Author: almakos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë uruar për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke dëshiruar që me këtë qeveri të punohet në realizimin e reformave urgjente. Në urimin e DASH-it, thuhet se Maqedoninë e presin reforma në shumësfera. “Si miq dhe partner të Maqedonisë, SHBA me padurim pret që të punoj me Qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjentet me të cilat do të përforcohet sundimi i së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e medieve dhe llogaridhënia e Qeverisë”, kanë thënë nga DASH. Formimin e Qeverisë së re e…

Lexo më Shumë

Kuvendi miratoi mbrëmë programin e ri qeveritar në të cilin përfundimisht nuk bën pjesë deklarata e përbashkët e partive shqiptare, gjegjësisht pikat që i tangojnë shqiptarët dhe të cilat ishin trumbetuar nga partitë nënshkruese. “Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e RM, ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese. Mbështetje e çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforcon barazinë etnike për popullsinë shqiptare” Debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”, thuhet në Deklaratën e Përbashkët Shqiptare. Kryeministri i ri që nga…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në një konferencë për shtyp ka thënë se sot një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re e cila premtoi jetë, kishte tentim për vrasje. Ai tha se për fat të mirë autori i këtij rasti është kapur nga policia, ngase theksoi se edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla ku autorët kanë mbetur pa zbuluar. Gruevski tha se çdoherë kur vjen në pushtet LSDM ndodhin ngjarje të tilla. Sipas tij asgjë nuk është e rastësishme “Se asgjë nuk është e rastësishme vërteton fakti se së pari është vendosur bombë në shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe 5 “të përmbajtur” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë zgjodhi mbrëmë vonë Qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Lideri i LSDM-së në deklaratën e parë si kryeministër, u shpreh i bindur se të gjithë së bashku do të bashkëpunojnë për interesat e të gjithë qytetarëve, duke shtuar se ai dhe kabineti i tij kanë nevojë për mbështetje të opozitës për reformat që janë në të mirën e qytetarëve. Ndërkaq, para votimit të Qeverisë, në  fjalimin e tij në foltoren e kuvendit, Zaev u është përgjigjur kritikave të deputetëve dhe më pas…

Lexo më Shumë

Me rastin e 1 qershorit “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë të jenë të lumtur dhe këtë ditë ta shënojnë në shoqërinë e prindërve të tyre, në gëzim e harmoni. Por, këtë fat nuk e ndajnë shumë fëmijë të Maqedonisë të cilët për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të familjeve të tyre janë të detyruar të dalin e të lypin në rrugë, të ushqehen nga kontejnerët dhe të mos ndjekin thuajse as edhe një ditë shkollë. Një jetë më të mirë bëjnë fëmijët e strehuar në fshatin “SOS” për të cilët kujdesen nënat kujdestare duke…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ka ardhur koha të bisedohet guximshëm për Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën. “Mendoj se qëndrimi ynë duhet të jetë në harmoni me problemet jetësore, me atë që e mundon popullin tonë në Kosovë, me ato që janë të drejta të shtetit tonë”, ka deklaruar Vuçiq. “Por harroni se ne jemi të vetmit që vendosim për këtë, sepse e dimë mirë se cili është roli i shqiptarëve në këtë. Gjërat duhet t’i vëmë në rrafsh dhe nivel racional dhe në atë mënyrë të bisedojmë”, ka thënë Presidenti…

Lexo më Shumë

01 June Nuk dihet nëse Marko Zvërlevski do të dorëhiqet nga posti i kryeprokurorit. Tërheqjen e tij e kërkoi kryeministri Zoran Zaev. Kryeprokurori nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat M se a do të japë dorëheqje ose do të pres të shkarkohet nga Kuvendi. Procedura për zgjedhjen e prokurorit shtetëror rrjedh në atë mënyrë që Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall konkurs. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është 15 ditë, nga dita e publikimit në Gazetën zyrtare. Ligji për prokuror publik, neni 41 “Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë, me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në afat prej 15…

Lexo më Shumë

01 June Maqedonia tashmë ka Qeveri të re, të cilën e drejton Zoran Zaev, një Qeveri nga e cila pritet shumë. Shumë pritje nga një Qeveri e cila duhet ta reformojë shtetin, por edhe të realizojë programin e saj, duke mos lënë asnjëherë anash as të drejtat kolektive të shqiptarëve. Të ftuarit e gazetares Arta Tahiri janë: Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së dhe Arben Llabënishti, nënkryetar i Lëvizjes BESA. “Rruga drejt…” sonte në Alsat-M në ora 20.40. [embedded content]

Lexo më Shumë

01 June Ministrat e kabinetit të ri qeveritarë realizuan procedurat e pranim-dorëzimit të detyrave. Ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu, i pari i dorëzoi detyrën ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski. Nuhiu porositi Spasovskin së në MPB e pret shumë angazhim, kryesisht në largimin e ndikimit politik. Edhe ish ministri i Asimit Pishtar Lutfiu dorëzoi detyrën tek ministrja e re e këtij dikasteri Renata Deskoska e cila kujtoi edhe njëherë se në arsim do të realizohen reforma të thella. Nëse presim qasje jo konstruktive nga opozita, ekzistojnë mundësi tjera që testimi eksternt të mos realizohet këtë vit. Konsideroj se ligji aktual…

Lexo më Shumë

01 June Kryeministri i ri Zoran Zaev dhe kabineti i tij edhe zyrtarisht hynë në Ilindenska, objektin e Qeverisë. Ish kryeministri teknik Emil Dimitriev në mesditë i dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Zoran Zaev. Ky i fundit tha se duhet vlerësim i ri i gjendjes në shtet. U njoftova me të gjitha detajet e nevojshme dhe punët të cilat duhet t’i di që sot si kryeministër. U njoftova për gjendjen në shtet. Kuptohet që ajo nuk është e kristaltë por nuk është edhe dramatike. Të paktën ashtu na u tha. Neve kur do të bëjmë hetimin tonë për gjendjen aktuale…

Lexo më Shumë

LSDM në kumtesën e sotme me shkrim ashpër e dënoi incidentin ku është është shtënë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. “Është e papranueshme përdorimi i armës duke vënë në rrezik jetën e dikujt, për çfarëdo arsye, siç janë informacionet fillestare për rastin. Bëjmë thirrje në zgjidhje institucionale të problemeve dhe presim që organet kompetente ta ndriçojnë rastin”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Ndonëse që nga viti 2002 e deri tani kryetari i BDI-së Ali Ahmeti çdo herë ka siguruar ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë rrallëherë opinioni ka mundur të shoh atë në seancat e Kuvendit. Kujtojmë se ai është shquar për mungesat e shumta në Kuvend, ndërsa prezencat e tij numëroheshin me gishta. Por një situatë e tillë si duket do të ndryshoj tani, ngase qeveria e re ka vetëm 62 deputetë dhe për të votuar çdo ligj, nevojitet prezenca e çdo deputeti të shumicës parlamentare, përfshirë edhe kreun e integristëve, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë