28 May Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela edhe zyrtarisht ka nominuar sekretarin e përgjithshëm të partisë së tij Arben Taravarin për ministër të shëndetësisë, ministri kjo e cila në marrëveshje me mandatarin Zoran Zaev është do t’i takoj pikërisht Aleancës për shqiptarët.
Author: almakos
LR PDSH do të jetë pjesë e qeverisë së re. Ajo do të drejtoj ministrinë e shëndetësisë. Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela tha se vendimi i tyre për tu bërë pjesë e qeverisë është me qëllim që të mos vazhdoj kriza politike dhe mos të shkohet në zgjedhje të parakohshme. “Sot kemi marrë vendimin për tu bërë pjesë e Qeverisë së re dhe se partisë sonë i takon ministria e Shëndetësisë dhe si kandidat i joni është Arben Taravari. Mendojmë dhe besojmë se ky do të jetë personi i cili do të udhëheqë me dinjitet pozitën në fjalë”, tha…
Kryesia Qendrore e LSDM-së po mban mbledhje në të cilën do të vendosin për emrat që do të udhëheqin me ministritë e mbetura, pasi tashmë dihet se me cilat resorë do të udhëheqin partitë shqiptare. Jo zyrtarisht flitet se Zaev nga Kryesia Qendrore do të kërkoj që të mbështeten këta kandidatë për ministra: Radmilla Sheqerinska – ministre e Mbrojtjes Oliver Spasovski – ministër i Punëve të BrendshmeDragan Tevdovski – ministër i FinancaveNikolla Dimitrov – ministër i Punëve të JashtmeRenata Deskovska – ministre e ArsimitLjupço Nikollovski – ministër i BujqësisëMila Carovska – ministre e Punës dhe Politikës SocialeRobert Allagjozovski – ministër…
Duhet të bëhet një revizion i projektit “Shkupi 2014”, në mënyrë që të bëhet e dukshme brendësia e objekteve të këtij projekti. Kjo është kërkesa e Asociacionit të Arkitektëve, kryetari i të cilit Martin Panovski, në një intervistë për Radion Europa e Lirë, e konfirmoi këtë qëndrim dhe sqaroi se ata nuk kërkojnë thjesht vetëm një revizion klasik. Sipas tij, duhet të bëhet hapja e dyerve që të shihet se si është edhe brendësia e tyre. “Fillimisht do të ketë debat ekspertësh, nga i cili do duhet të dalë ndonjë dokument, apo ndonjë studim, për atë se çfarë do të…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët priten të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar të udhëhequr nga mandatari Zoran Zaev. Ahmeti ka rikthyer në lojë funksionarë të vjetër, të cilët më shumë se 10 vite kanë mbajtur poste të ndryshme si në legjislativ ashtu edhe në pushtetin ekzekutiv, si dhe ish-kryetarë komunash. Zv/kryeministër për impelemntimin e Marrëveshjes së Ohrit do të jetë Hazbi Lika, ish kryetar i komunës së Tetovës gjatë periudhës 2005-2009. Lika poashtu ka qenë edhe zv/ministër i MPB-së në vitin 2003. Ish ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani…
28 May Kryesia e LR PDSH-së do të mblidhet sot në orën 21 në Tetovë për të marrë vendimin përfundimtar për pjesëmarrjen në Qeveri dhe për të caktuar emrat e ministrave të Aleancës për Shqiptarët. Kësaj partie i takojnë dy poste ministrore edhe atë Ministria e Shëndetësisë, që pritet të drejtohet nga Arben Taravari dhe Pushteti Lokal. Për këtë dikaster përflitej se do të udhëhiqet nga Vesel Mehmedi, i favorizuar nga BDI-ja. Por Mehmedi jozyrtarisht është duke bërë kalkulimet që të vazhdojë të mbetet deputet ndërsa në Pushtet Lokal të caktohet ndonjë i afërt i tij.
