25 May Kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbrëmë nga Brukseli paralajmëroi se në zhvillim të plotë janë edhe negociatat për përbërjen e Qeverisë së re, e cila sipas tij do të duhet të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme. I pyetur deri ku janë negociatat për formimin e Qeverisë, Zaev pas takimit me kryeministrat e pesë shteteve ballkanike dhe me Federika Mogerini, theksoi se me partnerët e tjerë pothuajse është dakorduar gjithçka, përveç me lëvizjen BESA, por paralajmëroi se pret mbyllje të listës së ministrave deri në fund të kësaj jave. “Mund…
Author: almakos
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor pas darkës me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini, u zotuan për bashkëpunim dhe më shumë përkushtim në rrugën euro-atlantike. Në darkën joformale që zgjati dy orë, e cila u parapri edhe nga takimet dypalëshe me Mogerinin, morën pjesë Zoran Zaev, Isa Mustafën, Edi Ramën, Aleksandar Vuçiq, Denis Zvizdiq dhe Dushko Markoviq, Mandatari për formimin e qeverisë në Maqedoni Zaevi pas përfundimit të mbledhjes deklaroi se me kryeministrat e shteteve ballkanike kanë biseduar për përforcimin serioz të bashkëpunimit në rajon. “Dal nga mbledhja pas takimit dypalësh me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe nga…
Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës 19-22 maj 2017 ka realizuar ankete në lidhje me formimin e qeverisë pas marrjes së mandatit nga mandatari I ri, ndërsa e ka hulumtuar edhe rejtingun e partive politike. Anketa është realizuar vetëm me shqiptarë në një ekzemplarë prej 700 të anketuarve. Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare. Anketa është realizuar duke zgjedhur të anketuar të rastit, ndërsa…
Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini tha se BE-ja është e shqetësuar për shkak të rritjes së fjalimeve nacionaliste në Ballkan, sidomos kur kjo vjen nga politikanë të lartë. Kështu njëra nga arsyet kryesore për këtë takim është se si liderët e vendeve të Ballkanit të gjejnë mënyrën dhe të mësojnë se nuk duhet të këmbejnë mesazhe nacionaliste. Njëra nga porositë e Mogerinit është se Ballkani është rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të foecohet perspektiva për integrim në BE. “Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për hkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend…
Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini tha se BE-ja është e shqetësuar për shkak të rritjes së fjalimeve nacionaliste në Ballkan, sidomos kur kjo vjen nga politikanë të lartë. Kështu njëra nga arsyet kryesore për këtë takim është se si liderët e vendeve të Ballkanit të gjejnë mënyrën dhe të mësojnë se nuk duhet të këmbejnë mesazhe nacionaliste. Njëra nga porositë e Mogerinit është se Ballkani është rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të foecohet perspektiva për integrim në BE. “Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për hkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend…
Nxënësit dhe mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm thuajse kanë mbetur në udhëkryq, të përgatiten ose jo për realizimin e testimit ekstern. Mandatari për formimin e Qeverisë Zaev, ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë të njëjtën pas nisjes me punë të Kuvendit. Por ministri I Arsimit në largim Pishtar Lutfiu dëshpëron nxënësit dhe arsimtarët, kërkon nga ta që të përgatiten për testimin ekstern. Unë besoj shumë se Qeveria e re nuk do të shkoj në sjelljen e një ligji që do të jetë i cenueshëm për qytetarët dhe nxënësit e Maqedonisë, prandaj kisha bë apel që nxënësit të përgatiten…
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, ka zhvilluar takime bilaterale me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, para fillimit të darkës joformale në Brulsel. Mogerini është takuar me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe me kryeministrat e Kosovës, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, ndërsa është paralajmëruar takime me kryeministrin e Shqipërisë. Darka joformale është paraljëruar në orën 20:30 dhe në të ndër të tjera do të diskutohen mbi zhvillimet e fundit politike në rajon. /SHENJA/
Rreshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshërit kanë dëmtuar së tepërmi kulturat bujqësore të banorëve të fshatit Krushopek në Komunën e Sarajit. Ata thonë se shiu i madh ka shkaktuar lumenj të rrëmbyeshëm të cilat në tokat që gjenden në pjesët më të ulta kanë bartur edhe dhe, i cili u ka dëmtuar mbjelljet e tyre. “Vërshime ka pasur nëpër folija, arat këndej i ka mbushur me dhe, mund të shihni edhe këtu si i ka mbushur”, tha një banor. Banorët e Krushopekut thonë se kanë pritur që do të ketë rreshje, por jo edhe në atë masë të madhe,…
24 May Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski i pyetur për përgjegjësi për deputetët e partisë së tij të cilët natën e 27 prillit kishin hapur dyert protestuesve që të futen në Kuvend tha se pret zbardhjen e plotë të rastit dhe më pas të komentojë. Megjtihatë Gruevski tha se nuk ka ndërmend të largohet nga pozita e kryetarit të partisë. [embedded content]
Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me bubullima do të na shoqërojnë edhe në ditët në vazhdim. Sinoptiku Boris Sekirarski, nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se gjatë përfundimit të ditës së sotme përveç motit që do të jetë jostabil, do të ketë edhe vranësira dhe lagështi, por intensiteti i tyre do të zvogëlohet gjatë mbrëmjes. “Në orët e pasdites në më shumë vende të RM-së do të jetë mot jo stabil, me paraqitje të bubullimave në rajonin e Shkupit, por bubullima do të ketë edhe në vendet tjera. Në mbrëmje do të zvogëlohet intensiteti, reshjet do të jenë më…
Posti i zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike në qeverinë e ardhshme, nuk do të jetë politikan por afarist. Për këtë post, odat ekonomike në Maqedoni duhet të arrijnë konsensus për një kandidat të përbashkët. Fillimisht, të tre odat ekonomike kanë propozuar kandidatët e tyre, ndërsa tani vijon procesi i konsultimit për një propozim të vetëm. Kandidati i propozuar nga OEMVP, Nebi Hoxha, në emisionin EKONOMIKS tha se posti i zëvendëskryeministrit është kyç, pasi mundëson një lidhje të fortë mes ekzekutivit dhe komunitetit të biznesit. “Ne si odë ekonomike,në mënyrë konzistente, mund të them që nga themelimi i odës para 11 viteve…
Më 8 maj komuna e Tetovës ka ndarë 3252 euro për përpilimin revizionittë një projekti urbanistik. Një javë para skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal, Teuta Arifi ia ka ndarë tenderin firmës “Nimaer Bllagoja” nga Struga. Siç shkruan në ofertën e komunës, vendosur në ueb faqen e Byrosë për Furnizime Publike, firma fituese e tenderit ka afat prej dhjetë ditësh për të përgatitur dokumentin e revizionit arkitekonik-urbanistik për ndërtimin e Stacionit të ringarkimit dhe përpunimit të mbeturinave komunale, për ndërtimin e Stacionit të pastrimit të ujërave të zeza e të tjerë.Më 5 Maj, Tetova ka lidhur kontratë me…

