Një burrë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në makinën e tij të tipit “Mercedes-Benz” me targa të Kosovës, në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, para pikë pagesës në Petrovec. Policia njofton se rasti është denoncuar nga ana e ndihmës së shpejtë mëngjesin e sotëm rretho orës 04:15. Pas hetimin në vendin e ngjarje është vërtetuar se bëhet fjalë për SH.N. (60) nga Kosova, trupi i të cilit është marrë nga morgue i shkupit për obduksion. Deri më tani nuk ka informacione në lidhje me shkakun e vdekjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Author: almakos
Ashtu siç u raportua më herët, Qeveria ka nisur procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe e ka dërguar te Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) për të marrë mendimin e tyre. Si shkaqe për një shkarkim të Zvërlevskit numërohen kryerja e jashtligjshme dhe e vonuar e kryerjes së funksionit, sipas dispozitave ligjore, njofton Almakos. Mirëpo Zvërevski nuk deklaron asgjë konkrete në lidhje me këtë procedurë. Zvërlevski sot(e mërkurë) ka ardhur në seancën e Këshillit të Prokurorëve i cili duhet të japë mendim për shkarkim ose jo të Zvërlevskit. Ai i shmangu gazetarët ku me makinën e tij e bllokoi…
07 June Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë me gazarët në Radio Televizionin e Maqedonisë duke folur për buxhetin shtetëror ka bërë të ditur se ka dokumente të paevidentuara për të cilat duhet të informohet opinioni, sepse me shumë gjasë Maqedonia ka borxh të fshehur rreth 1 miliard euro. Ai u shpreh se borxhi publik ka tejkaluar likuiditetin buxhetor dhe se borxhi kap vlerën prej 50 % të prodhimit bruto vendor. Zaev shtoi gjithashtu se në buxhetin shtetit nuk ka 130 milion, siç pretendon qeveria e larguar, por vetëm 6 milion euro. Gjithashtu bëri të ditur se duhet të…
Kryeministri Zoran Zaev, të hënën do të realizojë vizitën e parë në Bruksel në cilësinë e kryeministrit. Ai së bashku me një delegacion të Qeverisë do të takohet me komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Ndërkaq sa i përket takimit të liderëve të paralajmëruar sot, Zaev tha se një pjesë e këtij takimi është realizuar sot nëpërmjet telefonit ndërkaq me pjesën tjerër do të vazhdojnë nesër. Sa i përket çështjes së përzgjedhjes së zv ministrave, ai tha se liderët do të japin vetëm direktiva në formë të formimit të grupeve punuese, pasi komisionet janë ata që marrin…
Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, bashkë me kryetaren e komunës së Tetovës, kanë vizituar sot Porojin, rajonin e prekur nga vërshimet e fundit. Pas një takimi të realizuar në komunën e Tetovës, Zaev dhe Arifi, dolën në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga këto vërshime. Ata thanë se do të merren të gjitha masat e nevojshme që të sanohen këto dëme, të dëmshpërblehen ata, pronat e të cilëve janë dëmtuar dhe se për një gjë të tillë do të caktohen komisione kompetente që do të merren me këto çështje. Ata paralajmëruan se përveç…
Vazhdoi edhe sot karvani i shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore për familjet me nevojë nga Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”. Sot shpërndarja është bërë në fshatrat e komunës së Sarajit. Përfaqësuesi i Organizatën Kulturore “Merhamet”, Muhadin Limani, tha se aktivitetet bamirëse do të vazhdojnë edhe më tej deri në fund të muajit Ramazan. “Organizata humanitare Merhamet sot vazhdoi me shpërndarjen e pakove në pjesën e Dërventi të komunës së Sarajit. Në këtë morën pjesë fshatrat: Bojanë, Kopanicë, Laskarcë, Bukoviq, Sfillare, Lubin, Semenishte dhe disa fshatra tjera”, deklaroi përfaqësuesi i OKH Merhamet, Muhadin Limani. Edhe qytetarët janë të kënaqur nga interesimi…
Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë lënë pasoja të rënda në fshatin Poroj të Tetovës ku edhe sot rruga drejt kalimit kufitar Jazhincë ishte e bllokuar dhe e mbuluar me baltë. Tokat pjellore janë dëmtuar tërësisht si dhe janë izoluar, rrugën prej arave ishin të bllokuara. Rrëshqitje të dheut dhe sasi të mëdha të ujit kishin hyrë edhe nëpër oborre duke sjellë me vete mbeturina, baltë dhe shtresa të mëdha të dheut. Banorët ankohen se pas premtimeve të mbrëmshme nga autoritetet komunale, sot deri në orët e pasditës atyre nuk ju ka ardhur asnjë ndihmë. Vërshimet kanë dëmtuar edhe rrjetin…
06 June Kryeministri Zoran Zaev me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe me kryetaren e komunës së Tetovës pasdite vizituan fshatin Poroj. Zaev vendasit i njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve. Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Por është formuar edhe ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon.
06 June VMRO-DPMNE akuzoi ashpër ministrat pa resor të angazhuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke thënë se personat e zgjedhur Ramiz Merko dhe Adnan Qahil dëmtojnë imazhin e Maqedonisë, pasi e kaluara e tyre në politikë flet për keqpërdorime të mëdha të detyrës zyrtare dhe se të njëjtit nuk janë të fushës. Sipas VMRO-së me zgjedhjen e tyre Maqedonia asnjëherë nuk do të arrijë që të tërheq investitorë të huaj. Ajo e cila më së shumti na brengos është potenciali kadrovik i ekipit që do punojë në tërheqjen e investitorëve të huaj. 1:31 Ministri pa resor për investime…
“Pas kronikës së djeshme në televizionin Shenja për ta alarmuar gjendjen e rrugës këtu në bulevardin ‘Xhon Kenedi’, pasi si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm ishte shkaktuar shembja e dheut dhe ishte hapur një gropë në asfalt, mëngjesin e sotëm mund të shihen makineritë të cilat po punojnë për ta sanuar këtë problem”. Tre ditë pas shiut, makineritë punën e filluan sot, edhe pse nga Qyteti i Shkupit thanë se që dje do të merrnin masa për ta rregulluar problemin në këtë rrugë. Qytetarët e intervistuar gjatë ditëve të kaluara ndjeheshin shumë të rrezikuar nga kjo gjendje dhe ankoheshin për…
06 June Autoritetet lokale të Strugës dërguan kërkesë deri te ministria e pushtetit lokal dhe ministria e ambientit jetësor që në seancën e parë të radhës të gjendet zgjidhje për problemin me deponinë e qytetit. Kjo deponinë ditëve të fundit është shndërruar në ankth për banorët. Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, shpreson se qeveria e re do të përgjigjet pozitivisht. Zabzun thotë se po bëhen përpjekje që deponia të dislokohet në tjetër vend, ndërsa kompanisë e cila do të zgjidhet për mirëmbajtjen e saj do duhet t’i vendosen kritere më të rrepta. Nga 5-6 cisterna shkojnë dhe…
Në seancën e parë të Qeverisë që u mbajt dje, kryeministri Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendësa të tij dhe atë: Radmilla Shekerinska, si zëvendëskryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet evropiane, Koço Angjushev, ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika, ministër pa portofol për zëvendëskryetar të Qeverisë, i angazhuar për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik. Nga radhët e ministrave pa…

