Author: almakos

30 May 46 % e popullatës së Maqedonisë janë duhanpirëse. Konsumues më të fortë të duhanit është popullata e grup moshës 35-64 vjet të cilët përbëjnë 52 % të popullatës. Këto dhëna u prezantuan nga Institutit të shëndetit publik me rastin e 31 majit Ditës botërore kundër duhanit. Për momentin në Maqedoni kemi 46 % duhanpirës, meshkujt prijnë me 54 % ndërsa gjinia femërore me merr pjesë me 33 %. Ajo që është interesante të theksohet është se ka dallime në moshë. Nëse flasim për moshën më të re kemi përqindje më të ulët të rinjve që përdorin cigaret. Te…

Lexo më Shumë

Avokatët vlerësojnë se me mos pranimin e dëshmive, këshilli gjyqësor nuk dëshiron zbardhjen e së vërtetës për lagjen e trimave në Kumanovë. Ata thonë se propozimi për dëshmitarë është bërë me kohë dhe në përputhje me rregulloren. Me këtë persona do të duhet se skenari i kujt ka qenë ky , cili ka qen motivi i kësaj që ndodhi  dhe kjo punë duhet që ka qenë e përgatitur   gjatë kohë dhe këtë e tregon vetë prokuroria pasi që nga janari prokuroria thotë se janë përgjuar telefonatat  dhe e gjithë gajdja faktike do të dilte me deklarata që do ti jepnin…

Lexo më Shumë

Kritikat më të ashpra për vendin  në të gjitha raportet e BE-së vijnë në adresë të gjyqësorit dhe prokurorisë. Në raportin e fundit, Komisioni Evropian nënvizoi se sistemi gjyqësor shënon ngecje, ndërsa Gjykata Penale është pengesa kryesore e Prokurorisë Speciale. Edhe në raportin e Pribe-së përmenden mungesat në të cilat duhet punuar. BE-ja ka konstatuar edhe se prioritetet urgjente reformuese nuk janë zbatuar. Para dy viteve, Pribe në raport theksoi se avancimi i gjykatësve në pozita më të larta varet nga politikanët. Grupi i ekspertëve që e përpiloi raportin ka dhënë rekomandime për përmirësimin e gjendjes së keqe në gjyqësor.…

Lexo më Shumë

Pas plotë 11 viteve, deputetët e VMRO DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin u rikthyen në kolltukët që i takojnë opozitës. Ndërsa shumica parlamentare afër kabinetit Qeveritar. Kryeparlamentari Talat Xhaferi seancën e filloi në gjuhën shqipe, akt ky që i irritoi deputetet tashmë të opozitës, ata të VMRO DPMNE-së. Deputet Xhaferi fillimisht më lejoni tu them një punë që nga fillimi i seancës e bëni, e shkelni Kushtetutën dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve. Në nenin 3 paragrafi një shkruan se gjuha zyrtare në Kuvend është gjuha maqedonase. Në paragrafin dy, deputeti i cili flet gjuhë të ndryshme nga maqedonasja,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme deri tek Prokuroria Themelore Publike ka dërguar katër njoftime të cilat kanë të bëjnë me zgjerimin e kallëzimeve penale për personat të përfshirë në dhunën në Kuvend më 27 prill. Bëhet fjalë për shkujanët A.Z (63), A.S (39), V.C (33) dhe V.T (40), ndërsa në bisedë informative është ftuar P.D (42) nga Shkupi, i cili pas bisedës së realizuar është liruar.

Lexo më Shumë

Kuvendi duhet patjetër të jetë funskional, deputetët tanë do të vijnë në punë, në mënyrë aktive, edhe pse kishte shumë arsye se pse nuk duhej ta japim legjitimitetin e seancës së sotme. Do të jemi pjesmarës dhe do ti mbështesim propozimet e mira, nuk do ti përsërisim gabimet të cilat LSDM-ja i ka bërë kur ka qenë në opozitë, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit. Ai ironizoi duke thënë se LSDM-ja i ka fituar zgjedhjet ende pa u formuar Qeveria. “Si do ta drejtoni anijen ju e dini, por nuk duhet ti dëmtojnë interesat shtetërore dhe…

Lexo më Shumë

Deputetët kanë refuzuar propozimin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski për ndryshim të Kodit Zgjedhor me procedurë të përshpejtuar. Sipas Rregullores për punë në Kuvend, çdo propozim me procedurë urgjente vendoset në votim pa hapur paraprakisht diskutim. Iniciativa për ndryshim urgjent të Kodit Zgjedhor nuk u miratua, për shkak se, siç shpjegoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancën e sotme është vendosur rendi i ditës dhe ajo është zgjedhja e Qeverisë së re. Nga gjithsej 66 deputetë, të gjithë votuan “po” rendin e ditës, ndërsa kjo është përzgjedhja e Qeverisë së re.

Lexo më Shumë

Zoran Zaev në foltoren e Kuvendit tha se ai do të udhëheq një qeveri reformatore në Maqedoni. Ai tha se u ka premtuar të gjithëve se do të sjellin jetë për të gjithë në Maqedoni. “Do të fokusohemi në ekonominë, në institucione të forta dhe drejtësi për të gjithë, dhe do të fokusohemi për NATO dhe perspektiva evropiane. Para juve kërkoj besimin për qeverinë e re dhe për programin e ri”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se do të punoj në të mirën e qytetarëve të vendit. Ai tha se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. “Jemi përcaktuar…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski kryetarit të Kuvendit ju drejtua me “i nderuar deputet Talat Xhaferi. Ai ka akuzuar LSDM-në për punë jodemokratike dhe për zgjedhje në mënyrë jolegjitimet të kryetarit të Kuvendit. Poashtu ai akuzoi Talat Xhaferin për faktin se ai u drejtua në gjuhën shqipe. “Nëse vazhdoni t’i drejtohen i deputetit Talat Xhaferi e jo të kryetarit të kuvendit Xhaferi, unë do të shfrytëzoj mundësinë time sipas Rregullores të flas në gjuhën time”, ka replikuar Xhaferi, deputetit Milloshoski.

Lexo më Shumë

Çaste më parë, J. Ç. nënkryetari i degës së PDSH sē Kumanovës me strukturën e tij, i është bashkangjitur Lëvizjes BESA. “Sot më të fortë se dje!Sot na u bashkangjitë edhe nënkryetari i degës së PDSH-së në Kumanovë J. Ç. me strukturën e tij.#BESA_ËSHTË_AMANE” – ka shkruar Mesud Bajrami. Në këtë takim i pranishëm ka qene edhe kryetari i degës së BESËS – Kumanovë, Shenur Osmani.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, njëherësh edhe ish ministër i Shëndetësisë, sot pasdite ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se planifikon që në të ardhmen t’i përkushtohet profesionit të tij si avokat, njofton MIA, transmeton SHENJA. “Duke e pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen t’i përkushtohem më shumë profesiont tim bazë si avokat, si dhe të mundem të jap më shumë kontribut në akivitetet partiake, më lejoni të ju informoj se kam vendosur të jap dorëheqje nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Republikës…

Lexo më Shumë