Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re Zoran Zaev pas mbarimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se shpreson që Qeveria e re të formohet sa më shpejtë. “Ajo që u morëm vesh me Bilall Kasamin është se duhet të ruajmë rendin e punëve. Së pari do të fillojnë takime me BDI-në, më pas me BESËN dhe tani me Aleancën për shqiptarët. E gjithë kjo me qëllim të afrojmë qëndrimet dhe më pas të ulemi të gjithë së bashku. Qëllimi im është që një ditë më parë të mbarojmë. Shumë qytetarë presin,…
Author: almakos
Sasia e madhe e breshëritë që kishte arritur deri 5 cm, banorëve ju kishte dëmtuar pothuajse të gjitha të mbjellat. Kryetari i këtij fshati Selajdin Shahini njoftoi se dëmet bujqësore janë të shumta dhe kjo gjë do ju kushtoj shumë bashkëfshatarëve pasi siç tha ai, ekonomia e Sllupçanit bazohet dhe varet nga prodhimet bujqësore. “Shi dhe breshër ka pasur shumë, kisha frikë më së shumti për bujqit, përshkak se ardhmëria e fshatit mbështetet në bujqësinë….me keqardhje e them që dëmi nuk ka qenë edhe aq i vogël…Përafërsisht me aq sa jam i informuar prej njerëzve këtu të fshatit dëmet bujqësore,…
Presidenti Gjorgji Ivanov ia ndau mandatin për formimin e Qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev në një akt ceremonial që u mbajt në vilën presidenciale në Vodno. Ky akt erdhi tre ditë para skadimit të afatit, ndërsa Ivanov tha se Zaev ka eliminuar pengesat e deritanishme.“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë eliminuar. Sot i qasemi përmbushjes së nenit 84, paragrafi 1 e Kushtetutës së RM për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i drejtuar nga LSDM e cila ka shumicë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë…
17 May Në këto momente në selinë e Lëvizjes Besa po zhvillohet takim mes kryetarit të LSDM-së dhe njërit mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev, dhe liderit të Besës. Bilall Kasami. Takimi me Billal Kasamin pasoi menjëherë pasi Zaev mori mandatin nga Presidenti Ivonov që nënkuptohet se bisedimet do të zhvillohen në drejtim të formimit të Qeverisë se re. Paraprakisht Zaev deklaroi se pjesë e kabinetit qevereitar të jenë edhe partitë që e mbështetën atë me firmat e tyre. [embedded content]
Në këto momentet lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev ka arritur tek selia e Lëvizjes BESA, raporton SHENJA. Lëvizja BESA ishte njëra nga partitë që ofroi nënshkrimet e deputetëve të sajë për liderin e LSDM-së, në mënyrë që ky i fundit të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re. /SHENJA/
17 May Përpjekjet e qytetarëve për ruajtje të unitaritetit të Maqedonisë dhanë fryt, ngase sot u dhanë garancitë se nuk do të shkatërrohet karakteri unitar i Maqedonisë multietnike, deklaroi Nikolla Todorov anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. “I tërë opinioni ishte dëshmitarë i mashtrimit post-zgjedhor, e shndërruar në Platformën e Tiranës e cila u bë kusht për formimin e Qeverisë së re dhe paraqiste rrezik për të ardhmen e Maqedonisë. Për këto skenarë ka reaguar edhe VMRO-DPMNE. Që sot e tutje edhe LSDM dhe Zaev kanë përgjegjësi të plotë dhe nga ato varet formimi i Qeverisë së re. Zoran Zaev…
17 May Prokuroria Speciale dyshon se biznesmeni Sead Koçan ka sëmundje serioze. Prokurori Gavrill Bubevski kërkoi që gjykata ta rishqyrtojë dokumentacionin mjekësor që është dërguar nga avokatët e Koçanit. Nga Specialja kanë kërkuar që para gjykatësit hetues të paraqitet mjeku që ka trajtuar pronarin e kompanisë Transmet dhe personalisht të shpjegojë se çfarë operacioni i ka kryer. Gjykata refuzoi. “Në raport përmendet se ka stend. Dje është bërë koronografia. Reagova se kjo ndoshta është vetëm intervenim rutinor. Por, nuk kisha informatë të saktë nëse personi nuk mund të paraqitet para gjykatës dhe për këtë arsye kërkova që mjeku të vijë…
Sot, kur z. Ivanov e dorëzoi mandatin për të filluar bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme, Lëvizja BESA konstaton se – edhe falë angazhimit të saj – më në fund po hapet rruga për mundësinë e zgjidhjes së kësaj krize. “Sot erdhi në shprehje vullneti i shumicës së re në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe faktori politik filloi të reflektojë në interes të qytetarëve që janë lodhur nga kjo letargji e krizës politike. Me këtë rast Lëvizja BESA thekson se ajo nuk lejoi që të shpiken gjëra të paparapara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke penguar kështu…
17 May Darko Jakimovski është caktuar prokuror në rastin e tentativës për vrasje ndaj kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela. Në opinionin Jakimovski njihet si prokuror në lëndën ndaj Naser Eshtrefit i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e të riut Angel Petkovski. Jakimovski kishte marr mjaft kritika për mënyrën e menaxhimit me lëndën dhe kualifikimin e veprës si vrasje duke mos e zbuluar se kujt i përkiste thika me të cilën ishte vrarë maturanti nga Gjorçe Petrovi dhe mbi gjitha duke mos pasur prova relevante nga momenti i vrasjes. Ndonëse mbrojtja dhe ekspertiza ligjore kishin konstatuar se Eshtrefi…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se mirëpret vendimin për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re në përputhje me Kushtetutën. “Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën. Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka. Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin…
Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi dhe deputetja e LSDM-së Frosina Remenski dhanë dëshmitë e tyre në Prokurorinë Themelore të Shkupit për dhunën e ushtruar nga protestuesit në Kuvend muajin e kaluar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi pret që dëshmia e tij të ndihmojë që Prokuroria ti zbulojë më lehtë dhe dënojë autorët e skenave të përgjakshme më 27 prill në Kuvend. E informova prokurorin përkatëse me të gjitha ato aspekte të ngjarjes në kuptimin e asaj që implikon kryerjen e veprave penale drejt veprimit ndaj institucionit Parlament i Maqedonisë, ndaj institucionit deputetë dhe gazetarë që ishin të rrezikuar për jetë brenda Parlamentit.…
Nga ambasada e ShBA-së në Shkup, nëpërmjet një komunikate, kanë thënë se është gjë e mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj që procesi i formimit të qeverisë po ec përpara. “Është e rëndësishme të nënvizohet se Presidenti Ivanov dhe liderët e partive të koalicionit të shumicës kanë gjetur mënyrë për të bashkëpunuar në rrugë konstruktive për të arritur këtë hap të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë. Ne presim të punojmë me Qeverisën e re sapo ajo të formohet, ne shpresojmë që ajo do të formohet shpejtë. Ka shumë punë për t’u bërë që Maqedonia të ecë përpara në reformat…

