Author: almakos

< Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han, sot në mëngjes në një kumtesë të përbashkët e përshëndeti zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, Mogerini dhe Han porositën se presin që Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev dhe opozitës, të përgatisin program të përbashkët për agjendën reformuese e cila do të jetë në dobi për Republikën e Maqedonisë. “Ne e përshëndesim votimin për qeverinë e re të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë punën që qeveria e re,…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka uruar formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. “Si miq dhe partner të Maqedonisë, SHBA me padurim pret që të punoj me Qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjentet me të cilat do të përforcohet sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e medieve dhe llogaridhënia e Qeverisë”, thuhet në urimin e DASH-it, përcjell SHENJA. Ata nga Maqedonia presin reforma në më shumë sfera.

Lexo më Shumë

01 June Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra të shiut dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 14, ndërsa ajo e ditës nga 27 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare gjatë ditës dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se që sot e pret dorëheqjen e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski. Ai në deklaratën për TV24 porosi ate që vetë të dorëhiqet për të shpejtuar proceset. Zaev theksoi se do të ketë reforma të thella në shumë institucione, përfshirë gjyqësorin, shërbimin sekret dhe të tjera.

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Shkup Xhes Bejli, nëpërmjet rrjetit social twitter ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë Zoran Zaev, për formimin e Qeverisë së re. “Uroj kryeministrin Zaev dhe shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni. Si miq dhe partner, do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re për reformat në BE dhe NATO si dhe sundimin e drejtësisë”, ka shkruar Bejli, transmeton SHENJA.

Lexo më Shumë

31 May Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 62 vota pro dhe 44 kundër dhe 5 të përmbajtur votoi Qeverinë e re me në krye Zoran Zaev. Ndërkohë më poshtë sjellim edhe emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritarë. Oliver Spasovski, Ministër i BrendshëmSpasovski ishte Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike pas Marrëveshjes së Përzhinës, deputet, këshilltar dhe sekretar në Komunën e Kumanovës. Radmilla Sheqerinska, Ministre e MbrojtjesShekerinska përveç si ish-kryetare e partisë dhe ish-deputete në shumë mandate, njihet si ish zëvendës kryeministre për euro-integrime në vitin 2004, kur Maqedonia hyri në fazën e parë të Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi për Qeverinë e re të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, shkruan SHENJA. Pro kabinetit dhe programit të Qeverisë së udhëhequr nga Zaev, votuan 62 deputetë, 5 ishin të përmbajtur, ndërsa kundër ishin 44. Gjithsej votuan 111 deputetë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij para votimit të Qeverisë së re, mandatari dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u është përgjigjur kritikave të deputetëve. Mes tjerash Zaev foli për çështjen e emrit, ku tha se vendimet do të merren në konsultim me opozitën, dhe gjithçka do duhet të vërtetohet në referendum, por në drejtim të zgjidhjes, e jo të bllokimit të çështjes. Duke u përgjigjur kritikave se kabineti qeveritar ka shumë ministri, Zaev tha se kjo është kështu shkaku i sigurimit të një shumice, dhe se një kabinet me më pak ministri, do të rrezikonte shumicën e re. “Nëse dikush guxon…

Lexo më Shumë

31 May Emri mbetet shqetësim për ne, por do kërkojmë zgjidhje dhe jo ta bllokojmë. Për këtë do të konsultohemi dhe do të kërkojmë mbështetje edhe nga opozita. Zaev përmendi në foltore edhe njoftimin e PSP-së se nuk ka procedura për asnjë nga ministrat e kabinetit të ri qeveritarë. Zaev u shpreh i vetëdijshëm

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nukolla Gruevski, në fjalimin e tij në Kuvend pak çaste para votimit të Qeverisë së re, tha se 10 cikle zgjedhore populli i dha mbështetje VMRO-së ndërsa LSDM mori 10 humbje edhe në zgjedhjet e fundit. “Në këto besime në gënjeshtrat e tyre, dua ta kujtoj LSDM-në se çka na la dhe çka lamë ne. Do t’u kujtoj se në 2006 ne gjetëm 1 milion euro dhe që në muajin e parë u ballafaquam me bllokadë të llogarisë. Tani e lëmë buxhetin të mbushur. Gjetëm ligj për TVSH që në çdo sektor ishte rritur dhe i ulëm…

Lexo më Shumë

31 May Gruevski me lëvdata me punën e tij si kryeministër dhe kabinetin  e tij qeveritarë, derisa me kritika të ashpra rreth kabinetit të ri qeveritar, nga i cili sipas tij nuk pritet shumë. “Para neve kemi një kabinet qeveritar i cili nuk premton shumë, megjithatë koha do të dëshmoj”, tha Gruevski duke shtuar se Maqedoninë e kanë si vend me korrupsion shumë të lartë dhe se gjatë qeverisjes së tij, kjo shkallë është përmirësuar dukshëm.

Lexo më Shumë

Në fjalimin e tij në Kuvend, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se ndjej përgjegjësi që t’u drejtohet deputetëve në emër të të gjithë atyre që duan të shohin politikanë të përgjegjshëm dhe të fjalës. “Pse neve na ka ndodhur që Maqedoninë çdo vit ta ndërtojmë nga e para. Si ka mundësi që edhe pas 26 viteve të merremi me po të njëjtat gjëra që politikanët merreshin që nga themelimi i këtij shteti?”, pyeti Kasami, duke thënë se Lëvizja BESA ka kërkuar që të merren vesh se si do të udhëhiqet shteti, e jo se si do të ndahet…

Lexo më Shumë