28 May Viti shkollor 2016-2017 do të përmbyllet pa u zgjidhur çështja e dy emrave të shkollave fillore në Çair, ajo e “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov”. Ndonëse shkollat në fjalë simbolikisht mbajnë emrat e rinj “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”, nxënësit edhe këtë vit dëftesat do ti marin me emrat e vjetër. Drejtorët e shkollave në fjalë përsëritën qëndrimet e tyre se kanë kryer të gjitha obligimet ndaj Regjistrit qendror ndërsa kjo e fundit ankesat e dërguara nga udhëheqësit e shkollave I ka larguar tërësisht nga sistemi i procedimit pa një epilog, sikur të mos ishin bërë kurrë. Tashmë…
28 May Prokuroria Speciale nuk do të ketë kohë të ngritë aktpadi për të gjitha hetimet e hapur deri më 30 qershor, vlerëson ish prokurori Aleksandar Nakov. Sipas tij, specifika e kriminalitetit të cilin e heton Specialja kërkon më shumë kohë. Katica Janeva para 6 ditëve nga shumica e re kërkoi ta anulojë apo ta fshijë nenin 22 nga ligji për Prokurori Speciale, i cili e kufizon atë që aktakuza të mundet të ngritë deri më 30 qershor. Për Nakovin, kërkesa e Janevës është legjitime dhe me intervenim politik mund të sigurohet më shumë kohë për Specialen dhe t’i mundësohet…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit në selinë e mandatarit Zoran Zaev ka thënë se në takim është biseduar mbi parimet e qeverisë së re. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë që janë shfaqur në opinion për emrat e propozuar për ministra nga radhët e BDI dhe për mundësinë që këto emra të pësojnë ndryshime, Ahmeti tha se për çdo ministër, mandatari Zaev do të kërkoj mendim dhe verifikim nga institucionet “LSDM sonte ka takimin e organeve më të larta të partisë ku edhe ata do të përmbyllin listat e kandidatëve për ministra. Sa i takon pastërtisë…
Komisioni për matjen e dënimeve ekziston vetëm si komision në letër. Rolin e këtij organi Gjykatat nuk e njohin duke neglizhuar vërejtjet lidhur me dënimet e shqiptuara. Për dy vite prej kur është formuar ky komision, nuk ka matur asnjë vendim gjyqësor i cili ka pasur ndikim në opinion. Ligji ka hyrë në fuqi më 8 korrik 2015, ndërsa anëtarët e komisionit hedhin dyshimet se gjykatat veprojnë në mënyrë selektive lidhur me aktgjykimet të cilat ia dorëzojnë komisionit. Por, kryetari i këtij komisionit Lubço Naumovski vlerëson se ky organ nuk bën krahasimin si për shembull mes dënimeve me disa vite…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se pas negociatave me LSDM-në është marrë vendimi që ajo të mos pjesë në Qeverinë e re. “BESA njofton se ajo nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Mandatari nuk ishte i gatshëm të pranoj dhe të nënshkruaj parimet e BESËS. BESA do të mbetet një faktor konstruktiv politik në Maqedoni, duke u bërë gardian i interesave të shqiptarëve. E njoftojmë opinioni se BESA do të mbështes çdo nisëm në interes të veçan të shqiptarëve dhe të shtetit”,tha Bilall Kasami. Ai tha se me plotë të drejt mund të mburremi se…
28 May Kuadrot e propozuara për ministra në Qeverinë e re, nuk janë zgjidhjet më të mira me të cilat ka dalë BDI-ja, komentojnë analistët politik për Alsat M. Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, vlerëson se kriteri i vetëm sipas të cilit udhëhiqet BDI-ja gjatë përzgjedhjes së përfaqësuesve të saj në qeveri është dëgjueshmëria partiake. Maqedonia ka nevojë për qeveri që do i kënaq nevojat e qytetarëve, e jo të partive, vlerëson Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare “Civil”. “Ajo që BDI ofron kuadro të vjetër në një pjesë të saj është provokim i paturpshëm ndaj qytetarëve. Nëse keni parti…

