deputetët duhet të paraqiten para gjykatës. Në Prokurorinë sot do të dëshmojnë deputetët Frosina Remenska nga LSDM dhe dputetë tjerë. Pasdite do të dëshmoj edhe kryetari i Gjykatës Talat Xhaferi, ndërsa janë të thirrur edhe dy deputetë tjerë të VMRO-DPMNE-së.

