18 May Më në fund Maqedonia fitoi mandatarin për formimin e qeverisë së re. Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multi-etnik të vendit. Tani kur kemi mandat, pritet së shpejti të formohet qeveria e re, bisedimet do të vijojnë me dinamikë të përshpejtuar, ndërsa koalicionin e ri do ta presin sfida të reja. Por çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare, është…
Author: almakos
y Një muaj para skadimit të afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, shumica e re premton se kjo do të jetë njëra ndër çështjet e para që do të hapet në Kuvend. Ekspertja juridike besa Arifi vlerëson se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP nuk korespodon me afatin për ngritjen e aktakuzës, i përcaktuar në ligjin e procedurës penale. Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është se afati i përcaktuar në nenin 22 të ligjit për PSP-në nuk korenspodon me afatin për ngritjen e aktakuzës që është i përcaktuar në ligjin e…
< Një ditë pasi Zoran Zaev mori mandatin, në partinë e tij thonë se programi dhe kabineti qeveritar në afat prej dhjetë ditësh do të dorëzohen në Kuvend. Nga LSDM paralajmëruan se Zaev ditët në vijim do të takojë kreun e integristëve Ali Ahmetin dhe atë të LR PDSH-së Ziadin Selën, për të rrumbullakuar bisedimet për Qeverinë e re. Nuk duam që të presim 20 ditë, ne duam që në dhjetë ditët e para ti përfundojmë këto punë dhe proceset të fillojnë të ecin përpara. Kjo domethënë se ditëve në vijim do të kemi bisedime dhe negociata serioze me partnerët…
18 May Presidenti Gjorge Ivanov me tone kërcënuese i bën me dije shumicës parlamentare se e njëjta duhet të ketë parasysh faktin për faljen e personave të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend. Në intervistën e parë pas i dorëzoi mandatin Zavit, presidenti tha se paqja në vend mund të mbizotërojë vetëm duke falur personat e lartë përmendur. Nëse ka gatishmëri nga Parlamenti, posaçërisht nga shumica duke pasur parasysh përvojën nga periudha pas vitit 2001 dhe nëse duan të kemi qetësi në shtet, le ta tregojnë atë në vepra – deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë. Analistët vlerësojnë…
18 May Maqedonia ishte në qendër të vëmendjes në Kongresin e SHBA-ve për vendet e Ballkanit ku u theksua se SHBA-ja përpiqet për kthimin e standardeve demokratike të cilat me vite janë penguar nga liderë të korruptuar. Debati u fokusua në atë nëse SHBA-ja ndikoi në mënyrë direkte në formimin e Qeverisë së re ku nuk bën pjesë partia që fitoi më shumë vota. Megjithatë zv/ndihmës sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë Hojt Brajan Ji, deklaroi se SHBA-ja mbështet idetë që janë në përputhje me standardet demokratike. Në Maqedoni, ne shohim disa fotografi këtu, shumica u zgjodh në zgjedhje, dhe…
Ministria gjermane e Punëve të Jashtme sot në kumtesë të cilën e transmetoi Ambasada në Shkup, e përshëndeti vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndajë mandatin për formim të qeverisë dhe njëherit i vlerëson si “të pamatura” vërejtjet e tij ndaj ambasadores Kristine Althauzer. “Gëzohemi që presidenti Ivanov pas mendimit të gjatë erdhi deri te vendimi i vërtetë dhe hoqi dorë nga qëndrimi i bllokimit. Akuzat drejtuar diplomatëve gjermanë dhe shteteve të tjera mike janë të pamatura. Siç dihet, vlerësimet të cilat i transmetohen vendit-nikoqir, çdoherë aranzhohen në koordinim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe…
LSDM sot deri tek Kuvendi do të dorëzoj propozim për ndryshime në Ligjin për arsim, ka thënë sot deputeti i kësaj partie, Stefan Bogoev, përcjell SHENJA. “Kemi premtuar se në mesin e ndryshimeve të para do të jetë edhe shfuqizimi i projektit të dëmshëm i ashtuquajtur testim ekstern. Dëshirojmë t’i mbrojmë prindërit dhe profesorët nga ky projekt i cili ka treguar rezultate negative”, tha Bogoev. Ai shtoi se do t’i motivojnë nxënësit dhe shkollat jo nëpërmjet dënimeve por nëpërmjet shpërblimeve që të arrijnë rezultate më të mira.
18 May Gjykatësja e procedurës paraprake, Daniela Dimovska vendosi se nuk ka paraburgim për afaristin Sead Koçan i cili prej dy muajsh ishte jashtë vendit. Koçanit i është marr pasaporta që donë të thotë se nuk do të mundet të largohet jashtë vendit për “udhëtime zyrtare” ndërkohë si garancion ka dhënë edhe një shumë prej 1 milion eurosh. Që Sead Koçan të mos kalojë asnjë natë në burgun e Shutkës personalisht u kujdes kumbari i Trajko Veljanoski dhe shefi i Supremes, Jovo Vangellovski. Përmes rotacioneve në Këshill u sigurua mundësi që paraburgimi të tërhiqet. PSP-ja njoftoi se për vendimin do…
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur marrjen e mandatit nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, për krijimin e qeverisë së re. Përmes një postimi në twitter, Bushati shkruan: “Urime Zoran Zaev për marrjen e mandatit për të formuar qeverinë e re. Shqipëria është e gatshme të mbështesë Maqedoninë”.
“Sa më i madh armiku, aq më i madh nderi për mua”. Kështu është përgjigjur ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer, në pyetjen se si i komenton deklaratat e djeshme të presidentit Gjorge Ivanov, në të cilën ai e ka akuzuar se transmeton gënjeshtra dhe të pavërteta për Maqedonisë, dhe si rezultat i kësaj, MPJ e Gjermanisë dërgon komunikata të këqija. Këtë koment Althauzer e dha në gjuhën maqedonase pasi theksoi se dje ka qenë një ditë e rëndësishme për Maqedonisë. Ajo ka shtuar se Gjermania është vend mik i Maqedonisë dhe se është e gatshme të vazhdoj të ndihmoj Maqedonisë.…
“Dhënia e mandatit është fillimi I fundit të krizës politike”, ka thënë për gazetën serbe Kurir, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai ka thënë se në dhjetë ditët e ardhshëm do të tentojë që të formojë qeverinë dhe deri tek kuvendi të dorëzojë programin qeveritarë. “Deri në fund të muajit do të kemi qeverinë e re reformuese. Dëshiroj bashkëpunim me opozitën e ardhshme, kemi nevojë për ta. Së bashku duhet t’i sjellim ligjet për të cilat na duhet shumica prej dy të tretës. Më vjen mirë që të gjithë së bashku jemi për agjendën integruese në BE dhe NATO”, ka…
VMRO-DPMNE-ja sot përmes një kumtese vlerëson se tërë përgjegjësia tani është e liderit të LSDM-së, i cili, siç theksohet, më nuk ka hapësirë nga njëra anë ta gënjejë popullin për mbrojtjen e interesave kombëtare, ndërsa nga ana tjetër të japë premtime për realizimin e Platformës së Tiranës. “Zoran Zaev publikisht u obligua ta hedh poshtë platformën e Tiranës dhe se do të ndalojë me politikën antishtetërore dhe antikombëtare. Tani tërë përgjegjësia mbetet te Zaevi. Ai do të duhet të zgjedhë nëse do ta hedhë poshtë dy gjuhësinë e bankënotave, uniformat dhe mbajtjen e rezolutës për gjenocid ndaj shqiptarëve ose do…

